Niku: E kemi paralajmëruar Ramën se përqafimet e chatt-et e natës me Vuçiç dhe serenatat me raki serbe me Daçiç, nuk do të kishin fund të mirë

6 Janar 2017, 19:23Politika TEMA

Partia Demokratike ka nxjerrë Kreshnik Çollakun në një konferencë për shtyp, pas shkrimit të kryeministrit Rama në lidhje me ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Sipas tij, fajin për ndalimin e Haradinajt, e ka Rama që takohet me Vuçiç dhe ka miqësi me të.

Ja çfarë thotë Çollaku:

Reagim i vonuar e konfuz i kryeministrit Rama për arrestimin e Ramush Haradinaj. Populli thotë “më mirë vonë se kurrë”, por ky është një ndër ato raste kur të reagosh vonë, siç bëri Rama, është sikur të mos kesh reaguar kurrë.

Tirada e gjatë me nota patriotike të sforcuara që Rama sapo shpërndau do të vlente të neglizhohej nëse hartuesi i saj të mos ishte kryeministri i vendit. Çështja e Haradinaj është një çështje kombetare, por për turp të qeverisë së Tiranes ishte PD në opozitë që reagoi e para dhe kryeministri priti 24 orë për të hapur gojën.

I njëjti kryeministër që ende nuk ka nxjerrë asnjë fjali të vetme për një ngjarje po aq të rëndë që mund të prekë stabilitetin kombëtar dhe atë rajonal si Muri Ndarës në Mitrovicë.

Është e vonuar tirada patriotike e kryeministrit sot për Haradinaj, kur po të njëjtit kryeministër i është kërkuar në mënyrë të përsëritur nga PD në opozitë, nga qeveria e Kosovës e nga opinioni publik të frenojë pasionin e dashurisë disproporcionale me Vuçiç.

E kemi paralajmëruar kryeministrin Rama se përqafimet e chatt-et e natës me Vuçiç, siç e ka pohuar me mburrje vetë dhe serenatat me raki serbe me Daçiç, nuk do të kishin fund të mirë. Kryeministri përbuzi kërkesat e qeverisë së Kosovës se shpallja e paqes me Serbinë nga Tirana, duke injoruar Prishtinën, do të dobësonte e dëmtonte Kosovën dhe interesat e saj në marrëdhënien e vështirë me Serbinë.

Sot kryeministri i vonuar e konfuz i Shqipërisë nuk di ç’të bëjë, akuzon BE, i këndon patriotizmit të çlirimtarëve dhe, siç thotë, ka shumë pyetje që nuk di t’u japë përgjigje. Është e qartë se ai nuk di ç’të bëjë e si ta çtjerrë lëmshin në marrëdhëniet shqiptaro- serbe, autori i të cilit është ai vetë.

Por edhe pse e pafalshme që në momente të tilla një kryeminister të mos ketë përgjigje, po e ndihmojmë, pasi rasti Haradinaj është më i madh se polemikat me një kryeministër. Ju keni ç’të bëni zoti Rama, mbase është gjëja e fundit që mund të bëni.

Siç duhet të dini, ndalimi i Haradinaj është bërë me fletë arresti të Serbisë. E keqja nuk ka mbërritur ende. E keqja do të jetë ekstradimi i Haradinaj në Serbi, sipas kërkesës së kryeministrit Vuçiç.

Kritikat për hiperburokratizmin e BE dhe Francës nuk ndihmojnë me situatën, ajo ka një zgjidhje. Serbia të tërheqë kërkesën për ekstradim dhe të bejë nul fletë-arrestin. Për t’u realizuar kjo mjafton vullneti politik i kryeministrit Vuçiç.

Një telefonate e juaja me Vuçiç në këtë rast mund ta zgjithte ngërçin. Telefononi mikun tuaj Vuçiç, zoti Rama, kërkojini të tërheqë kërkesën për ekstradim!

Mbase kjo është mënyra e vetme që dashuria juaj me të t’u vlejë në një pikë shqiptarëve. Mbase kjo është pika kur përqafimet me Vuçiç e serentatat me Daçiç të kenë vlejtur.

Ky është shansi i fundit që keni për të mos thelluar më tej kolapsin diplomatik ku keni zhytur çështjen shqiptare në Ballkan. Nëse këtë nuk e bëni, ose dështoni duke e bërë, ju lutem na kurseni patetizmin patriotik nga Facebook-u.

21 komente në “Niku: E kemi paralajmëruar Ramën se përqafimet e chatt-et e natës me Vuçiç dhe serenatat me raki serbe me Daçiç, nuk do të kishin fund të mirë”

  1. Kaonia says:

    Ja dhe ky koke gjylja qe vdiq per tu bere pak deputet.Sa per kete ramushin qe bene gjithe tregetine e kosoves me ortake serbe lejani ndonje tjetri ta mboje.

    1. Tani says:

      Po Edi Rama po ben dicka shume te forte me deklaraten e tij dhe me ministrin e drejtesise qe ka derguar nje kerkese kolegut te tij francez. Po cbete ju per 8 vjet. Eprori yt tradhetor e mori pushtetin ne 2005 dhe e la ne 2013. Urdher arrestet jane vene qe ne 2004. Jo vetem qe nuk bete asgje por edhe keni ndihmuar Serbine. Ne fund te fundit Rramush Haradinaj nuk eshte qytetar shqiptar por perseri z. Rama ka bere levizje te forta dhe te mjaftueshme. Ikni more zuzare se nuk keni sy e faqe te dilni e te na beni patrotin ju kur per 25 vjet vetem e keni demtuar Shqiperine dhe shqiptaret.

    2. Bushi says:

      KAONIA! Keta te pd-ke gjithmon nga bytha flasin.Opo nuk folen njehere nga e mbara.Parti rrugaçesh.Nuk din si dhe sa te shpifin,trillojne e te nxijne te tjeret.

    3. antifashisti says:

      Ja edhe ky cetniku serb Collaku na doli tani te na beje gam gam si buce e shqyer!
      Ne se e mban veten per politikan,o derr i majmur,akuzoje politikisht Ramen se ku ka gabuar me Vucicin!
      Se para se te akuzosh Ramen ,ke me perpara bajraktarin tend Sali Berishen.
      E ke pyetur Berishen se pse ka qene kunder Rambujese?
      Pse i quajti luftetaret e UCK-se rebele marksiste-leniniste?
      Pse i furnizoi tanket serbe me nafte duke shkelur embargon nderkombetare?
      Pse u takua me Arkanin,Milloshevicin etj?
      Pse vrau 26 vete ne Gerdec dhe 4 vete ne 21 janar?
      Pse shiti 364 km hapesire detare Greqise?etj.
      Beji keto poyetje Berishes dhe pasi te bindesh se ai mund te kete te drejte,atehere turru Rames!
      Ne se Rama takoi Vucicin,u tregua politikan kalibri,por me pare lideret e Kosoves jane takuar si pula te lagura me serbet dhe kane ulur koken para atyre!
      Serbia tall bythen me qeverine e Kosoves dhe paska mbetur Rama fajtori!
      Per arrestimin e Hajradinajt kerkojani fajin Europes dhe miqve tuaj te PPE-se e jo Rames!
      Eshte turp i madh qe nje shtet europian te zbatoje flete arrestet e nje shteti si Serbia qe shkaktoi gjakderdhjen me tre madhe ne Europe pas L2B!
      Eshte njelloj sikur ne France te zbatohen sot flete arrestet e Hitlerit e Musolinit kunder antareve te rezistences franceze!
      POSHTE FASHIZMI!

  2. Qim Peka bojçill perhera says:

    Ky fshatar kokecep me fytyren e injorantit klasik te katundarit otoman shqipfoles eshte zedhenesi i politikes se jashtme te PD.. parti surrugato

  3. jani says:

    Po ti je cyryk ku ke mend ti per analiza shko beji llape gites se vetem keshtu mbijeton . Nuk je per mend ti por per angari

  4. ben says:

    Ik mer Nik faqekuqi, fshatar qe te boni Sala gjoja diplomant,por katunar ngele o Nik.

  5. lini pogradec says:

    ku e kini psonisur kete te shkrete o aman. lereni se buk e dhalle po ha dhe ky.

  6. Tirana says:

    Zoti Kreshnik Muje Collaku, me mendje te mykura si puna jote nuk behet politika e jashtme. Na vjen keq jo pse je mykur ti, por se ndoshta neser mund te perfaqesoh politiken e jashtme te Shqiperise ne funksion te forces politike qe i je vene t’i sherbesh. Nervozizmi yt nuk vjen ngaqe nuk u beson zgjidhjeve te Rames, por nga fakti qe je shume medioker ne raport me nivelin e tij. Pyet subkoshiencen tende, jo koshiencen politike.

  7. Tirana says:

    E mira e gazetes eshte te lejoje komentet. Thashe qe mediokriteti nuk eshte standardi me i mire ne politiken e jashtme. Kete standard kerkon ta veje vetem Kreshnik Muje Collaku. Ai edhe vete nuk i beson ato qe thote, por xhelozia ndaj Rames i rekomandon te kunderten. I duket sikur perfaqeson hullite ku mendon te levize opozita ne politiken e jashtme. Mjere Shqiperia e Kosova, por edhe vete opozita po te ecin me rekomandimet e Muje Kreshnikut.

  8. Na bashkoj kenga popullore says:

    Po vertet ka folur me vones Kryeministri,po mos harro mor kok fudull se populli thot edhe kyt, mos u ngut se vonohesh.

  9. boom says:

    Me leje te kopilit te Karadzicit paskan dale kopilat e Fazllicit te bejne si patriota.

  10. enea says:

    Ky eshte njeriu me qesharak ne pd. Nji here iken nga pd. nje here kthehet. Tani po e mbron edhe enno dhe mendon qe do behet deputet. vjen ketu ne Mat dhe rrin tere diten me forumin rinor dhe ju thot mua do me beje Basha minister te jashtem . ec e merre vesht kete pune . dhe me vjen te qesh kur mendoj batuten qe mund te beje Rama per Nikun …..

  11. Demi says:

    Nëse ekstradohet haradinaj franca hedh poshtë vendimet e gjykatës së hagës dhe mosnjohjen e saj. Politikanët shqiptarë të ballkanit duhet të shprehen njëzëri për këtë cështje.

  12. vang says:

    PO pse ceshtja HARADINAJ U VARKA NGA RAMA///?? Po mire xhanem ju punon truri apo jo?/

  13. Pallatet Agimi says:

    Oh zot se c’heq robi me lexime te tilla. E lexova deri ne fund me durim kafshe dhe sidoqofte nuk shpetova, me kapi nje prerje barku qe, lere mos e pyet.
    Po si ka mundesi qe keta pretendojne per politikane te te ardhmes? Ku punon ky lloj kallupi mor aman, a ka njeri ne bote qe i jep rroge ketij. Te punosh ne te zeze me kete lloj truri nen kete lloj kafke, besoj se eshte kulmi i durimit. Deri me sot kulmi i durimit eshte te rrish 24 ore me derrin. E ja prova qe tregon se jeta ecen para.
    Po pse zoti i ka denuar shqiptaret qe ne cdo jave te lexojne nga nje si ky, qe te ben te mallkosh ata qe na mesuan alfabetin shqip. Falem o zot mekatin!

  14. VANDALET E PD-se says:

    Politikan me injorant , shpifes te pa skrupull , me nje fjalor nen ate medioker ,
    qe nuk ka te beje fare me disiplinen shkencore te logjikes , njeri me te shpelare e
    fare pa personalitet , nuk besoj se mund te gjendet as ne vendet e botes se
    katert afrikane ! Ky eshte turpi , jo vetem i tij si individ , por turpi i parlamentit
    shqiptar dhe partise qe perfaqeson ! Si nuk arrini te kuptoni ,qe nje cope mishi
    me dy sy , qe brockullit idjotesira , si nje i semure mendor , jo vetem nuk i sherben
    kauzes suaj partiake , por ben nje efekt tejet negativ ne syte e popullit ! Kjo eshte
    pasqyre e gjendjes se vajtueshme , se si eshte katandisur e po denigron cdo dite ajo force politike .

  15. lelegu says:

    Shume i sakte ne ato qe shkruan Niku.

    Nuk e kuptoj pse shkerdhatat komuniste ne forum po merziten me te verteten qe shkruan Niku.

    Rama eshte skizofren dhe hipokrit bashke me dylberat qe e ndjekin.

  16. Shijaksi says:

    Keni serbin mrena ju te pd, pranaj mos shani te tjeret dhe detin ja dhat grekut, dhe janullatesin e vut ne krye te kishes,perse nuk keni folur ndonjeher per keto ceshtje ,aty do te rrini ne opozit

  17. kultura says:

    Si ka mundesi qe nuk u skuqet faqja ketyre sherbetoreve te Sali Berishes. Flasin per Serbine ketu qe i mbushnin me nafte tanket e saj, qe ishin te kapur e korruptuar nga Fazllici dhe qe sabotonin pavaresine energjitike te Kosoves duke bllokuar interkonjeksionin me Shqiperine.

  18. Alidemsi ri says:

    Desha te beja pak koment per sa me siper ,por nuk kisha cte thoja se komentet me mire se une i bene komentuesit e mesiperm sidomos per ate “politikanin”kokeplloce te PD-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje