Zëvendësimi i Tahirit dhe Selamit, KQZ nesër vendos për emrat e dy deputetëve të rinj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

KQZ-mbledhjeKQZ ka lajmëruar se nesër do të mblidhet për të zëvendësuar dy mandatet e deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, të dy subjekte të ligjit të dekriminalizimit. Javën e kaluar KQZ vendosi për ndërprerjen e mandatit të dy politkanëve si dhe mbarimin e mandatit të kryebashkiakut Elvis Roshi.

Kundërpërgjigja nuk ka vonuar, teksa Roshi ka deklaruar se do ta ndjekë në Kushtetuese çështjen, madje se do të ankimojë vetë ligjin e dekriminalizimit. Sakaq, edhe deputetët Tahiri e Selami kanë deklaruar se do ta ndjekin çështjen në gjykatë dhe vetëm sot, avokati I Tahirit ka dërguar në Gjykatën Administrative padinë.

Sipas procedurave ligjore, deputetët do të zëvendësohen me emrat e rradhës në listat partiake, respektivisht Selamin nga lista e LSI në Vlorë, dhe Tahiri nga lista e PDIU-së po në Vlorë.

Shkëlqim Selami mund të zëvendësohet nga Flamur Çelaj, i cili aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil. Kjo mund të sjellë një lëvizje në lista dhe vendi vakant mund t’I lëshohet pasardhëses në listë, zonjës Katina Goga, e 3-ta në numrin e kandidatëve.

Deputeti Dashamir Tahiri do të zëvendësohet nga Edmond Zejno, sipas listës së PDIU-së.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *