Akuzat për transplante organesh: A do të thirret Lulzim Basha nga Gjykata Speciale?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaNdërkombëtarët i kanë vënë kusht Kosovës ngritjen e Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë krimet e luftës në këtë vend.

E gjitha kjo vjen si rezultat i një raporti të hartuar nga Jose Pablo Baraybar, ish- shef i zyrës të të zhdukurve të UNMIK-ut në Kosovë.

Këtij raporti i referohet edhe deputeti zviceran Dick Marty, por edhe ish- prokurorja e Hagës, Carla del Ponte, në librin e saj.

Në deklarimet e tij të kohës kur u diskutua mbi raportin e “serbëve të zhdukur” të Kosovës, për  “transplatet  e  organeve” tek “Shtëpia e Verdhe” në Burrel, Jose Pablo Baraybar implikon në këto hetime edhe zotin Lulzim Basha, kreun e opozitës së sotme në Shqipëri:

Në një intervistë të tij për të famshmen zvicerane “Le Temps”, Jose Pablo Baraybar thotë:

“Përkthyes im quhej Lulzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY).

Më vonë ai u bë ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë.

Tani unë po them çfarë ai ka thënë.

Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.”

Kur dhe si e keni marrë informacionin fillestar?

Kur kam mbërritur në Kosovë në qershor të vitit 2002, në dosjet që gjeta aty nuk kishte informacione. Por dy muaj më vonë, ne kemi marrë një dosje shumë të veçantë që të çonte tek “Shtëpia e verdhë”.

Kush jua ka dërguar atë dosje?

Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dosja përmbante tetë historitë e njerëzve që nuk dinë gjë për njëri- tjetrin dhe që kishin marrë pjesë në transportimin e të burgosurve përtej kufirit shqiptar. Disa viktima i kishin çuar në “Shtëpinë e Verdhë”. Ka pasë dhe foto të shtëpisë, të marra me nxitim. Ajo ishte e verdhë,por pas dy vjeteve kur kam shkuar unë e kam gjetur të lyer në të bardhë.

Dhe çfarë keni bërë me atë dosje?

Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar. Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.

A ka qenë ky udhëtm i suksesshëm?

Jo. Së bashku me Lulëzim Bashën  u jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK-së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. Ne e kemi pasë identifikuar. Ne kishim të dhëna, por nuk e kishim të mundur të shkonim në Bicaj.

Së fundi, si mundët që të kërkoni në “Shtëpinë e Verdhë” në shkurt të vitit 2004?

Ajo ishte shumë e komplikuar. Ne arritëm të bindim ICTY, (ku punonte zoti Basha. Sh.R), e cila nuk ishte aspak e interesuar në këtë çështje. Por vetëm ajo mund të na marrë leje për të punuar në Shqipëri. Përfaqësuesi i SHBA-ve në Prishtinë gjithashtu nuk ishte i interesuar.

Dhe çfarë keni gjetur?

Puna ishte tmerrësisht e vështirë. Ne u shoqëruam nga një prokuror shqiptar, i cili mbeti duke na thënë se ne po humbisnim kohë, që atij tashmë i shkoi vonë për punët e veta, që ai duhet të kthehej, etj, etj. Sipas përkthyesit tim, prokurori po i udhëzonte banorët e shtëpisë [dmth: familjen Katuci], se si ata duhet tu përgjigjeshin pyetjeve tona. Ne gjetëm në një grumbull mbeturinash prapa shtëpisë pako të drogës, kryesisht relaksantë të muskujve, shiringa dhe madje edhe një kit për transfuzion. E gjithë kjo në mes të një asgjëje. Ishte e paimagjinueshme që ata bujq të dinin përse përdoreshin këto materiale. Gjithçka u mor nga Tribunali i Hagës. Prokurori shqiptar këmbënguli që ai duhej të largohej. Ne kishim akoma kohë të bënim një ekzaminim me Luminol, një produkt që tregon gjurmët e gjakut. Ne kemi parë qartë dy linjat në kënde të drejtë në dhomën kryesore, si dhe në çdo cep të një tavoline. Ka pasur gjithashtu gjurma në mure. Ne nuk u përpoqëm për të marrë një mostër, sepse nuk kishim pajisjet dhe për faktin se Luminol në një farë mënyre neutralizon elementët e shenjave.

Jose Pablo Baraybar, antropolog mjeko-ligjor nga Peruja, ka punuar 20 vitet e fundit si një ekspert i OKB-së në pjesën më të madhe të skenave të krimeve të luftës dhe genocidit në botë si në Haiti, Ruanda, Bosnjë, Kroaci dhe natyrisht Kosovë.

Në Kosovë ai ka punuar nga viti 2002 deri në vitin 2007 në Zyrën e Kërkimeve të Personave të Humbur si ekspert mjeko ligjor i Misionit të UNMIK, krijuar nga OKB në Kosovë.

Ai thotë se në pesë vite përmes zhvarrimeve dhe identifikimeve, shërbimet e kësaj zyre kanë bërë që të ketë më pak se 200 njerëz nga listat e personave të humbura në këto konflikte. Në shumicën e rasteve, ai thotë se ka bashkëpunuar me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe u janë kthyer trupat familjeve. Megjithatë, Jose Pablo Baraybar ishte gjithashtu ndër të parët që informoi për trafikimin e organeve, që denoncon raporti i Dick Marty, dhe një nga burimet e tij. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Akuzat për transplante organesh: A do të thirret Lulzim Basha nga Gjykata Speciale?”

  1. Kola says:

    Sigurisht nuk eshte rastesi qe ne te gjitha krimet dhe poshtersite antikombetare kane gisht keta plehra te SHQUPIT. Kur do mundim ta heqim nga trupi yne kete qelbesire agjenture e cila po na ha te gjalle?

  2. Tani says:

    Serbia ka punuar nen rrogoz te pergatise esadistet e saj Berisha dhe Basha dhe shume te tere qe i ka te fshehur ne PD. Te gjithe anti-shqiptare te terbuar, te paguar e luftetare te Serbise. E kane treguar me gjithcka qe kane bere. I njohim te gjithe. Mezi presim ti fusim brenda. Le te shpresojme qe nje dite tradhetaret do te gjene vendin e merituar, ne burg.

  3. atdhetari says:

    More morra te kuq pse ju tremb kaq shume Basha dhe Pd une jam vete nga zona e shtepise se verdhe dhe e verteta e saj eshte aq sa jam une Napoleon Bonaparti aq ka ekzistuar ajo shtepi prandaj pse une te besoj ato perralla me mbret allaPonte e ku di une . Komunista te pandreqshem kelyshe komunistash me mire me thene ptuuuuu.

    1. Tironsi says:

      Po ti kelysh e sterkelysh ballistash e zogistash kush te pjerdh se cfare thua more morr fashist e bir nazisti. Komunistet ishin ne aleance me Altanten dhe fituan more morr. Ju ishit dhe u renditet ne anen e gabuar. Po cfare kane te bejne ketu komunistet me nje tradhetar qe ka pergatitur akuza kunder UCK-se ne dobi te Serbise. Kur te gjithe e dime se sa vrau dhe terrorizoj Serbia gjate luftes. Ju prape jeni ne anen e gabuar more ndyresira dhe jashteqitje te kombit, ne krah te Serbise si esaista te lindur nga prostituta shqiptare me fare serbi. Pftuuuuu more ndyresire.

    2. Filani says:

      Lali vogel ti s’je kuksian dhe dhe me sa shikoj ska ke shum haberin
      keto te kuq e blu e c’ngjyrq te jen duhen cu te gjithe ke shtepia e verdhe e ti varesh te gjithe pa dallim e distance nga njeri tjetri e me pas te jet muze per njerezit…do iahin te gjithe shum te kenaq tu pa plehra tone drejtues te varur edhe te vdekjr njeher e pergjithmon…keshtu do bjere dhe Shqiperia rehat

  4. says:

    Pas së premtes 20 janari. ,Serbia do përballet me sanksione ekonomike ushtarake dhe gjeopolitike.

  5. Azio says:

    Ore Lulzim Basha,superspiun kalibri nderkombetar!
    Dhe ti kembengul per hapjen e dosjeve dhe dekriminalizimin?
    Po ti qenka izhytur ne mut ne keto dosje.
    Plehre.

  6. maximus says:

    ç’fare do thote lulushka dhe pd-ja tani, kam thene gjithmone qe armiqte e shqiperise jane dhe do te jene vetem shqipfolesit turq te shqiperise qe jane mbledhur te gjithe tek çeta e pd-se, keta se kane problem qe te shesin shqiperine dhe as ju plas fare, sepse ai vend nuk eshte vendi i tyre. dhe provat i kane dhene me se miri, furnizuan me nafte tanket serbe per te vrare kosovaret , shiten detin tek greket, vrane ne gerdec dhe 21janar pa ju dridhur aspak qerpiku dhe sot e kesaj dite nuk ndjejne aspak keqardhje, masakruan shqiptaret ne ’97 dhe per pak sa s’ndodhi gjema , lufte civile jug-veri ashtu siç i kishin planet çeta e pd-se. plus ketu me mijera shqiptare te vrare nga qeverisja e tyre ose berja keq e puneve,.dhe shkaterimi i shoqerise deri ne gen. dhe me e keqja eshte se po bejne çeshte e mundur qe ne shqiperi te mos kete perparim dhe ecje perpara drejt be-se, rasti i fundit eshte kur thone ç’do dite ne koferencat e tyre te shtypit, se po nuk fituam , ne shqiperi do te kete perpklasje, sepse keshtu mendojne se do te vijne ne pushtet edhe nje here , mos O ZOT, kjo çete fashiste duhet te dale me ligj si cete e paligjshme dhe drejtuesit e saj kryesore te shkojne prapa hekurave, vetem keshtu do gjej qetesi ai vend.

  7. loreta says:

    Po harruat Flamur Noken qe ka deklaruar vete se e bene antar te UDB-se jugosllave kur e burgosen ne Beograd….dale, dale , por krimet jane sheshit ne 1997, ne 14 shtator, Gerdec, 21 janar…pa lere faljen e detit. Nuk e kuptoj dhe s’kam per ta kuptuar kurre si shqiptare qe ç’jane ata njerez qe marrin mbrapa Sali Berishen e Lulezim Bashen, jane shqiptare apo dreqer njerez?!

  8. aurela says:

    Perkthyesi qenka deshmimtari dhe akuzuesi ;O tempora o mores;;Po ne gjygjin e Orteges ne SHBA per droge perkthyesi ishte denoncuesi dhe deshmimtari i i akuzes;O tempora o mores thote latini por Mero se kupton thenjen latine

  9. Jimi says:

    SHQUP:Bashkepunetore te te gjitha sherbimeve, bashkohuni!

  10. . says:

    s’ka nje muaj kur Berisha i ofroi prape detin Greqise permes parlamentit si shkembim per pushtet, sic e analizoi edhe Mero.
    Shqupi s’ka skrupuj, shet e vret nene e babe e cilindo per kontroll e para.

  11. cfare eshte kjo loje more po ky qenka vampire po PSE E LEN TE LIRE TE BREDH lart e posht tirane e gjithe qytetet e shqiperis. vampiri me duket po bredhe per te gjet mish te cilesis se pare kujdes o popull se ky B ha MISH NJERIU

  12. cfare eshte kjo loje more po ky qenka vampire po PSE E LEN TE LIRE TE BREDH lart e posht tirane e gjithe qytetet e shqiperis. vampiri me duket po bredhe per te gjet mish te cilesis se pare kujdes o popull se ky B ha MISH NJERIU

  13. Diaspora says:

    Qe ju ka ardhur fundi as qe nuke diskutohet.po pse kaqe vone.po pse populli shqiptare te jete kaqe fate keqe.do isha shume kurjoze ca do thonin sala dhe luli. Kure te analizonin gjakune e saliut dhe te lulit te verifikonim cilit jane baballaret e tyre te vertete? Sali berisha jo vetem eshte dhenderr serbie podhe dhe gjaku ti nga baba i vertete eshte serbe.izet haxhia dhe pleqt e fshatit te sales kane deklaruar historine e vjetr te sebit ne shtepine e berishes para se e ema berishes ngeli me barre me kete moster qe sote ka shqetesuar te gjtha familjet shqiptare.shikojeni dhe thoni kujte mosre serbe qe e ka per vlla i ngjane..lulzim basha dhe ky gjake serbi bire ilegal i enverit.edhe enveri gjakune babane e tije te vertete e ka pature serbe.historite e vjetra gjirokastrite tregoine qe e ema enverit ka pature lidhje me gjakpirsin e ushtrise serbe ne gjirokaster dhe doli enveri qe in njane kopje te atit biologjike po ashtu si luli i ngjane shume te atit.kta gjakepires nuke jane shqiptare.kune ka gjake shqiptari te jete kaqe te ndyre.respekte per te gjthe ata te jane pariote te vertete qe e duane kombin e vete.shpejte kta flliqesira do shkoine atje ku e meritoin.po se ben ligjet dhe shteti. gjaku i te gjthe atyre bije nenash qe eshte derdhure ne bulevarded e shqiperise do ngrihet e do bjere mbi kta zagare te poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *