“Lufta” kibernetike për fansat në rrjetet sociale, dënohet kuksiani që “vodhi” 1.4 mln ndjekës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

hakerLufta kompjuterike, për të kapur së më shumë fansa online dhe gjeneruar më pas prej tyre të ardhura në dollarë, është kthyer në sfidë mes të rinjve në Shqipëri.

Në jo pak raste, pikërisht këta të rinj që kanë arritur të punësohen në internet në këtë lloj forme në internet, herë pas herë vjedhin profilet dhe fansat e njëri-tjetrit, për të krijuar kështu sa më shumë të ardhura, nga rrjetet Online. N

jë rast tipik i ngjashëm është trajtuar pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, e cila ka vendosur të shpallë fajtor të riun nga Kukësi Shpresim Lugja me 6 muaj burgim, por më pas ky dënim është konvertuar në 18 muaj shërbim prove shkruan shqiptarja.com.

Lugja akuzohej nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Ndërhyrjes në të dhëna kompjuterike” duke i vjedhur disa faqe internet dhe fansat online shtetasit Dylber Peposhi.

Sipas dosjes hetimore në korrik të 2014 Dylber Peposhi ka qënë nxënës në vitin e dyte të shkollës “Isa Boletini” Paskuqan, shkruan Shqiptarja.com.

Ai ka pasur të hapur në rrjetin social “Facebook” pesë faqe me emrin e kompanive të njohura “S…. G….’’, me 606.000 miq, dy faqe me emrin N…& A…” me 270.000 miq, një faqe “B… M.. Up I…” me 95.000. Faqet e sipërcituara kallëzuesi i ka hapur që prej muajit mars të vitit 2014 dhe ka patur gjithsej afërsisht 1.460.000 miq.

Sipas kallëzuesit para tre javësh, nga momenti i kallëzimit, persona të paidentifikuar kanë ndërhyrë në adresën e rrjetit social “Facebook” të vëllait të tij të quajtuar Sadam Peposhi në llogarine e të cilit kallëzuesi kishte hapur faqet e sipërcituara. Sipas kallëzuesit, pasi kanë ndërhyrë në faqet e tij,ai ka biseduar me një shtetas të njohur të tij me emrin Shkëlzen, i cili jetonte në qytetin e Durrësit me emrin në facebook “Xeni”.

Nga komunikimi me këtë shtetas,kallëzuesi ka ardhur në dieni që faqet e sipërcituara ja ka dhënë për ti shitur një shtetas i quajtur Shpresim Lugja,i cili jeton në qytetin e Kukësit. Sipas kallëzuesit ka komunikuar me shtetasin e njohur me emrin Shpresim Lugja i cili i ka thënë se nuk i kishte vjedhur faqet e tij. Më pas kallëzuesi serish ka komunikuar me shtetasin Shkëlzen,i cili i ka konfirmuar sërish që faqet i kishte vjedhur i pandehuri Shpresim Lugja i cili perdorte emrin “Shpresim” në rrjetin social “Facebook”.Sipas kallëzuesit ka komunikuar për këto fakte me një kushuririn e tij të quajtur Altin Bodini.

Nga dëshmia e Peposhit ka rezultuar se që në momentin e deklarimit,duke përjashtuar faqen “S…. G….” që ishte mbyllur nga administratori i rrjetit,të gjitha faqet e tjera janë kthyer në administrimin e tij. Nga rëfimi ka rezultuar se faqet e sipërcituara, të kallzuara prej tij, i kishte marrë i pandehuri Shpresim Lugja me banim në qytetin e Kukësit. Sipas deklaruesit nga interesimi që kishte bërë kishte rezultuar që faqet i kishte vjedhur i pandehuri Shpresim Lugja i cili pas disa komunikimeve ja kishte kthyer.

Sipas deklaruesit i pandehuri Shpresim Lugja për këtë problem e kishte takuar edhe xhaxhai i tij i quajtur Rizvan Peposhi, i cili jeton ne qytetin e Kukesit. Sipas deklaruesit ai nuk është takuar fizikisht me të pandehurin Shpresim Lugja, në momentin e ndërhyrjes në faqet e tij, duke marrë si shembull muajin qershor të vitit 2014 ai ka pasur një përfitim prej 140 dollar amerikan ne muaj, ku pas vjedhjes së faqes nuk ka marë më shuma të tilla. Sipas deklaruesit në faqet e tij ka pasur akses vetëm ai dhe Shpresimi në momentin ku i ka përdorur ky i fundit. Sipas deklaruesit i pandehuri Shpresim Lugja pas marrjes së faqeve ka ndërruar emrat e faqeve dhe me konkretisht faqës “S,,, X P…” i ka vënë emrin “Real Madrit Fans Club”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *