Berisha rikthehet nga dëmtimi, Sportiello drejt Lazios

6 Janar 2017, 15:42Sport TEMA

Etrit Berisha do të jetë titullar këtë fundjavë me skuadrën e Atalantës. E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” shkruan se portieri i kombëtares shqiptare është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe do të jetë në dispozcion të skuadrës për sfidën e fundjavës kundër Kievos.

Rikthimi i gardianit kuqezi është një lajm i keq për portierin tjetër Sportiellon, që pritet të largohet nga Atalanta.

“Gazzetta Dello Sport” shkruan gjithashtu se Sportiello mund të transferohet tek ekipi i Lazios, dhe ky kalim do të bënte që Atalanta të blente përfundimisht kartonin e Etrit Berishës që është në pronësi të bardhekaltërve.

Klauzola e Lazios për të lënë të lirë Berishën ishte 6-milionë euro, por në rast transferimi të Sportiellos tek kryeqytasit shuma do të reduktohet dhe Atalanta mund ta blejë më lirë kartonin e gardianit kuqezi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje