VIDEO/ Presidenti Nishani: Kam gabuar me emërimin e disa gjyqtarëve dhe ambasadorëve...

5 Janar 2017, 22:46Politika TEMA

Kreu i shtetit ka habitur me deklarimet e tij vetëm pak muaj para dorëzimit të mandatit, ku me sa duket Gjykata Kushtetuese ka qënë në orbitën e kritikave të tij për veten.

Bëhet fjalë për emërimet në këtë Gjykatë, ku me sa duket nuk ka qënë në të njejtën linjë me të për disa vendime, prandaj është penduar për ndonjë emërim.

Kështu, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka pranuar se në detyrën e tij 5 vjeçare si kreu i shtetit ka bërë jo një por disa gabime.

Gjatë intervistës në “Channel One”, Presidenti Nishani tha se ka bërë shumë gabime sa i përket emërimit të disa gjyqtarëve dhe ambasadorëve.

“Pa diskutim, jo një por shumë gabime… Ndoshta disa emërime dhe propozime, kryesisht në Gjykatën Kushtetuese ndoshta, mundet ose në shërbimin diplomatik, ambasadorë… sepse kam konstatuar më pas se kam qenë i gabuar në mënyrën se si do të përmbushte i emëruar përkatës detyrat dhe përgjegjësitë ndaj vendit”, tha Nishani.

6 komente në “VIDEO/ Presidenti Nishani: Kam gabuar me emërimin e disa gjyqtarëve dhe ambasadorëve…”

  1. Luli says:

    Asgje per tu habitur. Nuk kane ndjekur linjen politike dhe interesat e tije.

  2. j says:

    NUK KENI GABUAR ZOTI ZHVEJK ME PATERICA,
    VETËM KENI ZBATUAR URDHËRAT.

  3. sypeshkaqeni says:

    asht i marre

  4. saliu says:

    Por edhe dekorimin e ballisteve, tradhetareve e koolaboracionisteve.

  5. shqip says:

    Gabimi ne tere kuptimin e fjales , qe ti jari nuk je president, por thjeshte , tra lala zura nje gale. nuk eshte rastesi , te fundit ne ekonomi, te fundit ne Europe, te fundit edhe ne president . Per me teper gjysmak .

  6. Devolliu says:

    O merhum Sakatnishan; po kush të ve faj ty o i vrarë, ti vetë nuk lidh dot as ushkurët e brekëve të tua dhe Populli e di që ç’të thotë Saliu, bën ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje