Vit i Ri, PD e vjetër: Rinis shfrytëzimi i fatkeqësive për politikë

Vit i Ri, por qëndrimet e Partisë Demokratike vazhdojnë të jenë të ngjashme me të shkuarën. Deklarata e parë e partisë më të madhe të opozitës në këtë fillim viti nuk ishte as urimi i zakonshëm dhe as programi i shumëpritur, por akuza ndaj qeverisë për vetvrasjen e një 22-vjeçare të burgosur në Rrogozhinë.

Përtej të gjitha arsyeve të trishta për vetvrasjen e të riut dhe duke pranuar nevojën e një hetimi për rrethanat e kësaj fatkeqësie, shqiptarët do të prisnin që gjashtë muaj përpara zgjedhjeve, partia më e madhe e opozitës të ofronte një alternativë reale qeverisëse. Fatkeqësisht, ajo që bën opozita është të fajësojë për gjithçka, aq sa ironikisht, harron të urojë shqiptarët përmes faqes zyrtare, ku gjithashtu harron të postojë një plan pune (inekzistent deri më tani) për këtë vit zgjedhor..

Deri më tani, PD ka dhënë disa premtime të vagullta për ndryshimet që do të bëjë në rast se fiton mandatin e ardhshëm qeverisës. Në një intervistë të dhënë vetëm pak ditë përpara netës së ndërrimit të viteve, kreu i PD vendosi theksin “jo tek lufta politike”, por tek ajo që ai e quajti se “nevoja për ndryshim, nevoja për t’u ndarë nga një elitë e ngushtë politike”, që sipas tij mendon vetëm të pasurojë vetveten. Këtë, Basha theksoi se do e bëjë me figura të reja, “me duart të pastra”, pa specifikuar as se si do e bëjë dhe as se cilët do të jenë figurat e reja.

Asnjë specifikim për figurat, për programin dhe për platformën. Një përmbledhje e vetëm disa prej premtimeve të PD në rast të fitimit të zgjedhjeve përmban rritjen e pagave me 50% për administratën, rritjen e pensioneve, uljen e çmimit të karburantit, uljen e taksave, rritjen e subvencioneve për bujqësinë, etj, por asgjë nga këto nuk është shpjeguar se si do të arrihen.

Çdo shqiptar, i cili kërkon të mësojë platformën e PD, diçka që në këtë kohë duhet të ishte tashmë e qartë për të gjithë, duke klikuar në faqen e internetit të demokratëve, tek kalendari i aktiviteteve, gjen vetëm protesta të skeduluara për vitin 2015… Është e pafalshme që një parti që kërkon besim e shqiptarëve, të reklamojë ende:

Unë protestoj – 21 dhjetor 2015, ora 10:00 përpara Kuvendit

Shqipëria ngrihet – 17 dhjetor 2015, ora 10:00, përpara Kuvendit
Protestoj, 8 dhjetor 2015, ora 11:00, Sheshi Skëndëbej

….

Në të vërtetë, përtej këtij lapsusi, fakti që aktivitetet e PD në faqen e saj zyrtare kanë stopuar në vitin 2015 është tregues i qartë i një politike përçarëse, të një partie që është ndarë nga programi dhe dhënia e ideve, për t’u zhytur e gjitha në një proces denoncimi të vazhdueshëm, të shndërruar në një qëllim në vetvete për të qenë një ushtrim i përditshëm.

Është edhe ky roli i opozitës, të denoncojë atë që nuk shkon, por është mbi të gjitha roli i opozitës të krijojë shpresë dhe të ofrojë zgjidhje, diçka që ende PD, që prej kalimit të saj në opozitë duket se është e paaftë ta bëjë. E në mungesë të shpresës, rikthehemi tek politika e 25 viteve të fundit, për të bërë politikë me gjithçka, edhe me fatkeqësinë, e cila nëse sjell kapital politikë është e mirëpritur. Për një herë të vetme, le të biem dakord ta nisim një vit ndryshe, duke i lënë të ndjerët të prehen në paqe e mbi të gjitha, duke menduar për të gjallë që kërkojnë një jetë më të mirë…/Lexo.al

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Vit i Ri, PD e vjetër: Rinis shfrytëzimi i fatkeqësive për politikë”

  1. VforVendetta says:

    Aman o tema se na cate trapin. Jeni bo fare pse Edi Rama me Taulant Ballen me Erion Bracen ca karin benin kur ishin ne opozite?? A nuk shfrytezuan vdekjen e asaj gruas me dy femije e mbajten peng 2 ore parlamentin me nje diskutim si ky i PD sot. Sa here qe ndodhte ndonje aksident pa lidhje a fajesonin qeverine qe skishte rregullu rruget. Sa here behej ndonje vrasje a fajesonin policine per mungese vigjilence?? Aman mut njona pale Kake pala tjeter. Vetem sa ndryshohen rolet era eshte po ajo era e fekaleve po per sa kohe ky popull kar do vazhdoje te votoje si dele dhe tu e shit voten per 5 euro ket ere do nigjojme. Kur u bonte koha keqe dikur dhe vinte era pusetave per shkak te presionit te ulet te ajrit kena pas thone. Nga era qe po vje ska per te ra shi me duket se do bi mut.

  2. Fatosi-kosove says:

    Per Vfor vendetta:
    Kur luli ishte ne pushtet vriste edhe pa gjyq zotrrote vendetta,prandaj çdo njeri dhe jo vetem shqiptaret duhet te reagojne kur ai perdore nje fatkeqesi per te bere politike dhe tu thot shqiptareve se me e rende qenka nje vetvrasje sesa egzekutimi qe kishte bere luli apo vartesit e tij por gjithsesi me urdher te tij,pasi ishte minister i mbrendshem zotrrote,pastaj luli dhe karakompania e PD-s duhet te pergjigjen edhe per vetvrasjen eketi te riu pasi jane gjykatat dhe gjykatesit e tij qe denojne njerez edhe per tre gram hashash kurse liron kriminel te denuar me burg te perjetshem,pra atij duhet ti thuhet se gjykata denon,liron apo edeh te vret dhe pikerisht per ta mbrojtur poshtersine tende qe tash e tre vjet ke bllokuar reformen ne drejtesi fajeson Ramen dhe mbrone gjykatesit tu te kriminelizuar,sidoqofte venedetta ti luli dhe kopeja e PD-s duhet ta dini se shqiptaret nuk jane aq budallenj sa ti japin pushtet nje vrasesi pasi kjo do i binte sikur kosovaret ta votonin millosheviqin per kryetar dhe ta dekoronin per krimet dhe maskrat qe beri para disa vjetesh siq dekoron nishani vrasesit dhe kupolen e drejtesise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *