SHBA: Përballje dramatike mes administratës aktuale dhe asaj të re për "Obamacare"

5 Janar 2017, 09:33Bota TEMA

Presidenti amerikan Barak Obama ishte të mërkurën në Kongres për të mobilizuar ligjvënësit demokratë të mbrojnë ligjin e tij për kujdesin shëndetësor. Ai iu largua pothuajse pa komentuar përveç një përgjigjeje të shkurtër një pyetjeje, duke thënë se “ne po kujdesemi për interesat e popullit amerikan”.

Në të njëjtën kohë nënpresidenti i zgjedhur Mike Pence ishte në Kongres për të folur me republikanët për të diskutuar për axhendën e administratës së ardhshme që përfshin anulimin e ligjit, të njohur si “Obamacare”.

Këto takime paralele sinjalizojnë një betejë të fortë që pritet të fillojë në Uashington, ndërkohë që afron momenti i tranzicionit mes dy administratave.

“Shfuqizimi i planit Obamacare, do të jetë në rendin e parë të ditës”, tha zoti Pence para gazetarëve, raporton VOA.

Ligji për Kujdes Shëndetësor me Kosto të Përballueshme u miratua nga Kongresi në vitin 2010, kur demokratët kontrollonin të dyja Dhomat e Kongresit dhe presidenti Barak Obama ishte në katër vjeçarin e parë në detyrë.

Më 20 janar qeverisja e vendit kalon në duart e republikanëve, të cilët do të kontrollojnë si Shtëpinë e Bardhë, ashtu edhe Kongresin.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e ka cilësuar ligjin për kujdesin shëndetësor një program “të çalë” me kosto tepër të lartë dhe e ka bërë të qartë se ka në plan ta zëvendësojë, megjithëse nuk ka dhënë hollësi se çfarë propozon konkretisht.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest, tha dje në komentet për gazetarët se zoti Obama do të diskutonte me demokratët se si mund të bllokohet plani republikan për anulimin e ligjit.

Dallimet mes qëndrimit të presidentit Obama dhe atij të zotit Trump do të dalin në pah javën e ardhshme kur presidenti të mbajë fjalimin e lamtumirës, pasuar të nesërmen nga konferenca e parë zyrtare për shtyp që ka mbajtur presidenti i zgjedhur Donald Trump që nga fitorja më 8 nëntor.

Trump njoftoi dje në Twitter se do të zhvillonte “një konferencë të përgjithshme për shtyp” më 11 janar.

1 komente në “SHBA: Përballje dramatike mes administratës aktuale dhe asaj të re për “Obamacare””

  1. A.ANASTASI. says:

    TANI PO VJEN KOHA QE AMERIKANET TE KORRIN FRUTAT E ZHGJEDHJES SE TRUMP ,SI PRESIDENT. QE DO TE THOTE ,SE AI QE NUK KA PARA, TE MOS I BEJE ME HIJE TOKES. KY ESHTE VETEM FILLIMI. ME PAS DO TE VIJ REFORMA NE TAKSA KU TE PASURIT TE MBAJNE MILIONAT NE OAZET FISKALE NE LIRI TE PLOTE ,NDERSA PUNTORET TE TAKSOHEN PER TE ARDHURAT. KUSH KUNDERSHTON, NUK ESHTE E NEVOJME TE ÇOHET NE BURG, POR TE GJOBITET,E ME PAS DUKE QENE I PAAFTE TE PAGUAJ TE SHKOI NE BURG. QE DO TE THOTE JO I DENUAR PER AGJITACION E PROPOGANDE, POR PER MOS PAGES TE GJOBES. JO VETEM SHQIPERIA PO NDRYSHON, PO EDHE AMERIKA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje