Zhduket taksisti nga Durrësi, gjendet pa jetë në kanal brenda në makinë

5 Janar 2017, 11:02Kronika TEMA

Familjarët e një taksisti në Durrës i janë drejtuar policisë për të denoncuar zhdukjen e njeriut të tyre.

Faik Fezgaj ishte zhdukur prej ditës së djeshme.

Por, automjeti i taksistit Faik Fezgajt, i zhdukur një ditë më parë në Durrës, është gjetur sot në Kavajë.

Makina “Taxi” me targa DR 443 A, është gjetur e përmbysur në një kanal në afërsi të Kavajës, dhe brenda ndodhej edhe një kufomë.

Dyshohet se trupi i përket taksistit, por për momentin duhet të priten analizat e mjekësisë ligjore.

Fezgaj ka dalë nga shtëpia mëngjesin e djeshëm nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Kanë qenë familjarët ata të cilët të alarmuar kanë bërë kallëzim në policinë e Durrësit.

Policia nisi menjëherë punën për gjetjen e 53 vjeçarit, ndërsa pas disa orësh kërkimesh u bë i mundur gjetja e automjetit afërsi të Kavajës.

Dyshohet se ai është aksidentuar dhe ka humbur jetën, por tashmë duhen pritur hetimet e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje