Partia LIBRA e Blushit: Ja ku i marrim paratë dhe kush janë financuesit..!

5 Janar 2017, 14:20Politika TEMA

Nga Mimoza Hafizi

Ka një kuriozitet të arsyeshëm, që e mirëkuptojmë, rreth financimit të LIBRA-s.

LIBRA është organizatë politike e ngritur mbi parimin e vetëfinancimit përmes kuotave të anëtarësisë si dhe nga burime të tjera të ligjshme. Në fund të dhjetorit kemi miratuar një skemë kuote progresive, sipas të ardhurave të gjithësecilit. Kjo kuotë është 1% e pagës. Studentët, pensionistët e sigurisht të papunët, nuk do të kuotizojnë tek LIBRA.

Në dy muajt e parë të saj, LIBRA ka mbuluar mbi 70% të aktivitetit nga kuotat e anëtarësisë, kurse pjesa tjetër është mbuluar nga sponsorizime po nga anëtarët e saj, të cilat çdoherë kanë qenë shumë më poshtë se vlera tavan e përcaktuar nga ligji. Shpenzimet e LIBRAs janë qiraja, dritat, uji, interneti e sallat e takimeve.

Së shpejti LIBRA do të ketë numrin e saj të llogarisë bankare, ku çdokush është i mirëpritur të dhurojë shuma edhe minimale, përkundrejt transparencës maksimale të çdo leku të shpenzuar. Aktivistët LIBRA po kërkojnë të ngrejnë zyra kudo në Shqipëri, të cilat do të jenë vendet e takimit të anëtarëve dhe miqve LIBRA.

Ne jemi organizatë e krijuar si e mirë publike, në shërbim të demokracisë dhe politikës në Shqipëri, dhe e konsiderojmë të arsyeshme dhe të pranueshme kontributin e çdo qytetari për funksionimin tonë normal.

LIBRA i qëndron parimit të modestisë dhe modernitetit, dy parime që do na bëjnë organizatën më të pakushtueshme politike në vend.

Ne, dy deputetët LIBRA, do nisim së shpejti kërkesën për ndryshime ligjore që kufizojnë financimet e partive politike gjatë fushatave dhe që bëjnë të detyrueshëm një audit serioz ndërkombëtar të të gjitha financimeve që përdorin aktualisht partitë politike.

Sa për sqarim, me datën 29 Dhjetor, LIBRA organizoi në Tiranë një takim të 400 anëtarëve të saj më aktivë në të gjithë vendin. Kemi kërkuar disa salla, salla e parë, në periferi të Tiranës, na u dha me çmimin surprizë të 90 mijë lekëve (të reja) dhe e anuluam thuajse në çastin e fundit.

Një sallë në qendër të Tiranës, me kapacitet 600 vende, mund të merrej vetëm me 80 mijë lekë, kurse një tjetër po në qendër, në një hotel të njohur, me 200 vende të pamjaftueshme për ne, na u ofrua me 360 euro. Salla ku zhvilluam aktivitetin, për fat kishte numrin e duhur të vendeve dhe na u dha me çmimin 50 euro. Kjo është e vërteta e qirasë së sallës së aktivitetit të datës 29 Dhjetor, në të cilën patëm kënaqësinë të ofrojmë dhe një kokteil modest për të gjithë aktivistët tanë nga e gjithë Shqipëria, dhe që u vetëfinancua

22 komente në “Partia LIBRA e Blushit: Ja ku i marrim paratë dhe kush janë financuesit..!”

  1. Bimi says:

    Te shohim sa do marresh per zgjedhje…

  2. Fallo Madhi says:

    Na dergoni ca Libra kendej nga Jugu te fshijme bythen dhe te ndezim zjarrin ..
    Keta jane si ujku qe nderoi lekuren,nuk na genjeni dot moj zonje as ti as Blushi qe ben punen e sali serbit.E vetmja parti e vogel qe ndoshta ja vlen eshte ajo e Dash tironsit qe eshte edhe njeri i pjekur,te tjeret jeni per nje gur ne qafe dhe ne fund te detit merrni dhe Dule Jevgun me vete,edhe shpetim hajdutin ,Boll na hengret qyl 26 vite.

    1. Valbona says:

      Jeni shum i sakte.

  3. orli says:

    Vetadministrimi jugosllav!vetadministrimi libra! hahahaa,nje parti mashtruese me shume ne skenen politikare shqiptare,kerkoni shtangistit dhe sali udba-shit para borxh se ju duhen per vetfinancim e pastaj vetadministrim.

  4. ben says:

    Bjeri,bjeri se i bje bukur.Leri keto genjeshtrat me kuotat e antaresise,dhe vetefinancim nga anetaret.Sa mire ta paskan dhene sallen me 50 euro.Me kete cmim nuk mer dot nje ambient 4 me 4 per dy ore,ju paskeni marre gjithe ate salle per 50 euro.

    1. Albi says:

      Plaza po i jep ambjentet falas pas hapjes per promovimin e hotelit.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Tani e quan organizate.. Filloj varianti I donimit “falas” per organizate non-profite.. Ne si 2 deputete- thua.. Me mandat te kujt?!?!.. Hafizi, do te investigohet gjithe pasuria e burrit dhe e jotja.. O bo bo..

  6. Moderni says:

    si pak me duket 50 euro per ate salle. pjesen tjeter te cmimit pale si e paguaka Libra..ne natyre me siguri.

  7. kozmo says:

    Blushi dhe Bojaxhi jane dy forca te reja te demokracise se vertete .
    BRAVOO ,JENI ARDHMERIA E SHQIPERISE !!!!

    1. Fallo Madhi says:

      Bojaxhi eshte shume i ndershem,ka vjedhur vetem 30 milione euro tek Kesh.Ndersa Blushi do te justifikoje vjedhjet e tij nen Nanon me otellon jevgun e vlores.me duket se paskan nje simpatizant ti mos je gje evgjiti i vlores otellua????????????????.pervec votes tende as familjet e tyre nuk i votojne keta kunguj hibrida te fshehur te sali serbit.Te ardhmen e Shqiperise nuk e parashikoi dot enver hoxha qe e qeverisi 50 vite,mbete ta parashikosh ti me nje tru sa nje lajthi e thare.

  8. Aseni says:

    Profesoresh, kujdes leksionet. Me kaq pak leke mund te behesh pishman per politiken. Sepse mund te Lind nevoja tu rikthehesh auditorve.

  9. eli says:

    Do tua kerkoj edhe une nje here sallen e Plazes per 50 euro,pale ta shohim a do ma japin!

  10. artan says:

    Sigurisht qe partite e reja mund te jene levizje dinamike qe artikulojne programe te reja dhe ndryshim politikash. Per te bere kete, themeluesit e ketyre partive duhet te kene nje fare kredibiliteti per ate cfare kane bere dhe per idete e ofruara qe I jep vlere te shtuar politikes aktuale. Ne rastin e parties tuaj, te gjithe themeluesit jane karta tashme te djegura partiake sepse 1) kane pasur mundesi te tregojne veten ne pozicione thelbesore; 2) kane pasur mundesi te artikulojne idete e tyre Brenda sistemit. persa I perket pikes se pare, themeluesit kane bere nje vrime ne uje dhe kur kane qene ne pozicione ministrash. Ajo qe mbajme mend nga Bushi jane novella ku flitet per vrasjen e kryeministrit dhe artikuj sterre nga autorja e shkrimit ku vetem shahen kundershtaret. persa I perket pikes 2, themeluesit kane veterm artikulim inatcijsh dhe llafazanesh qe ska te beje me problemet e ketij vendi. Se fundi, pyetja ime per keta delengjijte e parties se re eshte -perse shkruani libra apo fletrrufe kur paguheni si parlamentare? puna juaj e paguar dhe nga leket e mi eshte te diskutoni ligjet dhe te propozoni alternativa.

  11. Na bashkoj kenga popullore says:

    Sorra me Mlyshin,nuk jeni as mish as peshk te dy.

  12. saliu says:

    Me aq anetare sa ka partia juaj nuk mblidhni kuota as per te shkuar ne hale.

  13. Tit Tironsi says:

    O KOMENTUES UTURAKE E IDIOTE TE EDI RAMES PSE NUK I KERKONI LIBRAT E LLOGARIVE FINANCIARE PARTIVE TE LIKE FLORIRIT QE MBAN KONVENTA E KONGRESE TE SHTRENJTA APO ASAJ TE ED MASHTRUESIT E GRAMOZ AFERES, POR IA KERKONI PARTISE SE DY PERSONALITETEVE. PSE NUK PYESNI DHE HETONI PARATE EOARTISE SE BAMKE TOPIT DHE KRESHNIK SPAHIUT QE EMERONIN E SHKARKONIN GJYQTARE E KRYETARE KLSH-je. PSE NUK HETONI FINANCAT E FATMIR DULE MEDIUT, POR NGULENI TEK LIBRA QE BRAVO I QOFTE PER MENYREN SI POE NGRENE PARTINE. LEGENE TE ED RAMES E LIKE FLORIRIT NDALNI SHPIFJET.

  14. harillaqi says:

    Parti koti,parti lipsaresh,parti qe nuk do tja dij njeri.Ju te dy moj,moj,moj Afizke,edhe 6 muah jini deputet,pastaj beji te fala sateme.Asnje vote nuk do merrni.Do dilni ne trotuar te shisni librat e Saliut dhe te Benit.

  15. Tom says:

    Ore ju pronare te ketije hotels kam nje dasem ne mars a mund te ma jepni kete sallen me qera besoj se ju mjaftoje 51 euro?

  16. No says:

    Po ti moj moza, gjithe ate pasuri te pamate qe ke, pse nuk e ve ne funksion te “alternatives” tende? Apo, pret te te besojne donatore te tjere, se vet nuk i beson “ideve” te tua.
    Kur kendoje ne kurriz te PS sikur te kishta ca me lezet, tani keto banalitete …pffff

  17. kafe e hidhur says:

    pse jeni aq alabak e te shthurur nga goja o te mjere..mqs ju mendoni qe keta mashtrojne e genjejne e ju jeni te zgjuar e sua hedhin dot,mos i ndiqni,mos i lexoni..po pse i shani njeher..skane asgje ne dore,sjane ne pushtet.kritikat do i duroni se derisa je ne pushtet ka kritika..do marin apo jo deputet do e shohim ne zgjedhje..pse jeni njerez te ligj cmirzinje injorante e dalldauk..kjo te pakten doli e dha dy shpjegime per finanzimet e partise…me thoni nje parti tjeter te kete bere te njejten gje..edhe me shifra fiktive nuk e bejne,nuk marin as kohen te mendojne qe nje gje e tille duhet bere..po skeni faj shumica e popullit tone vuan nga padija dhe injoranca..dhe juve me cduket jeni me shumicen

  18. Jimi says:

    Moza! Me gjithe rrespektin qe kam per ty dhe Benin une po te isha ne vendin tuaj nuk do ta pranoja kete cmim per sallen!?
    Mua me duket nje veprim poshterues e i qellimshem dhenia e salles me kete cmim qeshaqrak!?
    Me duket poshterues, pasi edhe nje fakir fukaraj i jepet dicka me shume kur kerkon lemoshe!? Por me c’di une as ti e as Beni nuk jeni katandisur ne ketye derexhe? Juve qe te dy jeni figura te nderuara te kombit qe keni gjithe mbeshtetjen e miletit , ju jeni e ardhmja e vendit, juve jeni Mesia qe keni zbritur ne toke per ta shpetuar kete milet nga vuajtjet e ferrit dantesk, juve qe ju digjet xhani e shpirti e qe jeni gati te shkrini jeten per kete milet!?

  19. Iliri says:

    Ore ju lumte ju, qe me taksat tona trashni qafen dhe dergoni me pushime familjaret tuaj jashte shtetit. Ju ngecnin ne fyt dhe haka e popullit ju ndeshkofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje