VIDEO/ Astrologia parashikon fitoren e Edi Ramës dhe... një prill të vështirë për koalicionin

5 Janar 2017, 11:53Lifestyle TEMA

Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit në 18 Qershor të këti viti, nga ku do të zgjidhen ligjvënësit e rinj. Është ende herët për të parashikuar lëvizje, koalicione e prapaskena politike, por jo për t’i hedhur një sy horoskopit. Çfarë thonë yjet; cili do t’i fitojë zgjedhjet?

Në një parashikim ndryshe në Wake Up në Top Channel, astrologia Meri Shehu është ndalur edhe tek politika. Sipas saj, shenja më me fat këtë vit është Gaforrja, së cilës i përket kryeministri i vendit Edi Rama.

Edi Rama do t’i fitojë zgjedhjet dhe këtë e them me bindje. Do ketë një periudhë të vështirë gjatë muajit prill, periudhë që do të ndahen koalicionet, pasi ky është një muaj i vështirë për Gaforret dhe Dashët në përgjithësi. Sidoqoftë, finalizimi është i mire”,- tha ajo.

Ndërsa për Binjakët, shenjë së cilës i përket kryetari i opozitës, Lulzim Basha, Shehu tha:

Ky do të jetë një vit sprove për të lindurit e kësaj shenje. Nuk pritet të ndodhë diçka e madhe për Binjakët gjatë këtij viti”.

Astrologia Shehu ka bërë edhe parashikime të tjera sipas horoskopit. Për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, që i përket shenjës së Ujorit ajo tha se këtë vit mund të fitojë Nobelin, pasi yjet e favorizojnë së tepërmi. Lajme të mira edhe për Rita Orën. Sipas astrologes, ky do të jetë një vit rikuperimi për të, pas një viti të fjetur…

2 komente në “VIDEO/ Astrologia parashikon fitoren e Edi Ramës dhe… një prill të vështirë për koalicionin”

  1. tironci says:

    he mos ja q… motren!!!

  2. albanistan hey hey hey says:

    E thote me besnikeri dhe bindje komuniste vete Imer Abazi..


    aman, kush po pyet me mire nen ndikimin e hashashit se nje shtet te udhehequr nga koklopa me benbibilushin e tosit, like e sales….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje