"Shtëpiaket e Vërteta të ISIS," seriali që po trazon britanikët

6 Janar 2017, 19:14Sociale TEMA

Një serial komik i prodhuar nga televizioni britanik, BBC, i quajtur “Bashkëshortet e Vërteta të ISIS,” ka shkaktuar mjaft debate tek shikuesit.

Komedia e bazuar në skeçe, është versioni satirizues i një seriali të vërtetë amerikan, i cili flet për shtëpiaket e pasura të Neë York-ut dhe Beverly Hills, ndërsa versioni britanik përshkruan jetën e grave muslimane, teksa bëjnë “selfie” dhe mbajnë veshur jelekë me eksplozivë.

Publikimi i një klipi nga seriali, ka ngjallur mjaft debate dhe kritika nga disa shikues muslimanë, ndonëse shumica e tyre e kanë konsideruar si humor britanik, që në fakt mund të ndihmojë në luftën kundër terrorizmit.

Ndërkaq, vetë BBC nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment në lidhje me shfaqjen.

1 komente në ““Shtëpiaket e Vërteta të ISIS,” seriali që po trazon britanikët”

  1. K0¢eva®i shqiptar says:

    E fort qenka ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje