Juventusi 40 milonë euro për Donnarummën

6 Janar 2017, 17:20Sport TEMA

Juventusi ka gati 40-milionë euro për portierin e Milanit, Donnarumma.

Lajmi është raportuar nga e përditshmja italiane “La Republica”, e cila shkruan se kampionët e Italisë i kanë bërë Milanit ofertë zyrtare për gardianin 17-vjecar.

Drejtuesit e “Zonjës se Vjetër” shohin tek Donnarumma zëvëndësuesin ideal të, Gianluigi Buffon, i cili është drejt lënies përfundimtare të karrieres futbollistike.

Në këtë mënyrë Juventusi ka gati 40-milionë euro për të bindur Milanin që të lënë të lirë portierin e tyre gjatë merkatos së verës.

Edhe pse drejtuesit e Milanit kanë përgatitur rinovimin e kontratës me Donnarummën, agjenti i tij Mino Raiola u shpreh pak ditë më parë se po pret përfundimin e kontratës së lojtarit të tij për të vendosur pëfundimisht të ardhmen e tij.

Donnarumma është një portierët më të mirë të momentit në Serinë A, duke bërë paraqitje spektakolare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje