“Vdekja e Mbretëreshës”, BBC-ja “demonton” teknikën e një lajmi të rremë (një shembull për mediat shqiptare me Berishën)

fakeBBC-ja shkruan sot për ngjarjen mediatike të “vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II”.

Lajmi doli në ditët e fundit të dhjetorit përmes platformave sociale dhe u përhap në Britaninë e Madhe dhe Europë si i vërtetë, ndërkohë që mbretëresha ishte në fakt e sëmurë me një të ftohtë.

Ka rëndësi të theksohet se burimi ka qenë një profil në Twitter – një profil personal që në datën 29 dhjetor shkruante për një “blackout total të medias” në mbulimin qeveritar të vdekjes së supozuar të Elisabeth II.

Siç shkruan BBC, personi që qëndron pas llogarisë në Tqitter poston zakonisht statuse që kanë të bëjnë me futbollin dhe lifestyle dhe vetëm në datën 29 dhjetor, u postua statusi që u përhap masivisht.

Ka rëndësi të theksohet se teknikisht sulmi ka qenë shumë i studiuar, të paktën sipas dinamikës që ndërton BBC, raporton Respublica.

“29 dhjetor, ora 06.20 – termi “media blackout” përmendet për herë të parë nga një llogari, konkretisht @eçlesmanutd.

“Sapo mora vesh për një censurim total lajmesh në Mbretërinë e Bashkuar #mediablackout #blackout @SkyNews @BBCNews @BBCBreaking””, raporton BBC.

Që këtej, një postim shumëfishohet e të përhapet në formën e një infeksioni.

BBC-ja shton se pati pastime që deklaronin se kishin dëgjuar në radio diçka të tillë, ndërkohë që në mesditë u publikua një llogari false e BBC-së që deklaronte se mbretëresha kishte vdekur.

Nga spekullimi në dizinformim të pastër, duke synuar qartazi goditjen e mediave tradicionale si të asociuara me pushtetin në mbulimin e sekreteve.

Falsifikimi i logos dhe llogarisë së BBC-së ishte mesa duket gabimi i atyre që qëndronin pas kësaj loje, pasi që nga ai moment e deri në darkë, çdo postim për këtë çështje u tall.

Në datën 30 dhjetor në lojë hyn një profil tjetër, sërish në Twitter, i cili me fotomontazhe dhe statuse shtron pyetje nëse dikush po merr informacione nga mediat kryesore për atë që ka ndodhur.

Sulmi synon pra televizionet kryesore që akuzohen se vazhdojnë të censurojnë një lajm shumë të rëndësishëm.

Duhet thënë se profili “Ian56” arriti maksimumin e ndjekësve në Tëitter duke mbajtur në tension informativ ndjekësit që u vun nën presionin e një bllokimi virtual.

Statusi humbi vlerën kur BBC-ja njoftoi një aktivitet nga Pallati Mbretëror, ndërkohë që gjithnjë sipas raportimit të rrjetit britanik, një sërë llogarish false mësynë profilin e mësipërm duke i bërë pyetje gjithfarëshe për “vdekjen e mbretëreshës”.

http://www.bbc.com/news/blogs-trending-38510353

Ky është një shembull i mirë për median shqiptare, që boton gjithfarë broçkullash të “qytetarit dixhital” të Sali Berishës, edhe pse në shumicën e rasteve është vërtetuar që Berisha dezinformon me qëllim.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Vdekja e Mbretëreshës”, BBC-ja “demonton” teknikën e një lajmi të rremë (një shembull për mediat shqiptare me Berishën)”

  1. Gomisti says:

    Hahahahhaha, flisni ju per media qe publikojne gjithfare brockullash nderkohe qe ju jeni me shume brockulla se sa lajme serioze. Na keni ngop me gjithfare injorancirash nga portale thashethemesh qe ofendojne edhe inteligjencen e nje njeriu medioker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *