Provokon kryeministri serb Vuçiç: Do të kërkojmë nga Franca ekstradimin e Haradinajt

5 Janar 2017, 11:58Rajoni TEMA
Provokon kryeministri serb Vuçiç: Do të kërkojmë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten se Serbia do të kërkojë ekstradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i ndaluar nga autoritetet franceze në Bazel.

Vuçiç u tha gazetarëve në Qeverinë e Serbisë se prokuroria ka një “numër të lëndëve kundër Haradinajt dhe askush nuk ka të drejtë që të rrënojë vendimet e organeve të drejtësisë – Prokurorisë së Serbisë”.

“Çka tjetër vetëm se të kërkojmë ekstradimin e tij. Për mua do të ishte e palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të drejtën”, tha kryeministri i Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën nga policia franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia e Serbisë.

3 komente në “Provokon kryeministri serb Vuçiç: Do të kërkojmë nga Franca ekstradimin e Haradinajt”

  1. VK says:

    E ku eshte provokimi ketu? Ku e dini ju qe eshte i pafajshem ai, i keni majt pishtarin? Te dali ne Hage e te gjykohet si te gjithe. Mos u merrni me ballkanizma.

  2. njengapopulli says:

    Po mire V K meso qe ne Gjykaten e Hages ai
    ka qene dhe ka marre pafajesine,Ky arestim eshte kryer per
    llogari te shtetit te Serbise dhe jo te asaj gjykate. Apo futja kot!

  3. Baton Gostivari says:

    INTRIGANTË të fëlliqur serbë.
    Rama i shpërbleu me celësa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje