VIDEO e re/ 8 sekondat që i morën jetën vajzës në Laprakë, mbesë e shkrimtarit të njohur

6 Janar 2017, 13:47Kronika TEMA

Kjo video e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv tregon momentet e aksidentit tragjik me 5 Janar në Laprakë ku humbi jetën një vajzë.

Gjithcka ndodhi ne 8 sekonda.

Ora 00:45 minuta e 43 sekonda kur vërehen dritat e para të xhipit të Ervin Bixhit 25 vjec me dy vajza pasagjere që vjen në drejtimin kryesor. Semafori shënon me të kuqe. Në krahun e majtë të makinës, vjen xhipi që drejtohej nga efektivi i policisë, Gj.K, 42 vjec që po kthehej në shtëpi. Xhipi i Bixhit përplas makinën e efektivit dhe më pas përfundon furishëm në trotuar. Në harkun kohor të 8 sekondave përfundon përplasja fatale, ndërsa mësohet se vajza Xhenisa Trebeshina, 25 vjec pasagjere në vendin e parë të xhipit të Bixhit ka ndërruar jetë.

Pamjet që shihni i përkasin aksidentit të ndodhur një natë më parë në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet, ku si pasojë e përplasjes fatale humbi jetën 28-vjeçarja Xhenisa Trebeshina dhe mbeti i plagosur oficeri i policisë Gj.K 42 vjec

Përplasja ka qenë aq e fortë thanë hetuesit për Report Tv sa 28 vjeçarja ka dalë jashtë makine duke thyer dhe xhamin e parë të mjetit ‘Jeep Cheroke’ drejtuar nga 26 vjeçari Ervin Bixhi.

Nga hetimet rezultoi se shkelja e semaforit të kuq, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe tejkalimi i shpejtësisë janë shkaqet të cilat një natë më parë i morën jetën 28 vjecares Xhenisa Trebeshina.

Në pranga si shkaktar i aksidentit është vënë 26 vjecari Ervin Bixhi në mjetin ‘Jeep Cheroke’ të të cilit udhëtonte dhe viktima e këtij aksidenti, e cila rezultoi te ishte dhe mbesa e shkrimtarit Kasem Trebeshina.

Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se shkak është shkelja e semaforit të kuq në kryqëzimin e rrugës dytësore me atë kryesore në zonën e Laprakës, shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi i alkoolit nga drejtuesi 26-vjeçar Ervin Bixhi.

5 komente në “VIDEO e re/ 8 sekondat që i morën jetën vajzës në Laprakë, mbesë e shkrimtarit të njohur”

  1. BK says:

    Sipas pamjes, “rregulla” xhungle në rrugë. Pak dituri nga rregullat e trafikut dhe përshtatja rrethanave konkrete, aksidenti nuk do ndodhte kurrë, kurrë.

    Arroganca dhe injoranca i kushtoi jetë kësaj qenie të re.
    Sa më vije keq.
    Ngushllime familjes!

  2. Teodori says:

    Vrasje me dashje.I dehur ,kalim me drite te kuqe, shpejtesi tej normave te lejuara.Kalbeni ne burg qe te jete shembull per te tjeret.

  3. Profesori says:

    Shpreh ngushellimet e sinqerta per rastin ne fjale! Perfundimet e shpjeguara te “hetimit” qendrojne duke shtuar edhe aresyen e rendesishme “vendosja e rripit te sigurimit”, gje qe nuk permendet fare…..

  4. Tirona says:

    Ngushellime familjes.
    Vajza po te kishte von rrypin e sigurimit do te kishte 95% shance per te shpetuar.
    Shumica e qytetarve shqiptar nuk e vendosin rrypin e sigurimit .
    Shteti per te mbrojtur jeten e qytetarit te tij duhet te nxjerri ligje te forta.
    Per mos vendosjen e rrypit te sigurimit ti vihet gjobe qytetarit dhe drejtuesit te mjetit nga 1000 Euro (makinen e blejne disa mijra euro dhe nuk paskan 1000Euro per te siguruar jeten e tyre!!!!! !!! ) ose me 6 muaj pune te detyrueshem pa pagese ne sherbim te komunitetit.
    Kush kalon me te kuqe , ti hiqet leja e qarkullimit me mjete
    motorike nga 5-10 vjet + 1 vite pune e detyrushme pa pagese ne sherbim te komunitetit.
    ………. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

  5. Jadhi says:

    Pa rrip sigurimi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje