VIDEO/ Frangaj e Fevzo tallen me PD-në në prani të Ramës: Na e le partinë, partia është frymëzim

fevzo ramaTV Klan ka transmetuar pjesët më interesante, sipas saj, të emisionit Opinion.

Ajo ka transmetuar pjesë nga prapakuintat e emisionit.

Në videon më poshtë është ardhja e kryeministrit Edi Rama në Opinion.

Tek pjesa përpara se të fillojë intervista dhe transmetimi live, mes Ramës dhe moderatorit të emisionit Blendi Fevziut ka patur një bisedë.

Rama me ironi dhe humor i thotë Blendi Fevziut për materialet dhe letrat që ka në tavolinë se i ka siguruar nëpërmjet Partise Demokratike.

Blendi Fevziu i përgjigjet duke i thënë se: “Letrat që kam unë sot, si ke as ti, jo PD-ja”.

Më pas Blendi Fevziu pyetet nga Aleksandër Frangaj nëse është  përgatitur apo jo për intervistën. “Jam përgatitur po nuk jam mirë me shëndet” ja kthen Fevziu.

Batutat vazhdojnë mes Blendi Fevziut dhe Aleksandër Frangajt.

Blendi Fevziu: Hera e parë Sandri do bëjmë një emisioni pa ndihmën e PD-së, mund të na dali më mirë.

Aleksandër Frangaj: Na e le Partinë, partia është frymëzim.

Blendi Fevziu: S’gjeta asnjë njeri kë të pyesja, më pas ju drejtuam burimeve alternative.

Aleksander Frangaj: Ke filluar ti zvendësosh burimet, analistet


20170105 210456 by e-d21

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “VIDEO/ Frangaj e Fevzo tallen me PD-në në prani të Ramës: Na e le partinë, partia është frymëzim”

  1. trojani says:

    “Rruges u shkulem se qeshuri, me shakat e krripura te Duces”

  2. Besniku says:

    Po kjo Dasada – me nder jush LOLITA qe nuk le njeri pa marre neper goje tek opinion.al, exit.al, entry.al e neper fakebook kete standard komunikimi ka me keto burrat ku punon????!!!!! Bobooooooooooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *