Lulzim Berisha “bëhet” kryeqytetas, Prokuroria e Durrësit ia kalon dosjen Tiranës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

lul berishaProkuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës hetimin e nisur kryesisht per “lirimin me kusht” të ish kreut të Bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha.

Nga veprimet e deritanishme hetimore, Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se lirimi i të të dënuarit ka ardhur si rezultat i “shperdorimit të detyrës” se disa gjyqtarëve të Durrësit, të cilët kane shqyrtuar kërkesat për ulje dënimi të të dënuarit, në kohë të ndryshme, kryesisht gjate dy viteve të  fundit.

Prokuroria e Durrësit vlerëson se hetimi duhet të shtrihet edhe në vendimmarrjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Durrësit. Për këtë arsye, duke pasur ndalim ligjor që të zhvillojë hetime mbi gjyqtarët e të njëjtit rreth, Prokuroria Durrës shpalli moskompetencën dhe i përcolli aktet e deritanishme për hetim të mëtejshëm në Prokurorinë e Tiranës.

Në mesi të muajit Dhjetor të vitit 2016, Prokuroria e Durrësit nisi një hetim për gjyqtarët që I dhanë lirinë Berishës. Me dyshimet për shpërdorim detyre, akuza e Durrësit nisi hetimet për mënyrën se si janë dhënë vendimet gjyqësore përfshi dhe atë të dt.5 dhjetor 2016 ku treshja e gjyqtarëve Arben Vrioni, Petrit Ceno dhe Anita Mici i dhanë lirinë ish kreut të bandës së Durrësit.

Ndërkaq, Prokuroria e Apelit Durrës ka dorëzuar edhe rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila vendosi lirim me kusht për të dënuarin Lulëzim Berisha. Por sot Prokuroria e Durrësit shpalli moskopetencën për të hetuar gjyqtarët e Durrësit, duke ia kaluar cështjen Prokurorisë së Tiranës.

Ish­kreu i “Bandës së Durrësit” u lirua me vendim të Gjykatës së Apelit të Durrës, më 5 dhjetor, duke i zbritur nga dënimi 5 vite burg. Ai u lirua me kusht që të mbajë kontakte me shërbimin e provës, të mos kryejë vepra penale si dhe të mos shoqërohet me persona me precendent penalë.

Lulzim Berisha akuzohej si kreu i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh. Berisha cilësohet si një ndër më të njohurit e të rrezikshmit e botës së krimit në vend.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Lulzim Berisha “bëhet” kryeqytetas, Prokuroria e Durrësit ia kalon dosjen Tiranës”

  1. astrit says:

    Po sikur edhe prokuroria e Tiranes,dhe gjithe prokurorite e tjera ne Shqiperi,shpallin moskopetence,si i behet,di ndonjoni me e shpjegu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *