Princi Çarls dhe bjondja që tërboi Kamilën

Princi i Uellsit, tashmë 68 vjeç, është përfshirë në një skandal tradhtie bashkëshortore.

Çarls duket se ka pasur një marrëdhënie me sipërmarrësen Sue Townsend.

Detajet kanë dalë në librin “Princi Çarls: Pasionet dhe paradokset e një jete”.

Në kohën kur ka ndodhur kjo lidhje, Çarls ka qenë i martuar me Ledi Dianën dhe paralelisht e tradhëtonte atë me Kamila Parker, e cila u bë gruaja e tij disa vite më vonë.

Burime brenda pallatit mbretëror u kanë thënë mediave rozë se detajet e përmendura në libër e kanë nxehur jashtë mase Kamilën.

Ajo është ndier e poshtëruar dhe shumë e inatosur, sepse gjithmonë ka menduar se e kishte Çarlsin në dorë”.

“Ata kanë ndarë shtratin për vite me radhë, madje Kamila ka injoruar faktin se ishte e martuar me një prej miqve të Çarlsit, Andrew Parker-Bowles.

Ajo e ka përdorur seksin për ta kontrolluar princin dhe ideja se ai mund të tundohej nga një grua tjetër, sidomos më e re në moshë, e ka bërë tmerrësisht xheloze.

Ajo shpërtheu keq kur mori vesh për bjonden Sue”, thotë burimi.

Kamila nuk e ka problem ta thotë atë që mendon dhe Çarlsi e mori plotësisht mesazhin kur ajo nuk ngurroi t’i gjuante me një statujë fildishi duke bërtitur: Si mund të më tradhtosh dhe të më poshtërosh publikisht?”.

Sue, e cila është 67 vjeç, nuk e ka mohuar lidhjen me princin.

“Tani Kamila 69-vjeçare ndihet e tradhtuar. Ajo e ka kapërdirë romancën e Çarlsit me  Barbra Streisand dhe lidhjen e tij të fshehtë me Catherine Zeta-Jones.

Madje, edhe e ka falur për fotot ku ai shfaqej duke puthur një djalë të ri.

Ajo e ka mbyllur gjithnjë njërin sy për tërheqjen e tij ndaj meshkujve, sepse vetë ka dashur gjithnjë të bëhet mbretëreshë”, thotë burimi brenda pallatit mbretëror. (TemA TV)

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/carls-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/carls.jpg","attachment_id":608755},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/charls-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/charls-2.jpg","attachment_id":608808},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/charls-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/charls-3.jpg","attachment_id":608809},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/charls-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/charls.jpg","attachment_id":608810},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/charls-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/charls-1.jpg","attachment_id":608807}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *