Ultimatumi i qeverisë Kineze: Ndaloni shpenzimet e çmendura!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

oscarFutbolli kinez është duke bërë transferime të çmendura ne merkato, duke shpenzuar shuma marramendëse parash për të afruar lojtarë të njohur që kanë luajtur në Europë.

Carlos Tevez dhe braziliani Oscar janë dy transferime të bujshme në kampionatin kinez, qe jane transferuar me shuma mjaft të mëdha.

Sulmesi argjentinas Tevez është lojtari më i paguar pasi shuma që ai do të përfitojë është 38-milionë euro në sezon.

Ndërsa braziliani Oscar përfiton 24-milionë euro në sezon.

Këto shifra të larta parash ka bërë që zëdhënësi i Administratës Shtetërore të Sportit në Kinë është shprehur se “Do të ndërmerren masa ndaj investimeve joracionale ndërsa qeveria do të rregullojë dhe kufizojë blerjet me çmime të larta dhe të bëjë kufizime të ndjeshme rreth të ardhurave të futbollistëve”.

Ai shtoi se do të ketë kontrolle të rrepta mbi situatën financiare të klubeve duke theksuar se cilido klub që nuk do të përshtatej me këto rregulla të reja, do të përjashtohej nga kampionati.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *