Arrestimi i Haradinajt/ Rama: Për kë bien këmbanat?

6 Janar 2017, 17:24Politika TEMA

Nga Edi Rama

Pas akuzave të një politikani zviceran, “zbuluesi” i famshëm ose famëkeq i një shtëpie fantazëm krimesh kundër njerëzimit, e njohur si “Shtëpia e Verdhë”, qarqe të ndryshme ndërkombëtare patën idenë e ngritjes së një Tribunali krejt Special.

Jo për Serbinë si agresore, por për Kosovën që ishte viktima e agresionit barbar të regjimit të Millosheviçit!

Historikisht e moralisht po se po, por edhe juridikisht ideja dukej qysh në fillim jo thjesht tendencioze, po kundërproduktive. Aq më tepër kur, shqiptarët e Kosovës janë shfaqur qysh në krye të herës pro bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare, në zbardhjen e anomalive të mundshme gjatë luftës në mbrojtje të lirive e të të drejtave të tyre legjitime.

Sot, në dritën e asaj çka po ndodh me Ramush Haradinajn në Francë, duhet kujtuar se të gjithë ata që janë thirrur nga Prishtina në Hagë, i janë nënshtruar procesit pa as më të voglën rezistencë. Dhe e kanë fituar me kosto të lartë vitesh e sakrifikash pafajësinë e tyre.

Nga ana tjetër, duke mos pasur kurrëfarë kompetencash të tyret në këtë drejtim, udhëheqësit apo institucionet e Kosovës, as që kanë mundur të veprojnë vetë në kërkim të «Shtëpisë së Verdhë». E cila, për më tepër, nuk bie në juridiksionin e Kosovës por Shqipërisë që, nga ana e saj, ka mbështetur çdo kërkesë e përpjekje të atyre që duhet të merreshin me atë punë. Përkatësisht, UNMIK-u dhe EULEX-i e kanë bërë atë punë. Ose nuk e kanë bërë. Apo, sidoqoftë, nuk e kanë bërë mirë, sepse të tjerët duket qartë se kështu mendojnë!

Për pasojë, e pikërisht për shkak të paaftësisë apo dështimit në këtë aspekt, ku u përzie pa asnjë teklif, “i njomi me të thatin”, në vazhdën e një përpjekjeje të padëgjuar në histori për trajtim “të barabartë” të agresorit dhe viktimës, Kosova, e çliruar me mbështetjen e avionëve ushtarakë e të trupave të aleatëve të mëdhenj strategjikë të popullit të saj, u profilizua vit pas viti, përmes instrumentave ligjorë ndërkombëtarë si viktimë e të drejtës së saj për të qenë e lirë dhe e pavarur.

Ndërhyrja ushtarake e botës demokratike për të shpëtuar popullin e Kosovës nga gjenocidi, duke mbështetur Ushtrinë e saj Çlirimtare, i hapi rrugë lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe fatkeqësisht, njëkohësisht edhe një procesi fajësimi “ligjor” të vetë përpjekjes për liri e pavarësi. Sot, pikërisht për shkak të përshkallëzimit të këtij procesi, që zgjatet e ngatërrohet deri në arrestime absurde si ky i Ramush Haradinajt, duke thelluar fajësimin e çlirimtarëve bashkë me fajin e bashkëçlirimtarëve, raporti i shpëtimtarëve ndërkombëtarë të Kosovës me Kosovën, i ngjan një shfaqjeje skizofrenike ndaj këtij vendi që u çlirua e pavarësua falë mbështetjes së tyre, ku ndërkohë kërkohet prej kohësh të ligjërohet me një pahir të pajustifikueshëm, faji i barabartë i viktimës me agresorin.

Duke e parë jo si spektatorë po si pengje të lirisë, zhvillimin në vite të kësaj shfaqjeje që kulmoi me idenë e një Tribunali të veçantë për çlirimtarët “kriminelë”, prapëseprapë, edhe njëherë, udhëheqësit politikë të Kosovës e institucionet e saj, zgjodhën rrugën e bashkëpunimit të plotë me bashkëçlirimtarët ndërkombëtarë, e jo të refuzimit të kësaj ideje që ngjante si shprehje e një imponimi të këtyre të fundit për të ecur më tutje, në një rrugë drejtësinë e të cilës të paktën historia nuk e provon të tillë.

Po sot, duhet kujtuar gjithashtu se kjo rrugë nisi në Hagë, ku u thirr e u ndalua jo vetëm Sllobodan Millosheviçi dhe garda e xhahilëve të tij, që nisi luftën dhe ushtroi gjenocide të hapura në territore të ish-Jugosllavisë, por edhe komandantë ushtrish lokale të këtyre territore, të cilët luftuan për mbrojtjen e popullatës dhe organizimin e rezistencës së armatosur ndaj agresorit të Beogradit. Në Hagë përfunduan e po në Hagë u pafajësuan edhe disa nga komandantët e UÇK-së, përfshirë edhe Ramush Haradinajn.

Dhe po atje u vendos që vendet përkatëse – pra njëlloj si agresori, Serbia, ashtu edhe viktimat e agresionit, Kosova e të tjerët – të kushtëzohen të hetojnë dosje të tjera në rast se eventualisht paraqitet nevoja.

Mirëpo, nëse Serbia mund të veprojë në mënyrë të pavarur dhe politikisht të përshtatur sipas nevojës, përmes mekanizmave të saj të brendshëm në këtë drejtim, Kosovës nuk i’u dha kjo mundësi, për shkak të prezencës së EULEX-it, i cili në misionin e vet kishte dhe ka për qëllim zbardhjen e aktiviteteve të natyrës kriminale.

Siç duket EULEX-i dështoi dhe këtë e thotë vetë fakti që Kosovës i’u kërkua miratimi në Kuvend i një Tribunali Special për krimet e luftës, jashtë Kosovës, për të gjykuar “kriminelët” e një lufte në mbrojtje të lirive e të drejtave njerëzore nga një agresor që synonte spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre.

Atëhere, sot ngrihen vetiu pikëpyetje të rënda:

Pse pafajësia që Ramush Haradinaj mori nga Gjykata e Hagës nuk i mjafton këtij qytetari të shtetit të Kosovës, që të mos ndalohet në një kufi europian si të ishte një kriminel në kërkim ndërkombëtar?!

Çfarë nuk u mjafton akoma prej Kosovës bashkëçlirimtarëve ndërkombëtarë, në këtë marrëdhënie të ndërtuar kaq shtrembër, moralisht e juridikisht, në raport me historinë e Luftës Çlirimtare në Kosovë, ndërkohë që politika kosovare ka treguar gatishmëri të skajshme për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesave jo gjithnjë të përligjura të kësaj marrëdhënieje, siç ishte rasti i miratimit të Tribunalit Special për Kosovën?!

Si ka mundësi që urdhër-arrestet e vendit agresor të një lufte që përfshiu vetë NATO-n kundër atij vendi, të mundet ende sot të vlejnë si mandate legjitime të policive të një sërë vendesh europiane, për të burgosur luftëtarët që i’u kundërvunë atij agresioni dhe që, për më tepër, i janë nënshtruar më pas, pa asnjë rezistencë, qoftë Hagës dhe qoftë votimit parlamentar të risisë botërore të një Tribunali Special për vetveten?!

Unë nuk di t’a jap sot përgjigjen e këtyre pyetjeve. Por ja çfarë jam i sigurtë se duhet thënë sot që nesër të mos jetë vonë:

Stabiliteti dhe siguria e Kosovës, ku NATO ka praninë e saj më të madhe në rajon, është parakusht i patjetërsueshëm jo vetëm për stabilitetin rajonal, po edhe për Ballkanin si investitor në arkitekturën e paqes e të sigurisë europiane.

Qasja e dyzuar e Bashkimit Europian ndaj Serbisë dhe Kosovës, ku të parës i tolerohen eksese inerciale të së shkuarës së vet, siç është, ndër të tjera, mbajtja në fuqi e urdhër-arresteve ndërkombëtare për “kriminelët” e UÇK-së, ndërsa të dytës i vihen kushte sui generis deri edhe për liberalizimin e vizave, po krijon një lëndim psikologjik që mund të ndikojë për keq, jo vetëm në perceptimin e popullit euro-optimist të Kosovës për raportin me Europën e Bashkuar, po edhe në tërësi tek shqiptarët si kontribues të padiskutueshëm në projektin e madh të paqes e të integrimit të plotë europian të rajonit.

Bashkëçlirimtarët ndërkombëtarë të Kosovës duhet të zgjohen, përpara se sa Kosova të ndjehet e tradhëtuar prej tyre!

38 komente në “Arrestimi i Haradinajt/ Rama: Për kë bien këmbanat?”

  1. Daja says:

    Bravo 100% ndaj te njejtin opinjon. Por qe natyrisht nga tribuna e Kryeministrit kjo ka nje kuptim shume me te plote .

  2. laku says:

    Nuk ka me Europe Europa ka pjerdhur tallin kkkk Putini Erdogani Urban parazitet e Athines mongolet e Beogradit etj etj zgjebsa qe me duket se ju ka ardhur koha Europa i uli breket qe me ndihmat per Greqine me miliarda euro per asgje dhe asgje Eurppa u be pre e zhantazheve greke ky ishte dhe fillimi i fundit te saj nuk do zgjasi shume vetem ceshtje kohe

  3. shushica says:

    Logjike e qarte .Doja te beja nje paralelizem , megjithese jo çdo krahasim eshte i sakte .Dihet qe pas luftes se dyte boterore kishte nje mandat kerkimi e arrestimi per kriminelet nga gjykatat aleate .Por nuk di asnje rast qe qeverite gjermane , japoneze , italiane te pasluftes te kene leshuar mandat arresti per ushtarake apo luftetare te rezistences te vendeve aleate apo te pushtuara .Vete ushtrite aleate kane vene para pargjegjesise veprat penale te ushtarakeve te tyre.Bile ne ushtrine partizane shqiptare ka patur raste te denimeve tejmase per gabime apo faje …te partizaneve…
    Absurdi …ushtria sebe ushtron genocid mbi nje popull te parmatosur …..shteti serb paska te drejte te perndjeke akoma ata qe dolen ne mbrojtje legjitime te popullit te tyre nga makina ushtarake serbe …Z.Rama , kambanat bien per ata qe kane veshe….

  4. enter"" says:

    Nese ku qenka I pafajeshem atehere skemi pse te shkruajme per kembana.

    1. kd says:

      Ke te drejt ta mbeshtes mendimin deri ne rreze

  5. Al says:

    Edi,

    Njeriu lind i lire e i pafajshem dhe vdes rob i veseve, intrigant, kriminel, tradhtar, me ndergjegje te piset dhe ne me te miren e rasteve vdes i lire e i pafajshem.
    Shoqeria qe ne jetojme sot na tregon se te vdesesh si ky i fundit eshte pothuajse e pamundur..do kapesh, do joshesh e do biesh ne gracken e makuterise, pushtetit dhe egoizmit.
    Eshte po kjo shoqeri qe keto gjera ndodhin sot i lejon..nuk do heronj te vertete, nuk do njerez te cilter dhe te paster, nuk do ideale dhe drejtesi sepse ato i cenojne mbreterine e saj te erret. Pikerisht viktime e kesaj ka rene Ramushi dhe nese vazhdohet keshtu do bien te gjithe ata drure te drejte, e per me shume do akuzohen si te shtrember.
    Enver Hoxha mund te kete bere shume gjera te keqija por nje gje e kishte mire. Mbrojti kufijte dhe integritetin territorial te Shqiperise me forcat e tij packa se kjo i kushtoi shume duke zhvilluar industrine e rende dhe duke injoruar ekonomine e tregut.
    Filozofia e tij “Qiji nenen te te thone baba” eshte dhe do jete perhere e vlefshme per horrat qe na rrethojne.

    Duhet urgjentisht ti japesh perparesi unitetit kombetar (pa shkuar ne nacionalizma nese nuk eshte nevoja) dhe bashkimit te Shqiptareve nepermjet ndjenjes se Shqiptarise!
    Fillo bashkeveprim te ngushte me Kosoven persa i perket mbrojtjes, unifiko misionet, qellimet, taktikat.
    Do ishte mrekulli nese Vucic do pranonte te shihte nga e ardhmja dhe te linte Shqiptaret rehat por nese ai nuk do, kemi dhembe edhe ne. Reciprocitet!!!
    Modernizo sistemet e mbrojtjes ajrore dhe tokesore. Urgjentisht GDP 2% per mbrojtjen duhet te behet realitet madje dhe me shume se aq. Cfare the? Nuk ke hapesire te mjaftueshme te perdoresh avione luftarake supersonike?? 27000 km katrore plus hapesira ajrore e Kosoves nuk te dalin?? Pastaj sic duken bathet nese do kishim avione dhe do na duhej ti perdornim do ndodhte jashte territorit te Shqiperise. A nuk e sheh se organizata me e madhe nderkombetare e mbrojtjes ku bejme pjese dhe ne po shkerrmoqet para syve tane? Hienat qe kemi perreth mezi presin te na shqyejne ndonje cope toke tjeter? Historia eshte si lekura e portokallit… e perserit veten ne nje pike te caktuar. Le te jemi gati kete rradhe te pakten!
    Modernizo inteligjencen ushtarake. Ne SHDI po behet nami e ne nuk kemi sy dhe veshe..pastro dhe ktheji ne funksionale bunkeret se mund te na duhet edhe ti perdorim. E di qe mendja jote kreative prej piktori e ka te veshtire te imagjinoje dite te zeza si kjo por qe eshte me afer se kurre. Ke plot specialiste mbrojtjeje qe te rrethojne..degjo, mbaj shenim, investo per mbrojtjen se gjendja po degradon ne kritike!

  6. Fallo Madhi says:

    Ndiqe Ambasadorin francez nga Tirana a je burre???Nuk na duhet gje evropa me breke ne duar,evropa eshte thjeshte emer,eshte mbushur me afrikane,arabe,pakistanez e lloj lloj racash.Lidhu me Putinin dhe sill ushtrine Ruse ne Sazan .Ruset na ndihmojne pa kushte,Evropa po qelbet me zezake dhe po vritet nga arabet,dhe po mban te mbyllur kosoven.Te gjitha sa shkruante Enver Hoxha po dalin te drejta.Evropa kurre nuk na ka dashur,aleatet tane jane Turqit,Ruset,Kinezet.Nuk ben dot Shqiptari me homot e evropes se degjeneruar.Serbet na dogjen,evropa arreston neve.cfare mut evrope eshte kjo.mos ju ul kaq shume se edhe shtetet qe jane ne evrope nga ballkani jetojne nje mizerje.Shiko miqesi Rusi -Siri i vuri flaken muzhiku lindjes se mesme per miqesine me assad.Ne nuk paskemi force te nxjerrim nje njeri nga burgu i frances kurve me urdher arresti qe nga koha e sllobos.te qifsha evropen kurve dhe homot e evropes qe nuk po ngopen dot loqe zezaku.

  7. mirel says:

    Ok, dakort. Po cila eshte axhenda e KM pas kesaj deklarate?
    A ka proteste zyrtare ne Ministrine e jashtme? Ne ambasadat franceze?
    Ne institucionet e se drejtes europiane?

    1. enter"" says:

      Perse duhet te kete proteste. Ky person eshte arrestuar mbi bazen e nje motivi, ka avokate qe do e sqarojne kete pike. Pastaj cpune ka Shqiperia te merret me problemet e politikaneve Kosovare????

      Shqetesohet Kosova per politikanet tane kriminele????? Jo…..
      Kshu qe mbylleni gojen e beni ndonje pune e mos u merrni me idiotesi te tilla

  8. shqip says:

    Shkrim me se i sakte.

  9. capi dhia says:

    Nje klithme luani shqiptar, ne mes te shkretetires europiane. Si klithmat e te vrareve, vjedhurve, dhunuarve, papbuksave, papuneve, ishpronareve etj., ne Shqiperine demokratike. Fuqite e medha nuk e shesin bythen lehte, Prandaj nuk duhej djegur Shqiperia etj., etj. Jeta osht qef, kur jane ne qef te gjithe.

  10. dash says:

    Plotesisht dakord! Zhgenjim ,Po Franca eshte e tille…

  11. gjon bruci says:

    ZotiKryeminister, dilemat dhe pikepyetjet ju mund t’i sqaronit ne takimet e buzeqeshura me Merkel dhe lideret e tjere te BE. Bashkimi Europian nuk eshte i dyzuar ne qendrimet dhe veprimet e tij, por shume i qarte: perkedhel serbet dhe injoron e mashtron shqiptaret. Dhe kjo nuk po ndodh sot, por ketu e njeqind vjet. Dhe ti besoj se kete taktike, kete qendrim te tyre e ke ditur dhe e di fort mire, por pozicioni i karrkies qe mbahet ne kembe prej tyre nuk ta lejon te flasesh drejt e sakte.

  12. Na bashkoj kenga popullore says:

    Troç Europa kurv nuk i don Shqiptart dhe nuk i ka dasht kurr ,mos me ken per Ameriken dhe Turqin sa per Europen ishim shua si komb,Kryeministri eshte treguar i kujdesshem ne kyt prononcim shum delikat per Haradinajn,

  13. enter"" says:

    hahahha si gjithmone Europa qenka kurve kurse shqipot njerezit me te kulluar….hahahahahah

    Shkoni e pirdhuni ju e patriotizmat tuaja te shpifura

    1. Na bashkoj kenga popullore says:

      O enter””,çfaj te kan Shqiptart ,pse ti e ke hager byths

  14. rako ferra says:

    Jo vetem llafe dhe deklarata z Rama
    Para disa kohesh bete vizite ne Beograde dhe takime te perzemta me mikun tuaj Vucic!!(ish minister i propogandes ne kohen e Miloshevicit)
    Na deklaruat se ka ardhur koha e mardhenieve te mira dhe bashkjeteses me Serbet dhe ndryshimit te mentaliteteve gjoja ne frymen e ndryshimeve qe ndodhen ne europe pas luftes se dyte boterore ndermjet Francs dhe Gjermanise !!!!!!!!
    Bile disa analiste te bythes thonin se me Serbine tashme duhet te kemi mardhenie te mira pasi c kishim per te fituare e kemi harritur
    Sa driteshkurter dhe te gjore
    Serbia nuk ndryshon
    Serbia qe shkaktoi 350mije viktima ne ish jugosllavi ka marre rolin e viktimes dhe kerkon arrestimin e atyre qe mbronin shtepite e tyre femijte e tyre motrat e tyre nga perdhunimi
    Keto jane frytet e politikes se mire me Serbine qe ju deklaronit
    Per tere shqiptaret bien kembanat z Rama dhe ne radhe te pare per ju si kryeminister dhe idioteve te krahut te djathte qe e kane mendjen vetem tek zgjedhjet dhe tek pushteti
    Tani eshte koha te ndihmohet Kosova dhe jo duke u zgerdhire me buzvicin Vucic disa muaj me pare
    Duhet te perfundoje njehere e mire kjo loje e Serbise me fletearrestetet ndaj politikaneve kosovare
    Neser pasneser ata mund te leshojne kur te duan fletearresti per cdo politikan ne Kosove me qellim diskretitimin e luftes se popullit kosovare per pavaresi
    Dhe ketu rolin me te madh e ka Tirana si shtete pjestare e OKB dhe interpolit pjestare e se ciles per fat te keq nuk eshte akoma Kosova
    Tirana duhet te leshoje fletearresti per tere ushtaraket serb qe shkaktuan genocid ne Kosove me akuzen
    1 Krime ndaj njerezimit
    2Per genocid dhe shfarosje ndaj kombit shqiptare
    Ashtu sic edhe Izraeli pas lufts se dyte boterore kerkonte dhe arrestonte nazistet ne cdo cep te botes per krimet e kryera ndaj cifuteve qe jetonin ne shume vende te Europes(Poloni-Gjermani-Rusi)Po ashtu edhe Tirana mund te justifikoi kete gje
    Kjo jo se mund te aplikohet por do te jete nje pergjigjje ndaj provokimeve te Serbise e cila do jete e detyruesheme te ndaloje kete loje
    Dhe gjithashtu Serbet me keto metoda duke shfrytezuare naivitetin tone mund tu kthehen ne bumerang
    Perdorin termin krime lufte ne nje kohe qe viktimat e verteta te tyre (Shwiptaret-Boshnjaket dhe me pak Kroatet)ne emer te pawes dhe bashkpunimit ua kane dhene kete te drejte
    Budallai nuk fal dhe nuk harron
    Izgjuari fal por nuk harron
    Ne Shqiptaret jemi edhe budallenj por dhe naiv pasi edhe falem por edhe harruam
    Mos harroni kurre krimet e kryra nga Serbet
    Nenat kosovare me fotografite e djemeve te zhdukura te tyre te vene para parlamentit europiane duke kerkuare te dine ku jane zhdukur eshtrat e bijve te tyre
    Diaspora boshnjake shqiptare dhe Kroate ne qofte se duan te skalitur nehistori krimet c njerezore te Serbeve duhet te sponsorizojne ne Hollivud nje film me ngjarjet e Srebenices dhe krimet ne Kosove te kryera nga ata
    Krimet ne Kosove dhe Srebenica duhen tu perseritur politikaneve serbe ne cdo takim dhe jo vetem atyre por edhe europianeve
    Vetem keshtu por edhe me menyra te tjera mund te ndalohet kjo metode e serbise me arrestimet e ish luftetareve te UCK

  15. drejtori says:

    o Ed !
    mos bej si naiv dhe nuk e kupton se ca po bo vaki.
    bota I perkrahu pa mas shqiptaret,madje boni edhe te pabomen,bombardoj nje shtet ne europ qe nuk e ka bo qysh prej kohes se hitlerit. dhe vec hitleri dhe milloshevici jan bombard nga perendimi.
    por kur bota pa se kush jan shqiptaret,kur provoj se ata nuk jan komb civil por bandit shpellash mafjoze,atehere avash avash ndrroji pllaken sepse ne themel te drejtesis esht politika. dhe botes se civilizume nuk I duhet drejtsija e banditve mafjoz mysliman shqiptar,ne kurriz te qytetnimit serb,qe esht mbi ate shqiptar.
    dhe kjo po ndodh ne kushtet kur zgjedhesit perendimor po votojn ndryshe. iku koha e lumturis demokratike ,qe te kujton ate komunistifikimin e gjysmes se globit mas luftes se dyt botnore.
    tash njerzit e pan se cfar duan. duan civilizim,dhe shqiptaret jan ne anen e kundert te civilizimit. sepse jan kriminela.
    prandaj edhe bota po perpiqet qe te rivendos piketat e vjetra. me mir me shqiptar pa shtet sepse kufizohet krimi I tyre nderkombtar,sesa me shtet shqiptar qe esht nje shpell krimi dhe mafje.
    kjo esht dilemma e botes.
    sepse s do punoj bota per me mbajt shqiptaret neper burgjet e saj dhe shqiptart te pordhnojn edhe nga qelit…
    po fillon epoka e antishqiptarizmit si bicim antisemitizmi. vecse per shqiptaret s ka fund te mir sepse ata jan etalon I krimit.

  16. kasapi me hu says:

    Europa nuk I don shqiptaret ? dhe po habiten shqiptaret?
    normal! te mos habiten,se e dijn vet se kush jan. dhe pse nuk I don kush.
    sepse ne rradh te pare jan komb pordhac. shesin shum pordh,sidomos kur jan ne perendim dhe duke perfitu nga modestija e perendimorve,ku shqiptari I hyp n kurriz atyre dhe don te bej ligjin. se,ne lindje s kan byth me pordhnu sepse I hy huri sovjetik n sum atje.
    Europa don komb te qytetnum ne gjirin e saj dhe jo komb pordhac qe qelb dynjan me pordh.
    Europa don komb te suksesshem dhe progresiv,dhe jo nje gur nen rrota sic esht kombi mbarshqiptar per europen.
    Europa don lirin qe esht e shtrenjtja me e madhe per te,dhe jo kombin rob shqiptar,komb qe njef vetem gjuhen e dhunes kerrbacit ,ndigjon prijsin vetem pse ka muskuj,dhe shet bythen ke tjetri vec per tridhjet lek. kombi I kullave te ngujimit.
    s don Europa komb bythqim dhe kurv si kombi shqiptar. qe tjeter thon tjeter bejn.
    Europa ka nder. ate qe thot e ben. shqiptaret jo. jan komb mashtrues.
    dhe se fundi Europa s don nje infeksjon shqiptar ne trupin e saj. nje infeksjon korrupsjoni qelbnor shqiptar.
    a nuk e shifni se kudo ku shko shqiptari plas krimi dhe korrupsjoni si nji smundje ngjitse?
    shkun n greqi shqiptart,fillun policet grek me mor pare. shkun n itali shqiptart,fillun polecat italjan duke pallu prostitute shqiptare pa pare si shperblim me mbyll syt.
    shkun n gjermani,u korruptun edhe gjermanet ,gardjanet gjerman u bon transportues droge n burg
    shkun n franc,francezet fillun me msu zanatin shqiptar te korrupsjonit.
    ne angli shoferat dhe marinaret anglez u kthyen ne trafikant njerzish… sipas mesimeve shqiptare
    sepse ne amerik dihet. atje shqiptaret marrin nen mbrojtje prokuroret e droges dhe dihet pse…kuptohet…”jemi shok tash”… dhe in te mbroj ty ti s me shef mua se cfar bej…
    shqiptari esht ai qe do ta prishi kte bot nga themeli dhe do ta kthej ne Kohen e parajezukrishtit.
    bota e kuptoj dhe po fillon me vepru per me parandalu gjemen e saj.

  17. anamaria says:

    EXCELLENT !!!!

  18. ALBAN DEGA says:

    KAMBANAT BIEN PER ATA QE KANE VESHE
    TE DEGJOJNE..

    Nje analize e shkelqyer, e persosur.
    Nje kambane e fuqishme per veshet e skletotizuar te te Evropes , kesaj ” kurve te vjeter” sic e ka cilesuar zemra e plasur, shpirti i plagosur, trupi i sakatuar, trojet e perzhitura, vatrat e rrenuara, jetet e vrara qe ne djepat bosh te bebeve te palindura, fetuset e tejshpuara me bajoneta e thika barbare ne barkun e nenes nga bishat serbo- greke…
    Zemra e nje populli e kombi qe ne ditet me te trishta e kohet me te mira gjithnje rrahu nje me e per Evropen, me e per Ameriken demokratike ne mbi 90 per qind te tyre !
    Zemra e mendja e nje populli qe kurre, asnjehere nuk sulmoi e pushtoi te tjeret!
    Zemra e shpirti i nje populli qe gjithnje e kurdohere ndihmoi te tjeret qe nga AgronI e Teuta e gjer tek Gjergj Kastrioti Skenderbeu- kaloresi e mbrojtesi i qyteterimit Evropian!
    Zemra, mendja dhe shpirti i nje populli qe mbathi, lindi e rriti nje ” Nene te Perboteshme”, nje Nobelistje, nje Shenjtorjeje si Shen Tereza= Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu!
    Me gjeni vellezer e motra jo vetem Shqiptare nje rast, nje shembull te tille, nje person te tille ne historine e Perbotshme, qe bashkoi, njehsoj, vellazeroi, biresoi te gjitha rracat, te gjitha fete, te gjitha qyteterimet ne nje duke merituar titullin madhor boteror NENA E PERBOTESHME!
    Me gjeni nje shembull jo bashkejetese por vellazerie
    shembullore nderfetare e nderqytetare si ajo Shqiptare!
    Me gjeni nje popull a komb me te sulmuar, me te neperkembur, me te sakatuar…. se shqiptaret!?
    Dje, sot … ! Ishalla jo edhe neser!
    Edi Rama me analizen e tij te pashoqe i jep nje MESIM te shkelqyer demokracie, qytetarie, drejtesie jo vetem Evropes dhe SHBA-se, NATO-s dhe BE-se, politikes e diplomacise infantile Shqiptare ne Tirane, Prishtine por edhe medias dhe gazetarise bythelepirese Shqiptare !
    Nje analize tipike “Open minds and open hearts”( Qe i thote hapur kater te vertetat me zemer ne dore ) e stilit amerikan.
    Me shume se mendja e shpirti i nje politikani aty flet zemra e popullit te vet, e plaget e vjetra e te reja te Shqiperise e Kosoves!
    Te lumte penda e arte e mendja e ndritur!
    KAMBANAT BIEN PER ATA QE DEGJOJNE! SOT!
    NESER ESHTE TEPER VONE!
    NESER ESHTE KURRE !

  19. Joni says:

    Nuk ka zjarr pa tym Rama
    Harove masakren e 4 Shkurtit ne Tirane Jafer Deva nga kosova e beri
    Kur ata vrane shqiptaret ka.shume vend jo.per nke shtepi te verdhe por dhe shume shtepi te kuqe te lyera me gjak pavaresisht se jane Serbe Kroate Greke etj
    Jane te pafajshem kombesia te jep krenari jo te drejte per te shitur organe ne supermarketin e krimit

  20. katarakti says:

    Ti mire e ke shkruar kete analize o Edi. Por ke harruar qe Europa e sotme eshte po ajo e 100 viteve me pare. Shiko se çfare ka bere dhe po ben edhe ne Siri, ne Libi, ne Afrike e gjetiu. Edhe ne luften kunder Serbise u fut me zor, sidomos Franca. Ishte Klintoni dhe Toni Bleir qe i terhoqen zvarre europianet ne kete projekt. Aq me shume qe “komunisti” Millosheviç e kishte mbushur kupen. Por sot po kthehen aleancat e vjetra antishqiptare; Per fat te keq, ndryshe nga sa ka ngjare historikisht, edhe ne Amerike fitoi dikush qe nuk e rruan shume per shqiptaret. Udheheqja e Kosoves, duke perfshire ketu “Shallin”, “Kalin” e te tjere e te tjere lejuan çnderimin e luftes çlirimtare te UCK-se dhe keshtu serbet po na dalin viktima dhe shqiptaret kriminele! Per mua faji kryesor qendron ne Prishtine. Atje nuk ka figura dhe personalitete te spikatura. NJe fare gastarbajteri qe vdiq per tu bere president dhe nje fare Mustafe nuk mund dhe nuk jane te afte te mbrojne kauzen e Kosoves. Fatkeqesi.

  21. Selam Pijaneci says:

    haha po pse na i thua neve keto mendimet e tua ? Ne celsat e kashtes kemi ne dore ,apo po na hiqesh si patriot tani ,ik o lumpjerdhur mos i bej presion Europes se nje qime b…. te ka ty ,ose je trap ose dinak nuk ka si shpjegohet ndryshe ky lloj shkrimi qe i drejtohet kujt???

  22. Bushi says:

    Nje fjalim brilant.Kjo tregon se kemi ne krye nje kryeminister te zot e te mençem.Ky eshte Edi Rama.Jame dakord per te gjitha ato qe thot kryeministri Rama.Mirenjohje.Hallall.

  23. berti says:

    Kosova ka marrë rrugën e m..it dhe është bërë më arabe se Arabia Saudite dhe më turke se Turqia. SIgurisht që kjo ka çmimin e vet.
    Unë jam i bindur se Ramushi do të lirohet shpejt, por këmbanat bien për të gjithë ata që e ndijnë veten shqiptarë dhe kanë hero kombëtar Gjergj Kastriotin, jo arabët, ISIS-in dhe Lavdërim Muhaxherin.
    Kosova po bëhet rrezik për stabilitetin në rajon, mjafton të kujtojmë se është vendi që i ka dhuruar më shumë luftëtarë ISIS-it për frymë popullsie se çdo vend tjetër në Evropë, dhe kjo gjë bash pak vite që SHBA, Franca, Anglia e GJermania i dhanë lirinë.
    Në Kosovë gati 50 % e popullsisë e ndiejnë veten myslimanë dhe jo shqiptarë.
    Në Kosovë lulëzon krimi i organizuar dhe trafiqet e të gjitha llojeve.
    Miqtë perëndimorë e kanë paralajmëruar me kohë Kosovën për këto rreziqe.

  24. Ajet Delaj says:

    Nuk e di a eshte Kosova pjese e interpolit pasi duhet shpallur ne kerkim Presidenti Serb Nikolic si badhkepuntor i Sheshelit dhe te shohim si do regoje Europa e te madhit Pader Gjergj Fishta
    Kure Nikolici te kaloje neper Europe dhe Europa te mos reagoje me vendose vizat per francezet ne Prishtine dhe Tirane dhe mos me lene kame francezi me shkel ne hapsirat shqiptare ne Ballkan
    Kjo si mase shume tolerante dhe dashamirse per partneret e kriminelve te Milloshevicit

  25. xhemi says:

    MOS po bien po bien per ju mo????
    Kujdes, mos shetitni shume neper bote, se po j’u rrasin brenda njeri pas tjetrit….

  26. Patriot,..... says:

    O enter ik ore kahurri derit kap kriqin sot dhe leri shkrimet,mbase jua rrit janulla mujoren nga 300 ne 320 euro ,dhe leni shqiptaret te flasin per kosoven !!

  27. Deri ke Banka says:

    Se kuptoj. Nuk ka ndodh asgje.Nuk
    duhet të zemerohemi me partneret tane. Serbia kete do.Ne rruge diplomatike do sqarohet
    gjithshka,shume shpejte.

  28. Shqip says:

    Ore kush jeni ju qe fitoni ne shqiperi mbi 300 euro Me sa di une puntori me i thjeshte fiton 150 euro ne muaj dhe me i miri 300. Mos qiheni ne bythe me gjithe gra,motra, e farefis ? apo jeni zyrtar, partiak, biznesmen,kriminel e hajdut te lloj lloj kallepi . O qener qe duheni ,zhdukur.zhdukuni dhe nga komentet ketu.

  29. Respekti says:

    Zoti Rama mire se erdhe ne realitet!!
    Kjo eshte evropa tek e cila po integrohesh: Evrope interesi e jo drejtesie
    Kete po e thote Rusia per vite me radhe!

  30. patrioti says:

    Kembanat bien per ata qe kan vesh! Ne qofte se e kupton Zoti Karminister kembanat kan filluar kahere te bien por fatkeqesisht ne Shqiperi te gjithe jane te shurdher kur bien keto lloj kembanash.

  31. lili says:

    Kembenat bien per ju klasa politike qe prej 1990 suit keni prodhuar vete pordha e krekosje kot si gjeli ne lane te pleut! Ky arrestim,jo i pari,po ju vjen po aq lakuriq se arrestimet perpara e po tregon edhe nje hère se as je Pune te shtepise jo vete nuk e keni bere,po edhe keni shkaterruar ate pak diturî ne pratikat diplomatique qe dikur shteti shqiptare kishte krijuar,si reciprociteti ….
    Kembenat bien per ju klasa politique qe po shkateron kombin shqiptar ma shume se cdo armik vete e vete qe ju te pasuroheni…
    Kembenat Jane per ju Zotni kryeminiter,qe mendoni se me nje show marredhenjet me Serbine permiresohen e harroni se shteti serbe,shteti grek vazhdojne ligjet e lufte se tyre kunder shqiptareve cdo dite e cdo dite ne menyre ma te ‘rafinuar’….

    Nga cdo te keqe dell nje e mire:bile ky arrestim po ju tregon ku keni si kryeminister,e ku jemi si shtet!
    Cdo te keqe ka nje te mire:bile tash Si Haradinaj,si ju,si cdo politikane shqiptare duhet te kuptoje se sa shume Pune nuk ka kete e DF uhet t’i pervishni manger per shqiptarine -me a pa evropene-e jo ‘kosmopolitizmin’!…

  32. Balerina says:

    Gomarrllëqe shqiptare, si gjithmonë…!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje