A do të jetë Ilir Meta, President? Këshilltari i kreut të Kuvendit: Po, por...

6 Janar 2017, 10:56Politika TEMA

Emisioni “Arena” në Ora News diskutoi mbrëmë garën presidenciale.

Drejtuesi i emisionit Dritan Hila, së bashku me panelin e analistëve të ftuar prekën çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke komentuar dhe mbi kandidaturat e përfolura deri tani në media.

Këshilltari i kreut të Kuvendit, Lorenc Vangjeli tha se Meta do të jetë president, por jo kësaj radhe.

Më tej, Vangjeli theksoi se presidentin do ta përcaktojë LSI-ja.

I pyetur nga Dritan Hila se a e jep Rama votën për Metën apo Vasilin për presidencën, Vangjeli u përgjigj se:

“Për këtë përgjigjen e ka vetëm Rama, por në këtë moment as ai nuk e ka për ta dhënë.

Të hedhësh fall apo bësh horoskop në këto viset tona është sport kombëtar, ballkanik.

Por kemi mësuar në të paktën dy raste, në perëndim dhe përtej oqeanit se sondazhet dështojnë. Kështu ka ndodhur me Trump dhe Britaninë me brexit.

Ilir Meta e ka shprehur qartë se nuk e ka këtë ambicie, do të jetë president, por jo kësaj radhe.

Është një fall që unë e hedh, por jo për 2017.

Në pushtet njerëzit janë emëruar, në opozitë njerëzit janë bërë vetë.

Të gjithë ata që çalojnë në politikë janë të gjithë ata që kanë hyrë nga dera e pushtetit dhe janë emëruar prej pushtetit.

Janë njerëz të cilët kanë pasur shkëlqim për aq kohë sa kanë pasur karrigen poshtë vetes dhe pastaj janë harruar.

Dhe ka një tjetër racë politikanësh që janë vetëbërë dhe kanë kaluar në opozitë.

Rasti i Ilir Metës është një krijesë e vetvetes, por dhe rrethanave dhe është krijuar fillimisht në opozitë”.

12 komente në “A do të jetë Ilir Meta, President? Këshilltari i kreut të Kuvendit: Po, por…”

  1. Petrit Hotaj says:

    Ilir Meta te vihet president i te gjitha kurvave sepse eshte me i pergatituri ne ate rang. Nese e doni me te vertete Shqiperine dhe shqiptaret largoni kurven Meten dhe kurvaret qe i shkojne nga pas.

  2. Adam says:

    Lini president Nishanin se me te undjeme nje here qytetar inferior Me president nga LSI nuk do deshiroja te mbaja me pashaport shqiptare

  3. PD says:

    Po meta vetem ne burge mude te shkoj jo president vetingu po e pret kete hajdut dhe sharlatan te politikes shqiptare

  4. saliu says:

    Mire e Lorenci. Kete radhe Likja do te shkoje ne burg per bemat e tij, pastaj shohim e bejme per presidentin.

  5. ben says:

    Ka te drejte ky xhuxhi,se do te futet mbrenda nje here Likja,ska si te behet.

  6. Leone-53 says:

    Edhe ketu ben pjese “loja” e Rames per te mos perfshire ne vote ne emmigrantet ne votimet e qershorit.
    “Premtimi” qe ai na beri ne 2013-en se po te fitoj zgjedhjet do te votoni ne 2017-en ishte dhe ngelet (per ate) propagande qe per ne eshte shume “e lexueshme” por ai harron se eshte shume “amator” ne politik krahasuar me ne.
    Kete propagande ai perdori edhe 18-20 nentorin e shkuar(diaspora) ku “mblodhi” kokrat e tij aty ne Tirane qe jane nje minorance fare pa peshe ne “jeten shqiptare” dhe krahasuar me ne.
    Ai e di “sa e çmojme” ne emmigrantet ate (Berishen e te tijet si llogarisim fare per gjemat qe i kane shkaktuar Shqiperise keto 25 vjet) dhe i bene mire llogarite me ne duke na perjashtuar nga jeta shqiptare duke nxjerre justifikime te ndryshme.
    Politikanet e Tiranes zyrtare mund te bejne çdo gje kunder nesh per te na perjashtuar nga zgjedhjet, presidentit etj. etjera vendime te panumurta per te ardhmen e vendit tone por mos te harrojne se ne jemi shqiptare dhe gjene me te thjeshte kemi URREJTJEN per ata qe na “PERçMOJNE”!..
    Ciao!

  7. Vezhgues i paanshem says:

    Staturen per te qene President e ka z. Eduard Selami. Eshte i vetmi politikan qe do te shihej si zgjedhja me normale dhe besoj e pranueshme nga te gjithe palet. Ka dhene per politiken aq sa ta meritoj kete vend. Ka dhene atehere kur politikani bente gjithcka per te tjeret dhe jo ne kohen kur benin dhe bejne gjithcka per vehten.

  8. Dike Mullai says:

    Per PRESIDENT – Kandidati i padiskutueshem eshte Prof.Dr. SABIT BROKAJ !!!!

  9. Nilu says:

    Likja me bllok ne dore, pirati qe do te behet president!
    Mos ju duket cudi. Cdo gje ndodh ne Republiken e Albanistanit.
    Vetem se ne se ndjekim rrugen e Kroacise Likja e ka te sigurt postin e te burgosurit pirat!

  10. mmoisiu says:

    LIkja te rribeje dhe nje here gjygjin e Vidios ,te pastrohet Likja ,te pastrohet ,se ka kohe per president !Nuk pranohen presidentet e dyshimte !
    Sabit Brojka duhet te behet president !

    1. Imer Abaze says:

      a kamunistat e djallit , nuk ndryshoni ju kurre..jeni plehra te papara si Zabit Enverist Broka.

  11. ish fansi yt says:

    O Lorenc ,e ctu desh qe vajte te hajduti ,apo edhe ti shitesh si gjithe te tjeret,te ra vlera fare je kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje