Deputeti i PS: Të penalizohen firmat e rrugëve, s’kanë hedhur një gram kripë

6 Janar 2017, 11:57Sociale TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu thotë se duhet të hetohen dhe penalizohen firmat e pastrimit të rrugëve.

Ai thotë se ato nuk kanë hedhur asnjë kg kripë në rrugë, duke specifikuar veçanërisht akset që lidhin Pukën me Kukësin dhe Tropojën.

Të hetohen e penalizohen firmat e pastrimit të rrugëve, sidomos ne akset qe lidhin Pukën me Kukësin e Tropojën.

Kane marrë lekët e taksapaguesve dhe kanë lejuar bllokimin e rrugëve duke mos hyrë në kohë me borëpastruese.

Nuk kanë hedhur asnjë gram kripe e asgjë! Nuk do lejoj këtë sjellje turpi e te papërgjegjshme të këtyre kompanive qe nen hundën tonë bëjnë ça ju do qejfi, kur njerëzit rrezikojnë jetën rrugëve nacionale nga bllokimi”, shkruan Ndreu në Facebook.

4 komente në “Deputeti i PS: Të penalizohen firmat e rrugëve, s’kanë hedhur një gram kripë”

    1. Vlora vlora says:

      Kripë more kripë jo kryp

  1. Adrio says:

    Te lumte deputet. Ky eshe qendrim qe i duhet Pukes

  2. lori says:

    Shyqyr qe po flet dikush. Gjendja e,shte e rende por ata qe vjedhin duhet te shkojne ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje