Deputetët e PS kërkojnë rihapjen e dosjeve të “21 Janarit”, “Gërdecit” e “Durrës-Kukës”. Apel që “drejtësia” të nisë me Berishën e ish-ministrat e tij

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Basha berishaMiratimi i reformës në drejtësi dhe zhbllokimi i ligjit të vetingut do të shënojnë një kthesë të pakthyeshme në historinë e drejtësisë shqiptare. Me nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi, të gjithë presin që zyrtarët e lartë të korruptuar, që e lanë vendin 26 vjet në varfëri, të shkojnë pas hekurave dhe të rihapen një sërë çështjesh politike të pagjykuara.

Deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë rihapjen e dosjeve të 21 Janarit, Gërdecit dhe rrugës Durrës-Kukës, ndërsa bëjnë thirrje që reforma të nisë me Sali Berishën dhe ministrat e tij. Deputeti Arben Çuko, në një prononcim për gazetën, bën thirrje që reforma në drejtësi të nisë me zbardhjen e 21 Janarit dhe më pas me çështjet e tjera të pambyllura.

Ai tha se 21 Janari do të mbetet pika më e errët e drejtësisë nëse nuk arrestohen përgjegjësit kryesorë shkruan “Sot”. “Dosja e 21 Janarit është pika më e errët e politikës dhe e drejtësisë. Mendoj se është e para dosjet që duhet hapet, pasi ka patur edhe një tallje nga gjykata me gjakun e katër të pafajshmëve. Masakra e 21 Janarit, është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit modern shqiptar, e cila jam i bindur që do të lërë gjurmë të thella në kulturën politike të institucioneve dhe shoqërisë.

Duhet të gjenden fajtorët e vërtetë të asaj ngjarjeje, ata që urdhëruan hapjen e zjarrit ndaj katër të vrarëve. Janë vrarë katër veta dhe janë plagosur mbi 26 të tjerë. 21 Janari ishte një masakër shtetërore, një genocid shtetëror. Janë tetë jetimë që kërkojnë drejtësi. 21 Janari është prioritet, më pas vjen Gërdeci, rruga Durrës-Kukës, etj. Janë një sërë dosjesh shumë sensitive që duhet të rihapen dhe që shqiptarët presin që drejtësia t’i marrë sërish në shqyrtim”, u shpreh deputeti Çuko.

Në të njëjtën linjë është dhe deputeti Sadri Abazi. Ai thotë se 21 Janari është një çështje e pagjykuar, pasi ende nuk kanë shkuar para drejtësisë autorët e vërtetë. Abazi fajëson politikën për mos gjykimin e kësaj çështjeje. “21 Janari është një çështje e pagjykuar; fajtorët nuk janë gjetur ende.

Unë shpresoj që kjo çështje të hapet menjëherë. Krim pa autor nuk ka! Janë katër të vrarë që presin autorësinë e kriminelit. Ka qenë politika në mes që e ka penguar këtë çështje të gjykohet. Autorët kushdo qofshin, Berisha, Basha apo të tjerë, ka ardhur moment që të shkojnë para drejtësisë. Nuk duhet të pritet kur të vdesin autorët e krimit, se pastaj do na ndëshkojë historia”, u shpreh Abazi.

Provat për “21 Janarin”

Socialistët shprehen se provat për 21 Janarin janë të mjaftueshme dhe drejtësia do ta ketë të lehtë të marrë një vendim të drejtë. “Vendosja e drejtësisë do ndihmojë që trupi dhe shpirti i të vrarëve të prehet në paqe! Ekzistonë në sërë provash.

Madje do thoja se përpos qeverisë, mjaft organizata ndërkombëtare, kanë ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Jemi të sigurt se autorët do të kapen”, pohoi Xhemal Qefalia. Gjithashtu, edhe deputeti Paulin Sterkaj shprehet se miratimin e reformës do të ketë drejtësi të drejtë për një sërë ngjarjesh.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “Deputetët e PS kërkojnë rihapjen e dosjeve të “21 Janarit”, “Gërdecit” e “Durrës-Kukës”. Apel që “drejtësia” të nisë me Berishën e ish-ministrat e tij”

  1. Deshmitari says:

    Saliu eshte KRIMINEL dhe SPIUN i sherbimeve serbe e miqve Te tyre … Saliu ka helmuar e zhdukur shume rivale e ka PERNDJEKUR VEPRIMTARET e VERTETE Te LEVIZJES STUDENTORE 1990-91…

    1. Lugati says:

      ja dhe levizja kryesore para votimeve mas tre vjet e gjysem pushtet del dhe fjala magjike 21janar dhe gerdec..si ka mundesi kto ngjarje kishin hum si permente mo njeri ne politike..mos valle rastesi…mos valle sa te fitoj zgjedhjet lugati kryeminister do harrohen prape kto dy ngjarje?????????un them po ….jam i bindem ..rrofte ripjellja rrofte sala..rrofte likja FOR PRESIDENT…

  2. alba says:

    E mbyll prape gjyqtari Besnik Hoxha. Plehra nga Shkodra.

  3. tirana says:

    Nuk ka drejtesi ne Shqiperi,pa u denuar Sali Berisha si urdherdhenesi per ngritjen e “fabrikes se demontimit te armeve ne “Gerdec, per te plotesuar deshiren e te birit, si nje njeri genjeshtar qe nuk dinte ku binte Gerdeci e mohuesi i baxhanakut. Nuk ka drejtesi ne Shqiperi pa u denuar Sali Berisha si urdheruesi i vrasjes se 4 qytetareve me 21 Janar, si mohuesi i veprimeve te hetusise, si nje gojeshthurur ku ofendoi prokuroren e presidentin. Zonja Ina Rama duhet te hapi nje padi civile kunder Berishes per ofendimin e poshtrimin qe i beri para popullit. Nuk ka drejtesi pa shkuar LUlzim Basha para drejtesise pe r RRugen e kombit, e vrasjet e 21 Janarit. VETINGUT DO TI BJERE VLERA NE RASTESE NUK DENOHET SALIU E LULZIMI. Pa dal para drejtesise shkaktaret e ngjarjeve te 1997. Mos harroni ,o popull, se Saliu ,I cili flet per liri te fjales, quajti nje buqete me lule per demokracine rrahjen e deputeteve socialist ne LIbofshe. Mos harroni ,o populll se eshte Sali Berisha ai qe shkaterroi zgjedhjet me 1996-ten……….. Eshte ky Sali qe bene thirrje per armatosje te popullit. Demokrat largohuni nga Saliu e LUlzimi, nga Bodet e Rulet, Vokshit e ca axhamije deputete te pd. A mund te besoni te gazetaret te tipit Frrok Cupi, Prec Zogajn qe vetem demokrat nuk jane………. Ne fund te fundit PD nuk perfaqeson te djathten. As fatmir Mediu I cili ka nje parti qe nuk nxjerr dote nje deputet nuk perfaqeson te djathten. Me thoni ‘beri per pronaret Fatmiri kur qe 8 vjet ne pushtet ? Po beri Gerdecin nen urdherat e Zenit………

    1. Lugati says:

      fiks fare me cin te bohemi me edin..g.rucin. s.pllumbin..n..doklen..a.daden.s.tahirin.t.ballen..na thuj ti shoku se une jom i lodh si jap dum mo

  4. Zzzzzzz.... says:

    SI GJYQTARI BESNIK YMERI PLEHRA TJETER NGA VLORA….

  5. Aqifi says:

    Heeeeu ku i kishim deri tani keta Deputet?Apo po afrohen votat.

  6. zambi says:

    Perseri fushaten me fajin e ka saliu keta te PS.

    Po ne Strasburg si ka mundesi qe Qeveria e Rilindjes ka derguar leter ku e konsideron Gerdecin aksident teknologjik dhe dhe per 21 Janarin shprehet vrasje aksidentale? Mire Berishen e ministrat e ti nuk i godisni por sa drejtore nga koha PD keni hetuar per korrupsion meqe per arrestime nuk behet fjale?

    Plehra

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Ju ka dale boja te gjitha paleve
    Ky popull do ti bej m votimeve.

  8. Taras Bulba says:

    Ne burg kriminelet Berishe e Bashe

  9. Agimi.Q says:

    Po nuk u vendors drejtesia per 21 janarin apo dhe ngjarjja e Gerdecit ,faji eshte I drejtesis qe eshte kapur nga Saliu .Ama me berjen e vetingut ne se ndothe perseri e njejta tabllo per keto ngjarje,atehere faji eshte i PS dhe I Edi Rames.

  10. Agimi.Q says:

    Po nuk u vendors drejtesia per 21 janarin apo dhe ngjarjja e Gerdecit ,faji eshgte I drejtesis qe eshte kapur nga Saliu .Ama me berjen e vetingut ne se ndothe perseri e njejta tabllo per keto ngjarje,atehere faji eshte i PS dhe I Edi Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *