Kukësi kryen seancën e parë stërvitore në Antalya, bashkohet me ekipin lojtari i akademisë së Milanit

6 Janar 2017, 21:10Sport TEMA

Favour Aniekan, mesfushori me tipare sulmuesi nga Nigeria i është bashkuar skuadrës së Kukësit në Antalya.

Kryesuesit e Kampionatit ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Turqi ku po kryejnë fazën mini-përgatitore.

Aniekan ka qenë pjesë e akademisë së Milanit, ku gjatë këtij viti është stërvitur disa herë dhe me ekipin e parë të Viçenzo Montelës.

Ndërkohë në seancën e parë trajneti Ernes Gjoka ka pasur në dispozicio të gjithë grupin e lojtarëve të cilët janë stërvitur në kushte optimale.

Njoftimi i plotë i klubit të Kukësit

Skuadra e Kukësit ka realizuar seancën e parë stërvitore në kompleksin sportiv në Antalia duke nisur në këtë mënyrë edhe mini-fazën përgatitore. Ekipi ka zbritur në terren në orën 15:30. Nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka dhe stafi teknik lojtarët kanë marrë ngarkesën e plotë fizike. Me ekipin sot është bashkuar edhe lojtari Favour Aniekan. Lojtari i është bashkuar grupit në stërvitjen e sotme. Favour Aniekan ka qenë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka. Nigeriani do të Milanit dhe kartonin e tij e kanë pasur në pronësi gjigandët milanez, deri në korrik të 2016 ku doli edhe si futbollist i lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje