Milica Kostiç i del në mbrojtje Ramush Haradinajt

5 Janar 2017, 23:12Rajoni TEMA

Për organizatën jo qeveritare serbo-belge,Qendra për të Drejtën Humanitare, e specializuar në krimet e luftës në Ballkan, fletarresti ndërkombëtarë i Serbisë për Ramush Haradinaj, është një veprim i pamatur.

Drejtoresha e kësaj organizate Milica Kostiç, i ka thënë gazetës zvicerane “24heures” se është zhgënjyese të shihet sesi Serbia vazhdon të mbajë si të ligjshme këto urdhër-arreste, në ndërkohë që zyrtarë të lartë serb nuk janë sjellë para drejtësisë me vite me radhë.

Për më tepër, sipas Kostiç, është paradoksale që Serbia të thirret në hetimet e një prokurorie e cila ska kryeprokuror.

“Zyra e Prokurorit Speciale për krime të luftës nuk ka drejtues për më shumë sesa një vit”, ka thënë Kostiç, transmeton insajderi.

Sipas saj, themelimi i Gjykatës Speciale është argument i mjaftueshëm që të hiqet dorë nga këto urdhër-arreste, pasi kjo gjykatë do të hetoj liderët e luftës në Kosovën e viteve 1998-1999.

2 komente në “Milica Kostiç i del në mbrojtje Ramush Haradinajt”

  1. says:

    Kosova ka universitete, aeroporte, ambasada ndaj Franca të mos bëj provokime qesharake.

  2. abu al pilafi me kukurrec e bole te rrujtme says:

    Lavderimo ti qeke mi , te shpelafte manuklla ??!!!!!! Ma paske ndru ne linukun a “zemra”. E çare deshe tina me thone me ate kosova ka ne universitete ,ambasada ,aeroporte ……. o Muhaxhero ,mos ke ndermen me mush barkun me “llokume” me arra ene me ja bo bum ene me qelb gjithe dynjone me merden e zorret e tuja mer Abu Al Kosova ……… nji ket kishe nder men ere ??!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje