Moti i keq bllokon aeroportin në Prishtinë

aeroporti i prishtinesKushtet e rënduara të motit kanë sjellë anulimin e disa fluturimeve nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë.

Autoritetet e aeroportit njoftojnë se  pista është e hapur por  ka vështirësi të mëdha në uljen e avionëve, çka ka sjellë edhe ndalimin e tre fluturimeve të programuara.

Qindra pasagjerë që kishin prerë biletat për t’u zhvendosur në destinacione të tjera, kanë mbetur të shqetësuar në ambientet e aeroportit.

Avionët që duhet të niseshin gjatë paradites së sotme, do të mund të kryejnë lëvizjen e tyre veç kur situata meterologjike në Prishtinë të qetësohet.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *