Të bësh thirrje për ndershmëri, në krah të Aleksandër Frangajt….

6 Janar 2017, 16:08Politika TEMA

Unë u bëj thirrje të gjitha mediave të vendit, pa asnjë dallim, përfshirë mediat që janë kritike e shumë kritike me opozitën apo me mua: të bashkohemi sot në një angazhim të përbashkët për zgjedhje të lira e të ndershme:

-të luftojmë së bashku kundër çdo forme të riciklimit direkt apo indirekt në politikë të individëve me rekorde kriminale që ligji i dekriminailzimit i nxjerr nga dera, por vullneti i mbrapshtë i atyre që i promovuan në politikë po kërkon t’i fusë nga dritarja, me bedelë e me forma të tjera.

-të luftojmë se bashku për të zhdukur njëherë e mirë shitblerjen e votës si atentati më i madh që mund t’u bëhet zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Kështu deklaronte Lulzim Basha një ditë më parë, në 26-vjetorin e themelimit të “Rilindjes Demokratike”.

Ironia është se këtë thirrje, Basha e bënte ndërkohë që pak më tutje ndodhej Aleksandër Frangaj, pronari i TV Klan, që iu shërben pushteteve kundrejt milionave eurove që fiton.

Frangaj me siguri që ka ulur kokën dhe ka qeshur, ndërsa Basha kërkonte që mediat të bëheshin me PD-në për zgjedhje të lira.

Në fakt Frangaj me shokë me PD-në kanë qenë, por jo për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ishin për milionat që iu jepte Berisha për të manipuluar opinionin.

7 komente në “Të bësh thirrje për ndershmëri, në krah të Aleksandër Frangajt….”

  1. Relax says:

    Aleksander Frangaj?Shqiptari i pare nga Shqiperia qe takoi Millosheviqin ne Beograd.

    1. xxx says:

      Po emri po tregon qe te nji kombi jan.

  2. joel shkodra says:

    Po gazeta juaj sa merr per te mos kritikuar asnjehere qeverine dhe “kokeministrin” e saj?

    1. shtjefen palushi says:

      po gazeta JUAJ sa merr per te mos kritikuar ASNJEHERE QEVERINE dhe kokkarin e saj?

  3. Bekimi says:

    O Lul, po pse nuk zhdukesh që aty ku je, meqë mbi ty rëndojnë krime të rënda? Vrasje dhe përvetësim shumash marramendëse, dhe nënshkrim marrveshjesh me pasojë humbje të territorit të shtetit (mbetur në tentativë).,

  4. Devolliu says:

    T’i bëjmë zgjedhjet si i bëri Saliu në vitin 1996, që i rrahu e i zbovi nga komisionet e votimit të gjithë socialistët, pastaj shikasit e Gazidedes i mbushën kutitë e votimit dhe Saliu i Viçidolit “i fitoi me ndershmëri” zgjedhjet me 90 përqind të votave.

  5. PO.PO says:

    Kur flet edhe nje kriminel , me duar te pergjakura , per zgjedhje te lira
    e te ndershme , te ngjason me nje prostitute qe pergjerohet per virgjeri !
    E cfar t`i qajsh me pare banditit Bashovic ; qe vodhi ne menyren me
    cinike me qindra milione euro e iu shmang me procedure ?! qe shiti tek
    fqinjet Jugore me qindra km2 det me rezerva te medha gazi e nafte ; qe
    vrau ne mes te Tiranes , diten ne dreke 4 qytetare qe protestonin ne
    menyre paqesore ,e plagosi e masakroi me dhjetra te tjere ,apo qe vodhi
    sheshit votat per te plackitur ne Bashkine e Tiranes , pa hyre me thelle ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje