Ministria e Shëndetësisë: Dy persona kanë vdekur si pasojë e gripit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

spitalNë disa media sot është raportuar se 4 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e gripit.

Por, Ministria e Shëndetësisë thotë se në fakt bëhet fjalë vetëm për dy persona.

“Lidhur me raportimet sot në disa media për fatalitete si pasojë e epidemisë së gripit që po kalon vendi ynë, Ministria e Shëndetësisë informon se, aktualisht, janë vetëm dy raste të konfirmuara për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.

Të dhënat për këto dy raste janë si më poshtë:

M.K., mashkull, 70 vjeç, banues në Tiranë, shtruar më datë 31 Dhjetor 2016, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi,” me SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike) të riakutizuar, insufiçencë respiratore dhe status gripalis, ndërruar jetë më datë 2 Janar 2017.

A.N., mashkull, 71 vjeç, banues në Tiranë, shtruar më datë 3 janar 2017, po në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me sëmundje kardiovaskulare dhe insuficiencë respiratore, ndërruar jetë po atë ditë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *