Broçkullat “patriotike” të Edi Ramës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama haradinajNga Enver Robelli

Edi Rama i di të gjitha. Di të pikturojë dhe të hap ekspozita anekënd botës (falë pozitës së kryeministrit të Shqipërisë), di të dizajnojë (ka thënë se është autor i fanellës së Kombëtares së futbollit), ai është i aftë të sjellë nga Vjena në Tiranë Filharmoninë e Vjenës – dhe krahas të gjitha këtyre punëve Rama di edhe të qeverisë dhe efektet e qeverisjes së tij u panë sidomos në vitin 2015, kur vetëm gjatë një muaji rreth shtatë mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani. Po shihen rezultatet edhe në rendimentet e arave me kanabis.

Kur politikani i di të gjitha këto, pra të administrojë edhe vizatojë, atëherë përse të mos thotë mendimin e tij edhe për lëngatat e Kosovës. Dhe a ka rast më të përshtatshëm për të bërë këtë se në çastin e tanishëm, kur policia franceze ka arrestuar Ramush Haradinajn? Meqë kryeministrit të Tiranës më shumë i pëlqen të jetë publicist dhe argëtues i opinionit me performansa gjysmëartistike, ishte e pritshme që në vend të një komunikate prej burrështetasi Rama t’i drejtohet kombit – nga Shën Facebooku.

«Për kë bie kambana», quhet një roman i Ernest Hemingwayt. «Për kë bien kambanat», pyet Edi Rama. Dhe fillon me batare kundër Europës bushtër e bishttundur, kundër një politikani zviceran («i famshëm ose famëkeq»), «zbulues» i njëfarë «Shtëpie të Verdhë», kundër «qarqeve ndërkombëtare» që patën idenë për Gjykatë Speciale. «Bashkëçlirimtarët ndërkombëtarë të Kosovës duhet të zgjohen, përpara se sa Kosova të ndjehet e tradhtuar prej tyre!»

Kjo është porosia që vjen nga kryeministri i Shqipërisë. Një status në Facebook. A është kjo qasja e duhur ndaj një vështirësie serioze me të cilën po ballafaqohet së pari Haradinaj, pastaj edhe Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi? Jo, kjo nuk është përgjigjja e duhur.

Sado skandaloz dhe i padrejtë të konsiderohet arrestimi i Haradinajt në Francë me urdhër të Serbisë, askush nuk duhet të befasohet. Serbia ka një politikë shtetërore. Ajo politikë synon shkatërrimin e shtetit të Kosovës, ndarjen e Kosovës. Për këtë qëllim Edi Rama është përkëdhelur mjaft nga politikanët serbë. Vizita e tij e fundit në Beograd ngjalli reagime të ashpra në Kosovë. Jo pse Kosova është kundër marrëdhënieve të mira mes Tiranës dhe Beogradit, por përvoja historike ka treguar se Serbia marrëdhëniet e mira me Tiranën mund t’i marrë me mend vetëm nëse paraprakisht arrin t’ua bëjë jetën ferr dy milionë shqiptarëve të Kosovës. Edi Rama nuk e ka kuptuar këtë kurrë. Nuk ka dashur ta kuptojë. I kanë pëlqyer sfilatat diplomatike.

Duke e ditur se Serbia ka për qëllim sabotimin e shtetësisë së Kosovës dhe po qe e mundshme madje edhe arrestimin e çdo shqiptari (ose së paku plaçkitjen e tij, qoftë kjo edhe në pika kufitare), Ramush Haradinaj me aterrimin e tij në Francë ka treguar edhe njëherë një naivitet të paparë jo vetëm politik. Pse? Sepse e ka kaluar përvojën e Sllovenisë, ku u mbajt në burg. Sepse e ka ditur se qeveria e Kosovës në bisedimet me Serbinë, të cilat gjatë, tepër gjatë i ka përkrahur edhe partia e Haradinajt, nuk i ka bërë presion Beogradit që të heq dorë nga urdhërarrestet arbitrare. Sepse është dashur ta ketë të qartë se nga Gjykata e Hagës është liruar në mungesë të dëshmive, por Serbia s’ka hequr kurrë dorë nga ndjekja e tij dhe nga kërkimi i dëshmive, qofshin këto edhe të fabrikuara. Sepse, këtë duhet thënë më shumë se kurrë, për dallim nga disa mashtrues ordinerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që kohën e luftës e kanë kaluar në hotelet e Tiranës, Ramush Haradinaj ka luftuar i paepur për lirinë e këtij vendi. Kjo vepër nuk e shfajëson atë për të gjitha të zezat që mund t’i ketë bërë pas luftës.

Roli i Haradinajt në luftë i çmend edhe sot çetnikët e Beogradit, zëdhënësit e Slobodan Millosheviqit, mohuesit e gjenocidit në Srebrenicë dhe të masakrave në Kosovë. Njëra prej ideve të Partisë Radikale (partisë ku u rrit e kalit Aleksandër Vuçiqi) ka qenë infektimi i shqiptarëve me AIDS. Edi Rama ose nuk i di të gjitha këto, ose nuk ka këshilltarë të mirëfilltë që t’i tregojnë, ose paraqitjen e tij publike e virtuale në Facebook përpiqet ta shfrytëzojë për poenë politikë. Kujdes, tash po flet babai i kombit, Edi Rama.

Po flet babai i kombit siç fliste Sali Berisha pas publikimit të raportit të raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Martytit. Berisha atëbotë tha se kur ne shqiptarët, ne ilirët aristokratë kemi pasur kulturë, paraardhësit e këtij njeriu tinëzar nga Zvicra kërcenin nga dega në degë. Me një fjalë – majmunë helvetikë. Hashim Thaçi ishte po ashtu i qartë. Tha se do ta padiste Dick Martyin për shpifje. Tha se ai ishte një lloj Joseph Goebbelsi. Çka nuk tha… Dhe sot, kur i është ngushtuar rrethi, thotë: Gjykata Speciale u themelua për shkak të kërcënimit të dëshmitarëve. E kush i kërcënoi këta dëshmitarë, kur dihet se që nga 12 qershori 1999 Hashim Thaçi ka pushtet efektiv dhe herë ilegal, herë legal në Kosovë?

Sa herë që ndodhin këso ngatërresash me bashkësinë ndërkombëtare (arrestimi i Haradinajt, raporti i Dick Marty etj), shqiptarët humbin çdo racionalizëm, janë në gjendje ta mallkojnë qumështin e importuar slloven dhe të përkujtojnë edhe njëherë se Franca, ah, Franca e mallkuar përherë paskësh qenë me Serbinë. Në paraqitjen e tij sonte në Facebook Edi Rama i bashkohet korit të politikanëve batakçinj shqiptarë.

Ne nuk e dimë a ekziston, a ka ekzistuar «Shtëpia e Verdhë», ku mund të jenë kryer vepra monstruoze, për të cilat shkruan Dick Marty në raportin e tij. Por evidente është se pas luftës janë zhdukur apo vrarë së paku 500 serbë, romë, «kolaboracionistë shqiptarë» dhe kritikë apo rivalë të UÇK-së nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Duke folur për vrasjen e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë Ibrahim Rugova në fund të vitit 2000 i tha revistës gjermane «Der Spiegel»: «Qytetarët tanë janë të tronditur pas këtyre vrasjeve. Dikur e kemi pasur Beogradin kundërshtar dhe ne shqiptarët kemi qenë të mirët. Tash kur rreziku nga Beogradi është flakur, po shfaqen sërish edhe dreqërit nga radhët tona».

Edi Rama nuk e njeh, as që do të di gjë për këtë kapitull të errët të Kosovës. I pëlqen të bëjë parada patriotike, të tallet me analistë dhe «analistë», të hiqet si i gjithëdijshëm dhe magjistar fjalësh. Andaj vjen në Kosovë, mban fjalim në parlament, por nuk e përmend fare Ibrahim Rugovën dhe e tregon historinë e Kosovës të gjymtuar, duke injoruar një anë të errët të disa krerëve të UÇK-së.

Ne nuk e dimë a ekziston, a ka ekzistuar «Shtëpia e Verdhë», por çfarë dihet është kjo: se në Shqipërinë e veriut UÇK – e toleruar nga shteti shqiptar – ka mbajtur burgje ilegale. Edi Rama do të bënte mirë ta pranonte në një takim Imer Imerin. Ai do t’i tregonte për vuajtjet e tij. Janë vuajtje të një njeriu, paraardhësit e të cilit luftuan me Azem Bejtën e Shote Galicën për të çliruar Kosovën. Rama do të mund t’i shprehte ngushëllime Imer Imerit për tragjedinë familjare: vrasjen e vëllait të tij Haki Imeri nga një dorë kriminale pas luftës. Kjo është një ndër arsyet përse po themelohet Gjykata Speciale.

Edi Rama po deshi mund të gjejë në internet një kronikë të BBC mbi «Hotel Drenicën» në Durrës, aty ku «çlirimtarët» e Kosovës i «selektonin» luftëtarët që vinin përmes Portit të Durrësit për t’iu bashkuar luftës çlirimtare. Shumë prej tyre nuk arritën në front, por përfunduan në kampet e torturës të UÇK-së, sepse «dikush» i kishte shënjuar ata si rugovistë.

Nuk ka kurrfarë konspiracioni sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale. Ekzistojnë plot e përplot raporte ndërkombëtare që tregojnë se në Kosovë dëshmitarët stigmatizohen, kërcënohen, vriten. Pas raportit të Dick Marytit një raport tjetër i Këshillit të Europës ka nënvizuar qartë se në Kosovë dëshmitarët janë të rrezikuar. Kanë shkuar njerëzit deri në Norvegji për të kërcënuar dëshmitarë. Dhe janë arrestuar nga Tribunali i Hagës. Disa prej tyre Edi Rama i njeh mirë. Atëherë, përse flet broçkulla «patriotike»? Sepse kështu e ha pazari? Ndoshta.

Por kjo dalldi kundër Europës bushtër e bishttundur mund të na kthehet si bumerang. Sepse qeveritë tona nuk i kanë kryer punët që është dashur të kryhen. Sepse shtetet tona vazhdojnë të jenë të kapura nga grupe mafioze, që patriotizmin e përdorin si rakinë e Skraparit – për dehje kolektive! Zgjimi nga kjo kllapi kolektive mund të jetë i dhimbshëm. Viti sapo ka filluar dhe Kosovën e presin sfida të tjera të mëdha. Nëse drejtësia franceze merr shembull praktikën pozitive të shteteve si Gjermania, Austria apo Zvicra, atëherë Haradinaj duhet të lirohet. Por gjasat që politikanët tanë dhe turmat e zhurmshme të botës virtuale do të sillen me përgjegjësi dhe rezon shtetëror – këto gjasa janë të vogla. Për fatin tonë të keq.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

70 komente në “Broçkullat “patriotike” të Edi Ramës”

  1. aqif tahipi says:

    A nuk ishit ju ,nje dore anal istesh ,kryesisht nga Kosova ,qe na cate hajdarmalluten per idene e “kombit dhe gjuhes “kosovare ?? Rama ,me gjithe defektet qe mund te kete ka bere ate qe duhet te beje cdo shqiptar ,perpjekje maksimale per idene e lirise dhe pavaresise se Kosoves edhe ne mes te beogradit.A nuk ishit ,ju nje dore anal istesh te pjerdhur qe kundershtonit dhe fyenit perpjekjet e “Vetevendosjes” kunder zajednices dhe dialogut pa kushte me beogradin.

    1. Toni says:

      Edhe ky gazetar i pacipe pjese e klanit serbomadh te Berishes qe po na thote per vuajtjet e disa serbeve ne burgjet e tmerrshme te Shqiperise (nga UCK). A e ke me ter mend more l.qe gazetar? Si mund te flitet per burgje te UCK-se kur 1 milion shqiptare u shpernglulen me force nga shtepite e tyre, u vrane, u perdhunuan, u masakruan ne mase. Te gjithe burrat e familjes Jashari (54 femije e burra ne fakt) u eliminuan brenda nje dite. Pa bere fjale per torturat cnjerezore te qindra mijerave shqiptareve ne burgjet e Serbise qe nuk u kthyen asnjehere ne familjet e tyre. Po per varrezat masive te njerezve te zhdukur. A keni mend kur flisni more gazetare apo ju kane blere serbet? Ku e di ti se cfare po ben z. Rama permes kanaleve diplomatike? Por duhet te kemi parasysh se ne radhe te pare Haradinaj eshte nje qytetar i Kosoves dhe jo i Shqiperise. E megjthate Ministri shqiptar i Drejtesise, Manjani, i dergoj leter homologut te tij. Kosova duhet te protestoje ne France per faktin qe nje qytetar i saj, i shtetit te pavarur te Kosoves, qe njihet edhe nga Franca kerkohet te dergohet per tu gjykuar ne Serbi, pra nje shtet tjeter per ‘mundesine’ qe mund te kete kryer krime ne Kosove. Kjo eshte sikur Anglia te arrestoje te akuzuarit francez, nga Gjermania naziste, ne kohen e luftes se rezistences kunder nazizmit. Kjo eshte nje pataksi juridike. Franca po i sherben, sic edhe ka bere historikisht, sllaveve. Me kete rast Franca po ndez konfliktet ne Ballkan, midis serbeve dhe shqiptareve, ashtu sic do ti shkonte shtat Putinit. Ta ndezi Europen ne konflikte. Ndersa gazetaruci jone flet kofra mbas bregut ne sherbim gjithmone te esadisteve te PD-se (Sali Pashe Toptanit dhe Lulzim Hamzajit).

    2. Kapit Tupalla says:

      O Robell, a mos të kanë caktuar për avokat të Evropës. Por. edhe si dëshmitar i gjykatës speciale nuk do ishe i keq, bashkë me Lulzim Bashën! Sa Rugova ishte gjallë, nuk më kujtohet që e mbroje kaq shumë!

    3. juq iu says:

      Stambolli digjet dhe kurva krihet! Qysh nga esati, ahmeti, enveri, saliu, fatosi e deri tek edi, lili e luli. Keta shalengjitur vene ne qeverri per te bere te bukurin dhe per tu pasuruar dhe duket se e gjejne me te lehte te bindin veten se punet e kombit nuk zgjidhen pasi ato jane ne duart e fuqive te mbedha edhe kestu qe “c’i qi t’emen”.

      Po shqiptaretpushter si saliu e edi i kane ne te gjitha trojet politikanet, pa lere per ata matan kufirit ata jane tranvesti koke e kembe! Ata me mire te ishin vrare ne lufte qe te shpetonin te gjithe prej tyre!

    4. feniks says:

      O Rrobell-taravell!
      A nuk e kupton se po troket ne dere te gabuar?
      Doemos si spiun i serbeve ty te takon te zhvendosesh akuzat prej qeverise se Kosoves per tek Edi Rama!
      A ishje ti me disa zagare te vtjere qe u ngritet kunder vEdi Rames se pse ai mbrojti kosovaret ne Beograd?
      Pse nuk akuzon Mustafe cetnikun ti,por merresh me Ramen dhe pastaj e akuzon se po nderhyn ne punet e Kosoves?
      Ti dhe disa zaberhane antishqiptare si Buzhala etj duhet te qepni gojen me Shqiperine dhe merruni vetem me Kosoven!

    5. Bushi says:

      Aqif Taipi! Jame me ty se Rama ka te meta,por ka bere ate qe duhej te bente çdo shqipetare,per pavaresine e kosoves ne mese te Beogradit.Jame dokord,por Edi Rama,per hater te Ramush Haradinaj,nuk duhet te demtoi ineresat e shqiperise ne faqe te europes,se eshte europa ajo bashke me SHBA-n qe po ndihmojne shqiperine ne realizimin e reformave te rendesishme,sidomos ate te drejtesise.Haradinaj,nqs ka faje,t’i pergjigjet vete perpara gjykatave.Haradinaj nuk ka shume respekt ne shqiperi,pasi perveç akuzave te nderkombetareve,eshte dhe miku i ngushte i kryekriminelit Sali Berisha.Te pershendese.

    6. patrioti says:

      ME SA DUKET JEMI NE NJE MOMENT QE TE GJITHE ANTISHQIPTARET JANE HEDHUR NE SULM !!!!!!!
      NUK E KENI PARE SE SI KA RIFILLUAR EUROPA TE NA TRAJTOJE ? MARINE LE PEN NE FRANCE SHIGJETON PERSONALISHT SHQIPTARET, LA REPPUBLICA SA S’PO NA KTHEN NE REPUBLIKE NE ISISIT ME “FLAMUJT E ISISIT QE VALEVITEN NE SHQIPERI”. TANI NA DOLEN EDHE VEMJET SI PUNA E ROBELLIT OSE SI NJE KOMENTUES “ORTHODHOKS” TEPER I ZELLSHEM KUNDER SHQIPTAREVE QE S’PUSHON SE VJELLI VRER ANTISHQIPTAR.

      MERO ESHTE DETYRE PATRIOTIKE NE KETE MOMENT QE TE PAKTEN GAZETAT SHQIPTARE TE MOS U JAPIN HAPESIRE KETYRE ZAGAREVE !!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Kritiku says:

    Cili je ti qe te akuzosh Edi Ramen, per gjera qe i perkasin vetem Kosoves? Eshte faji i Rames, qe kosovaret jane 20 shekuj prapa me zhvillimin e tyre? Shkoni e mbushuni ju qe doni qe te fusni sherr, duke perdorur Shqiperine. Kosova eshte shtet i pavarur dhe punet e saja duhet qe ti beje bete dhe jo, siç eshte mesuar, “qe te nxjerre geshtenjat nga prushi, me duart e te tjereve”.
    Palaco gazetar!

    1. patrioti says:

      po ti kritik, me dylbi i ke pare Kosovaret qe jane mbrapa ? ju marrsh te keqen !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      jane atdhetare e te kulturuar per t’u marre shembull !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! e ti s’ju vjen as tek gishti i kembess more liliput perçares !

  3. EH mor robell, dole dhe ti me zgjuarsine tende, edhe ty ta paska zene rugen Edi Rama, mos nuk te dha ndonje cop truall per ndertim, se kjo rrac jeni ju gazetarucet, si mos tju plotesosh ndonje kerkese dhe hop hidheni ne prehrin e salehut.
    por sje as i pari dhe as i fundit, se kur te vi koha, perseri do te hidheni ne prehrin e atij qe sot ju mohoni, se pune kurvash o robell, hidh e pit ja boni.
    cfare kujton ti se Edi Rama esht gjykatrs, pse nuk i thua ti isait te KOSOVES; QE TE NDERPRESE CDO MARRDHENIE ME EVROPN deri sa ta lirojn Rramushin, APO ju koqevaret kerkoni ti nxirrni geshtenjat me duart e t tjereve, kerkoja Sllobodanka Berishes-KARAXHIC; QE TE NDEHYJE TEK SERBET SE ESHTE Etyre dh ndoshta ben pune, faj ka Mero Baze qe i hap dyert per cdo plehre manipulatori te gazetarise, shko more pirdhu me gjithe rramush.

  4. Shvejk says:

    O Enver , po ty cfare te pickoi qe u hodhe kaq perpjete? Ramen e kemi zgjedhur nga kjo ane e kufirit, Per fat nuk erdhen me autobus ca si ty qe ta votonin kunder. Nga ana juaj e kufirit votoni ke te doni, dhe pranojeni rezultatin me koken ulur . Kjo quhet demokraci Enver djali te pelqen ty apo jo.

  5. LORA says:

    Wow , nje “rugovist” i thekur si ky robelli i dhenka vetes atributet e nje super-keshilltari e gjyqtari per Kryeministrin e shqiptareve.Ky qenka tamam si pordha modhe qe gris breket e veta.
    Paska lene pas-ardhes besnike puthadori i.rugova.

  6. katarakti says:

    Si gjithmone edhe me kete shkrim del se je nje rugovist i thekur. Nje mbrojtes i atij qe pinte shlivovica me Millosheviçin dhe kerkonte ne Beograd qe te ndalonin sulmet e NATO-s ndaj Serbise. Je perkrahes i atij qe ne seline e NATO-s ne Bruksel u shpreh per Adem Jasharin dhe shoket e tij se “jane fshatere qe duhen qetesuar”! Je ithtar i atij qe ne parlamentin europian ne Strasburg e quajti UCK-ne “dore e zgjatur e Serbise”. Je mbeshtetes i atij qe bente çfare ishte e mundur per te ruajtur statukuone ne Kosove qe aq mire i shkonte politikes se Millosheviçit. Pra je thjesht nje plehre. Edi Rames nuk i vjen as te gishti i kembes as ti dhe as ca te tjere si puna jote qe jeni shprehur per gaztorin ” komb kosovar”. Berllok.

    1. Palla says:

      Ky shvejku ka komentue shume majre, naj jam ok me ta. Me vazhdue keshtu o shvejk kena me te pas butrin me te mencum. Rrofshin shvejkat qe po shkrujne majre per zotnin e tij E. Rama

  7. petraq says:

    kush e ka dehur me raki kete mendimtar te math qe flet si e ema e zeqos ne maje te thanes.ta dije mire ky dhe kushdo tjeter se edi rama me ounen e tije e ka justifikuar besimin e popullit qe e ka votuar dhe do ta votoje perseri.shqiperia behet demokratike e popullore vetem nen udheheqjen e partise socialiste.

    1. Martin says:

      Bravo Petraq. Shpresoj te jesh shendoshe e mire ne Qershor te 2017s!

  8. pedro i ri says:

    Vazhdo me Berishen ti se akoma nuk ja ke pare fundin historise se patriotizmit Berishjan

  9. Qytetar says:

    Sa shkrim i neveritshëm e i pështirë.Ça lesh gazetari je Ti.

  10. tironsi says:

    oooo hooo Robello, futja kot.
    E ke fillu me Edi Ramen dhe e ke mbaru me Europen.
    Me bere qe te lexoj dhe shkrimin e Edi Rames qe te kuptoj pak cfare ke dash me thene.
    NE fakt shkrimi Edi Rames mu duk shume i mire. I gjate dhe pak trap eshte, por ja qe shkruan bukur ai pallosh!
    Ndersa ti Robello ja ke fut kot plako!

  11. Arben says:

    artikull shume I mire qe me ne fund I hedh syte nga pislleqet qe bejne shqipetaret ndaj shqipetareve apo serbeve, dhe gjithmone pastaj ja hedhin fajin te huajve

  12. bimbashi says:

    Enver, ne nuk e dime ne ka ekzistuar shtepia e verdhe, nuk e dime se sa krime ka kryer Ramush Harajdinaj dhe Thaci, nuk dime sa shqiptare, kundershtare te UCK jane vrare…por valle a po gabon Edi Ramakur i del ne mbrojtje Ramushit dhe ndoshta te gjithe atyre “krimineleve” qe ti i supozon, qe here kane qene ne fuqi legalisht dhe here ndoshta ilegalisht? Ndoshta, pr ty eshte me korrekte, qe Edi Rama (me kaq difekte dhe talent artisti) duhet te heshte dhe t’i lutet Frances qe ta dergoje Ramushin ne Serbi, per tu gjykuar, sepse helbete, shume nga ne nuk e dine a ne ka ekzistuar shtepia e verdhe…Ta them une Enver, dhe nese ka ekzistuar, koka tradhtaresh dhe kriminelesh ka marre, nuk jane vrare njerez te pafajshem dhe te urte, por ata qe e kane minuar popullin tone nga brenda,. kane qene miq te atij qe shtrengonte doren me milloshevicin, kur motrat kosovare perdhunoheshin, shtepite digjeshin, dhe Rmushi me shoke kishin koqe dhe i luftuan serbet…Nuk eshte e nevojshme te prekesh “patriotizmin” e Edi Rames, per te sqaruar pozicionin tend ndaj historise apo ndaj atyre qe udhehoqen UCK-ne.

  13. shvejk says:

    O Palle , palle do ngelesh tere jeten. Meqe ra fjala Rames I rrufsh pallen, ndersa pallen time te lejoj vetem ta lepish.

  14. malo says:

    ky qenka seriozisht trapp me zile
    Rama i di te gjitha,thote ky, po ky ama i ditka te gjitha akoma me mire se Rama !! mortjaaaa…

  15. evgjitngenesi says:

    ky ish-jugosllavisti qe mban qendrime pro-serbe,bashke me ate mongolin tjeter matoshin, jane dora e zgjatur e serbise ne trojet shqiptare. ky mbeshtet gjykaten e posacme sepse ;sipas tij na qenkan vrare ca jevge,serbe e rugoviste te fark-ut! po nese ikane vrare,mire ja kane bere. ne lufte ka vetem dy pale. o me shqiptaret o me serbet. antishqiptarizmin e vet ky robelli e nxjerr ne cdo shkrim te tij. edhe tezen serbe te kombit kosovar ky e trumpeton. ldk-ja e mustafovicit ne kosove dhe pd e sali karaxhixhit ne shqiperijane kolonate pesta! prandaj duhen zhdukur nga skena politike e shqiptareve. uck-ja duhet te kish pastruar kosoven edhe nga fare e keqe.

  16. loni qeni myzeqar i Edvinit says:

    Ne sulm te gjithe qen e zagare te Edvinit se po na shan komandantin uraaa

  17. Faro says:

    C’eshte ky mor!!!!!??????
    Kujt i sherben ky mor?????!!!!!

  18. Ajola says:

    Kush je ti qe na shane shokun Rame more Rugovist apo Berishist i flliqur;
    A nuk e shef lukunine e komentuesve kunder teje?Ne duam te levdosh Ramen,Thaqin,Qosen e Qosiçin dhe te shajshj me çtju mbaje pragu Sale Berishes Ibrahim Rugoves .A po e kupton hallin tone se ne me mire na levdo serbet se Rugoven apo Berishen?

  19. Asus says:

    Perse nje kryeminister duhet te angazhohet menjehere dhe personalisht kur ka Ministri te Jashtme? Kjo do ti jepte edhe kohen e nevojshme per te menduar e kuptuar me shune rreth ceshtjes. Te njejten gje ka bere edhe me nje gazete Italians, diten e sotme. Edhe une nuk jam dakord me artikullin e gazetes italiane, po kryeministri nuk mund te meret me te gjitha. Kam pershtypjejo se angazhimi I menjehershem perben nje te mete qe ai duhet ta riparoje dhe te mendoje me shume se si te degjoje keshilltaret e si te veje ne levizje mekanizmat ne varesi te tij. Sa per opinionet e zotit Robelli, per historite e luftes dhe uck, eshte nje gje qe ne kemi qene larg saj.

  20. Lennard says:

    Ti mor Robell ia ke fut kot.Nese ka pikete te forte ne Veprimtarine e Kryeministrit Rama ,ajo eshte veprimtaria e tij ne arenen nderkombetare ,per Shqiperine ,Kosoven dhe Maqedonine.PLas po deshe ,po nuk ia mohon dot.Sidomos ti qe te gjitha kukurisjet i ke percartje.

  21. Lennard says:

    Ti mor Robell ia ke fut kot.Nese ka pikete te forte ne Veprimtarine e Kryeministrit Rama ,ajo eshte veprimtaria e tij ne arenen nderkombetare ,per Shqiperine ,Kosoven dhe Maqedonine.PLas po deshe ,po nuk ia mohon dot.Sidomos ti qe te gjitha kukurisjet i ke percartje.
    Nuk kam bere ndonjehere polemike me Robellin .Zoti Moderator e kam per here te pare

  22. xhake says:

    Po qe do dali gjithmone nje idiot ne momente kritike e do na beje leksione … kesaj ç’fare i thone ????

  23. Jimi says:

    Kosoves si edhe Shqiperise asnjehere nuk i kane munguar reaksionaret ! ( Po perdor kete term se nuk munde te gjeja nje tjeter me goditur per te stigmastizuar pafytyresine tende more Enver edhe pse nuk e meriton kete emer)

  24. eda says:

    Mos u merakosni. Keta jane pikerisht te kapurit nga UDB-ja Serbe. Keshtu flet edhe babai i tyre shpirteror Sali. Pune halesh.

  25. says:

    Franca po desh të mos e njoh Republikën e Kosovës është e drejtë e sajë. ,por në asnjë mënyrë s’lejojmë që franca ta konsiderojë koloni serbe territorin tonë dhe qytetarët e Prishtinës shtetas Sërb.

  26. berti says:

    A ka bërë UÇK ndonjë krim ??? Se janë dëgjuar shumë fjalë ? A ka patur burg ilegal në Shqipërinë e Veriut ?? Po z. Lulzim Basha kur do të dalë të thotë se çfarë di në realitet për “Shtëpinë e Verdhë” ??
    Sa për kryeministrin shqiptar, të mos thotë Kosova do të ndihet e tradhëtuar nga perëndimi, përderisa Perëndimi ndihet fillimihst i tradhëtuar nga Kosova islame radikale dhe përkrahëse e ISIS-it. Mos harrojmë Lavdërim Muhaxherin apo sulmin terrorist që kosovarë donin të bënin në ndeshjen SHqipëri-Izrael.
    Kosova duhet të vetëpastrohet fillimisht !

  27. Drini says:

    Nje shkrim pa esence, a argument, pa fakte vetem per te sulmuar edi ramen. Qeveria shqiptare ka reaguar zyrtarisht zoti Robelli edhe me ane te ministrit te jashtem Ditmir Bushati per ceshtjen e Haradinajt. Une kam lexuar shkrime te tjera tuajat me argumente dhe me kane pelqyer , por ky shkrim eshte bere i nxitur nga urrejtja dhe dihet se urrejtja te vret gjykimin.

  28. mali says:

    ore mos i eshte pagosur truri nga ftoma ketij palles…..

  29. dash says:

    Nuk e kuptoj nga dalin te tille ,paskemi qene populli me i veshtire ne bote…a ja hengsh vetes o torobell(i thone nga Korca) ,konfuzion, keqesi,cmire, i pakuptimte…

  30. vjola says:

    C do gje mund te jesh por , ti sala , luli nuk jeni Shqipetare .Po mencurine tende me ke e mat o tru thate .Tradhetaret e Kombit .Sic befshi ashtu e gjeteshi .

  31. Enver te ka vdeke Enveri e zoti te ndihmofte por pse te ka vdeke mendja kjo ashte fatkeqesia ma e madhe per ty.Mos i qaj hallin kaloresit pse i varen kembet.Edi Rama po ban punen qe i takon si Kryeminister i Shqiperise dhe po e ban shume mire.Merru me Kryeministrin tend atje ne Kosove.

  32. DETARI Atlantidhes @ says:

    shume komentues pyesin;kush je ti enver qe flet keshtu ,ose cfar je ti me me rradhe dhe shume llogjike jane keto reagime kur nji i quajtur gazetar apo analist,[ai e di vete se cfare roli luan] ,por po jua them une se kush eshte ky dhe te gjithe qe flasin me kete gjuhe ;
    KY DHE TE GJITHE KETA JANE NJI SKUADRILIE NE SHERBIM TE – Moskes -!

    no comment !

  33. meti says:

    Mos ja veni veshin shune se ky eshte rugovit i semure.

  34. orli says:

    O robqire(robelli)! Nuk te mora vesh a je me deshmitaret apo kunder, me Ramushin apo kunder tij, me thacin apo kunder etj.por nje gje e mora vesh:ti je nje skuth nenqire serb…..

  35. kush shan eshte i sham me liber shpie says:

    Respekte Zoti Robelli si gjithmone brilant ne analizat tuaja dhe ani mos u tut prej zagareve dhe hijenave qe sdine gje tjeter perveçse shqyerjes se kermave !!!!!! Fatkeqesi per kete komb qe njerezit e mençur dhe te urte i persekuton (shihni komentet e me siperme te lloj e lloj manallesh qe nuk sjellin argumenta ne lidhje me temen te diskutojne normalisht por agje , perveçse sharjeve dhe ofendimeve me te uleta te nivelit te rrugaçerise !!!!!!!!! Une ju falenderoj dhe njehere per guzimin qe merr per tua thene gjerat si jane realisht pa zbukurime “ornamentesh” “patriotike” siç i duan tallavaistet !!!! Faleminderit zori ROBELLI nje nga penat e shkelqyera te Shqiptarizmes .

  36. Geri says:

    Po kjo është bashkëkohore të lëshosh msg nga Facebook dhe Twitter pasi ka më shumë gjasa që të shihet nga më tepër persona..jo vetëm në Shqipëri. Donald Trump ka bërë tërë fushatën në Twitter. Po ju zoti hipokrit pse lëshoni propaganda nëpër facebukra? Pse nuk dilni në TV? Gjithsesi për njerëz si ju e rëndësishme është të thuhet diçka, por se sa pa vend e mend nuk ka rëndësi.
    Pse nuk doli asnjë politikan kosovar ta dënojë zyrtarisht këtë gjë? Pse nuk e ngre zërin në këtë rast?

  37. zgjohu shqipe says:

    O Robell o koqe,u plake dhe s’u poqe
    Keq me fol Rama Keq mos me fol.Rrugova i takon se kaluares .Edi Rama se tashmes .zz

  38. N. KITA says:

    I nderuari Enver!
    Ta them pa të keq se na ke servuar një shkrim me formë dhe brendi të dobët.
    Jo rrallë shkrimet tuaja “akomodohen” me lehtësi në faqet e gazetave tona. Para do vitesh këmbyem do mendime përmes shkresave elektronike
    dhe të këshillova që të përmirësosh cilësinë gjuhësore…Ti po vendnumëron dhe nuk ca kokën, pra nuk tregon respekt të duhur, jo më dashuri, për gjuhën shqipe. Nuk përfill rregullat gramatikore dhe natyrën e sintaksore të fjalive. Dua të besoj se shqipen e ke gjuhë të huaj intelektuale.
    Po të jesh i motivuar në punën tënde që të merresh (nga dashuria, detyra etj) me probleme kombëtare të natyrës shoqërore e politike, ahere, detyra e parë që duhesh ta zotërosh – është gjuha. Si shembull, ndoshta mbi 10 herë nis fjalinë me “SEPSE”, pa dalluar “SEPSE – n” ndajfolje nga “SEPSE – ja” ldhës. Po aq shpërfillës je ndaj rregullave gjuhësore kur e nis fjalinë me lidhësen “POR”, “DHE”. Shqipja nuk është “simotër” e gjuhëve gjermane. Ndërtimi yt sintaksor i mendimeve vuan nga sllavishtja (serbishtja) dhe gjermanishtja.
    Stili: – Ke qejf të jesh sarkastik, një edukatë e keqe resp. një ndikim i dukshëm nga shkrimet e gazetarëve serb kur kishin dhe kanë temë shqiptarët dhe Shqipërinë, ndonëse ndër ta ka edhe ndryshime evolutive pozitive.
    Të kthehemi te tema – in media res.
    Një shkrim i shkapërderdhur. Nuk e kam të qartë se cili është motivi FIJE!!!
    E nis me Ramën. Nuk e kam lexuar reagimin e tij. Nga ti mësoj se paskësh dalë i pakënaqur me ndaljen e Ramë Haradinajt në Francë dhe do atribute ndaj “Evropës” etj

    Sa për Ramën dhe sjellja ndër mend nga ana e tij e veprimeve denigruese evropiane ndaj shqiptarëve popull, ne gjithë kompleksitetin tonë historik dhe aktual. Ndoshta pohimet e Ramës nuk kanë qenë të nuancuara, ose të balancuara, është dukuri e padiskutueshme se segmente e subjekte politike në Evropë, kanë paragjykime negative ndaj nesh, resp. kanë një miqësi pa kritere ndaj Serbisë. Shembull: Nxitësi gjenocist, Sheshel u shpall i PAFAJSHËM në Gjykatën e Krimeve në Hagë! Rastësi ose në mungesë provash (fakte me vagon)? Kryegjykatësi a mos ishte
    francez?
    Precedan juridik. Ramush Haradinaj doli ngadhnjimtar 2 herë në Hagë. NUK u MSHEH!
    Juridikisht, vendimi gjygjësor për lirimin e Haradinajt ka fuqinë e PREJUDIKACIONIT dhe cdo shtet që ka marrë ndonjë dokument për ndaljen e R. Haradinajt e ka për detyrë të flakë në kosh “denoncimet” me përmbajtje penale për cka u akuzua. Franca nuk është shtet axhami e të “marr shembull” nga Gjermania etj, por ka për detyrë, juridikisht, të veprojë si Gjermania etj. Rasti aktual, kundërmon politikë të mykur.
    Ti kur flet për UCK – ën, i ngatërron fijet dhe sikur , pa vetëdije, anon nga shkallarja e armiqve tanë. Ashtu nënkuptohesh kur sarkazmon me një shqipe a lá Enver …”se në Shqipërinë e Veriut UCK – e toleruar! (!, N. KITA) nga shteti shqiptar ka MBAJTUR (!!!) N. K) burgje ilegale. ( Do që të thuash se nuk paskësha siguruar licencën e MINISTRISË së DREJTËSISË, apo jo?)
    Për mua, sigurisht edhe për Edit Ramën e për popullin shqiptar, UCK ishte formacion i vullnetarëve liridashës mendërgjegje të lartë KOMBËTARE, të nderuarit për jetë), ordinerë e maskarenj nuk janë tipikja e shpirtit clirimtar, por surrogatë.
    Ti merresh akoma me “shtëpi të verdha” e të vjella shoveniste antishqiptare. Do citoj një mjek serb i cili për shtëpinë tënde të verdhë dha këtë shpjegim: Kur dëgjoj këso shpifjesh, ndi hem i ofenduar si mjek, por edhe njeriu me një fije arsyeje e ka të qartë se organet e njeriut nuk janë PJESË KËMBIMI AUTOMOBILASH…shpresoj të kuptosh nëntekstin.
    Që një kryeministër flet nga perspektiva e EMPATISË dhe e mirënjohjes ndaj R. HARADINAJT është një gjest për adhurim. Ka caste kur gjërat duhet të emërohen me fjalë të plota, pa ezopizma dhe Rama paskësh folur shqip.

  39. PO.PO says:

    Paske qene “Torobelli” , jo “Robelli” , qe akoma dhe sot , kerkon te na shesesh Ibrahim Rugoven dhe shpuren e tij serbofile , si
    shqiptare te vertete , qe na paskan luftuar me “vetmohim” , per Kosoven ! Te flasesh keshtu , te perpiqesh te na i shesesh te zezen per te
    bardhe , do te thote qe edhe ti , ushqehesh me corben e thartuar te UDB-se ! Ne shkrimet e tua , e kam vene re , jo nje here , nje gje te tille
    por , pas viteve `90 , erdhi koha , qe sherbimet e huaja sekrete ,nuk kane me asnje pengese .Ato veprojne hapur e kembekryq , mu ne mes te
    Tiranes , pa folur per Prishtinen . Janullatosi , eshte si seli me vete e Asfalise greke , e bekuar nga idhulli yt i Vicidolit ! Jane nje mal i tere me prova , se Saliu yt (familjarisht) , vuri ne dispozicion te UDB-se nje parti te tere dhe mbushi krejt institucionet qendrore , por dhe ato lokale ,
    me felliqesirat ne sherbim te Beogradit . Lul Basha , qe ti , si burre muti qe je , e nuk thua as nje fjale te vetme per te , e ka te shkruar ne
    balle , venien e tij ne sherbim te Beogradit , qysh se ishte kamarjer ne Rinas , dhe me legjendat e spiunazhit serb,u kamuflua per studime ne
    Holande , per misione teper “speciale” ne Kosove me pas u pompua vrullshem , duke ngjitur rrufeshem shkallet e karrieres se tij politike
    e duke marre ne dore stafeten e ujkut plak te Vicidolit , per te cuar deri ne fund misionin cfaroses ndaj shqiptareve . Tash , qe Edi Rama , me gjith mangesite e tij njerezore , qe eshte normale per cdo kend , po perpiqet te ringrere shtetin e cuar buze gremines , ti egersire , qe punon per llogarite serbe , i leshohesh me dhembe Edi Rames , sepse Ai po e pengon Saliun e Lulin tat , te arrijne objektivat e vena nga Beogradi !
    Keto jane arsyet se perse e sulmon kryeministrin shqiptar , ne menyre kaq absurde dhe te eger , dhe nuk mashtron dot askend .

  40. Gjakovari says:

    O Enver je shumë i vogël ta kritikosh Edi Ramën. Për moment Rama është timoni i shqiptarisë, bashkuesi dhe më i besueshmi, siq u pa edhe në takimin që pati me përfaqsuesit e shqiptarëve të Maqedonisë. Mos u merr me Ramën sepse do të dështosh dhe do të kthehesh në gazetaruc…

  41. sali says:

    Keta Kosovaret kane mbetur shume idiote. Le keta gjoja analiste,pika qe sju bije

  42. durrsak says:

    Ka faj Rama qe foli. Mos te flasi fare, le ti zgjidhin vete punet e tyre.

  43. Mentari says:

    Edvin Rama eshte djali Biollogjik I Janullatos.Ju Kosovaret dhe te gjith sqiptaret e tjere akoma ore Gomare nuk po e kuptoni se ai Djali Biollogjik kur erdhi ne krye te qeverise te Albanistanit shkoj ne Turqi dhe beri “Betimin” se gjoja ai ishte “Partneri” Strategjik I Turqise (Shumica e shqiptarve eshte kurse ai ne fakt nuk eshte) dhe me vone po ne te njejtin Ajroplan ndaloj ne Greqi dhe beri te njejtat Deklarata jashte zyres se Kryeministrit Grek ,kurse mbrenda Zyres se tij beri planet per shkaterrimin e Kombit shqiptar.Keta dihen dhe vetem nje Naïve nuk mund te kuptoje djalin e Janulles.Tani Cprisni ju nga ky Grek me pashaporte shqiptare,akoma ju injorantet dhe idiotet keni besim tek ky Djali Eksentrik I Janullatos(Grekerve) Ky hale nuk duhej vendosur ne asnje zyre shqiptare si punonjes I saj dhe jo me te vihej ne krye te qeverise .E ke degjuar ndonjehere te bej ndonje deklarate kunder Detit shqiptar qe e ka marre dhe po e shfrytezon Greqia? Shqiptaret Demokrate e njohin shum mire djalin e Janulles (Grekerve) vetem mbeturinat Boshevike shqiptare votojne per djemt e Janullave (Grekerve) na I bien ne krye te qeverise shqiptare sepse jo se keta nuk e kuptojne por keto skerbythje jane qelbesirat korruptuese qe ka ky vend dhe per patriotizem keto te hane mutin kurse per korrupsion keta shesin nenat tyre.Mbajeni djalin e Janulles ne krye te shtetit shqiptar o antishqiptar.zoti ju denofte per mbeshtetjen e antishqiptarve qe i beni kesaj shqiperie dhe ketij kombi.

    1. Crusader says:

      Po te ishte djali i Janulles, nuk do ishte projektuar si kryeminister nga Masonet e Frances. Masonet kane nje kusht per kete. Duhet te tregosh me fakte te kryera qe mund te besh Pedofilin apo Homon. E kane si pagezim te djallit, per mortjet qe duan ti emerojne ne politike. Kjo vlen edhe per Sali Berishen e 90-es e turlirat e tjera, qe presin ne radhe adetin e kryeministrise apo per tu emeruar ne poste te larta, ne te ashtequajturen “Republika e Shqiperise”. Investigoni me kujdes te kaluaren e Rames ne France, dhe do te gjeni gjera horror, qe nuk do te mund ti besoni. Prandaj ti djale i mbare, kot i bie ne qafe Rames, sepse te gjithe ata ne politike jane thjesht vegla, dhe kane kaluar e pagezuar nga ajo dere me siper.

  44. artan says:

    Fajin e ka Rama qe del ne mbrojtje te Kosoves dhe kosovareve. Leri te hane njeri tjetrin keto njerez te trashe me gjak serbi.

  45. rob says:

    A e ke idene si behet politika o Robe? Shko e prishu me Francen, me Britanine, me Ameriken qe erdhi e te cliroi dhe pastaj mer breket e ik ne Zvicer si ty.

  46. Dranja says:

    Ore, pse i trashni kot gjerat! Nuk eshte veper kjo, as e Frances dhe Serbise, por e FBI-se. Nuk e linte njeri Ramushin te shkoje ne ceremonine e Washingtonit ne 20 Janar. Ndaj them, kush qe ai djall qe ja mbushi mendjen dhe i dha ftese per atje Ramushit? Ketu do jemi, aty nga 25-30 Janari Ramushi eshte ne shtepi. E gjeti te uruarin ajo qe gjeti Ballist Morinen para se te vinin Serbet ketu per t’u ndeshur.
    Ne kete rast, udheheqesve Kosovar duhet tu behet e qarte, se eshte ndryshe te veprosh ne lufte dhe ndryshe ne paqe. Si rregull njerzit qe dine te bejne luften, nuk marrin pjere ne berjen e paqes. Ose me sakt, mund te behen pjestar te forcave te ruajtjes se saj. Ramushi duhet ta dinte, se ne Washington mund te shkoje per ndonje nevoje te Pentagonit, por jo te Departamentit te Shtetit. Sa per ato qe brockullit Rama, ato jane thjesht per te bere tym dhe fshehur te verteten. Ose ngaqe nuk rri dot pa folur per gjithcka. Por me shume ka mundesi e para.

  47. agim says:

    Analiste dhe analize komplet pro Serbe dhe shume e verber,me vjen keq per kete shokun Enver si pa nivel dhe i paguar me dinar,keqardhje nese shkel toke shqipttare dhe nuk e permbyse.

  48. vaso says:

    Me “pajtimin Shqiperi-Serbi ” c’do behet valle tani?

  49. 123 says:

    Ooooooooooo… edhe Dranja ????!!!!!!!!
    Hahahahahahahahh
    A te kam thene moj halla Drane,
    Mos e kruaj bythen me krane,
    Se ben te zezen e vehtes tane !!!!!!
    Kruaje, se gjak do te te dale dhe keto die dimri nuk te ben fajde asgje!
    Ruaju edhe nga temperaturat e ftohta!!!!

    1. Dranja says:

      Ju e teproni me kercenime. Une as ja kam dashur dhe as ja dua te keqen askujt. Edhe ate qe thash, jo se dua te fyej njeri, aq me teper Ramushin, te cilin e respektoj si cdo shqiptar, per gjithcka ka bere ne te mire te vatanit. Por ju doni dhe e shtermbroni thelbin e komentit tim. Sidoqofte, ndjej se gabova rende Kur nuk ke pula, nuk ke pse ben shshshshshshs. Kercenimi juaj e ka edhe kete te mire….

  50. emigrante says:

    Ti more palo gazetar, ne vend qe te mledhesh forzat e mendjen bashke me armaten e atyre qe qojne uje ne mullirin e serbit ,te bashkoni penat kunder Serbise e atyre qe i bejne tifozllok luftoni me njeri tjetrin . E aq me keq kerkoni te veshni me faj kete ane te Shqiperise qe ju priti ju hapi dyert ju dha buke ,ju dha perkrahje ne cdo tavoline nderkombetare. Po ju jeni buke shkale dhe te pabese. Kerkoni te futni ne sherr njeri tjetrin ,beni sic bene ne Maqedoni dhe ju ,te pakten sa per syte e botes, se ne shpirt shifni interesat tuaja te ngushta. Ndoshta Haradinaj eshte nga ata me te ndershmit ,kete se di ,por kur e kerkojne kaq shume nje frike sebi e ka. Mos ngaterro Ramen qe ka ditur ta perdor diplomacine ne politiken e jashteme me gabimet e shume parardheseve . Ndoshta ka edhe difekte po jo deri aty sa te shkruash ti o palo gazetar qe ai perdor brockulla. Une ndjehem krenar qe kryeministri i vendit tim te pakten ka ditur te perdor nje diplomaci europiane per ceshtje te rendesishme. Kerkoni ta ndihmoni aty ku duhet e ta luftoni ne gabimet e tij.

    1. B. K says:

      EMIGRANTE, pallohu me bukë e mos pëllit urrejtje ndërshqiptare….!

  51. Ben Dibrani says:

    Kokrra e legenit je treguar shoku Enver. Tradhetaret duan plumb kokes, kjo eshte drejtesi dhe cave si puna jote qe duan t’i mbrojne, duhet me ja mbyll gjyrykun. Nje turp i vertete ky sulm I drejtperdrejte ndaj Rames dhe indirekt ndaj Haradinajt. Me vjen mire qe Shqiperia edhte bere ferr per tradhetaret dhe me vjen keq qe ca maskarenj ndosin opinionin. Ti i jep te drejte Serbeve se do te hakmerresh ndaj Haradinajt se ka hqur qafe ndonje te dashurin tend. Nuk je nga ata qe flene me mullixhiun per inat te vjehrres, je nga ata te ekipit te mullixhiut.

  52. ..... says:

    TI robell , para se te diskutosh EDI RAMEN kryeministrin e SHQIPERIS ben mir qe ti me shokete tu kur te vij kryeministri jon ne kosov rrespektoeni te pakten siç rrespektoni kryetarin e grupit parlamentar serb asak me shum ne kosov,kur erdhi ED RAMA ne kosov ne parlamentin tuaj , paria jote e rugoves doli nga parlamenti thjesht per ta ofenduar ate , kur foli ne emer te kosoves u çuat ju punojsit e ish UDBse dhe sot te shebimit serb dhe bet namin pse kryeministri RAMA futi hundet ne punet tuaja , tani çfar mutin do o idjot nga kryeministri jon , a po iken te pirdhesh ti bashk me rraumushin dhe te na lini rahat , para se te keputeni ne byth per ramushin ndimni ata ushtaret e UçKse krenarin e kosoves qe rrin rrugve ne kosov, se nuk kan as nje ndim nga shteti kosoves as buk te han nuk kan , rramushit vetem keshtjella i kushton sa fondi veteranve t luftes se kosoves, ju plerat dhe ish spiunet e UDBse bashk me rugoven tuaj dhe me ballistat kosovar te farkut beni pall sot , dhe nuk lini rahat as kryeministrin ton ju mostrat e shtypit te kosoves seç jeni nja dhjet vet , qe plus qe nuk keni as tru as intelekt kerkoni te msoni kryeministrin ton qe me shum se ju gazetaret dhe analistet e kosoves i di vetem bytha vet , gzetar qe me shum mendoni serbisht se SHQIP.

  53. Bardhi Tolabi says:

    Jo bre,ky nuk eshte Robell,por eshte Torobell,i themi ne nga Korca.
    Me ke jeni ju zoteri Torobelli,jeni me Kosoven apo Serbine.Me keto qe ju shkruani,dukeni qe jeni ne sherbim te Serbise,sepse “paraqisni” fakte te cilat argumentojne e justifikojne arestimin e Haradinajt,venien e Kosoves ne te njejten pergjegjesi si te Serbise,per terrorin e ushtruar prej saj ne Kosove….Cfare kerkoni te thote me shume Edi Rama ne “emrin tuaj”,sepse kur foli me Vucicin,ju sulet dhe i thate se nuk e ka tagrin te flase ne emer te Kosoves?Kur ju i “ditkeni” te gjitha keto “krime” te kryera prej udheheqesve kryesore te UCK-se,si paski shpetuar pa u vrare prej tyre,sepse ju ne kete shkrim “argumentoni”,vrasjen e deshmitareve qe kane dijeni per krimet e tyre?
    Po ike more,Torobell,shko ne Beograd,sherbeju prej andej Serbeve dhe mos e qelb Kosoven kreshnike,mos demto maredheniet vllazerore te Shqiptareve me vellezt e tyre te Kosoves.Shqiperia dhe Shqiptaret,hapen dyert per rreth 800 mije vellezer e motra te Kosoves,kur Serbet e Milloshevicit,kryenin terror dhe genocid ndaj tyre,sepse e duan Kosoven dhe Kosovare,sepse jane pjese e trruallit etnik Shqiptar.Por kjo nuk perjashton mundesine e pasjes ne gjirin e Kosovareve te felliqesirave si ty qe ja kane dhene shpirtin djallit ,Serbise…

  54. analisti says:

    O …..,cfare je ti mor legen,po ku ke byth dhe mendje ti analizosh veprimet dhe dhe aftesite e Rames,po kush pret prej teje qe ti ti dalesh per zot shqiptarve,e vetmja gje qe mund te besh ti eshte ajo qe ke bere gjithmone,ti sherbesh serbeve dhe bashkepuntorve te serbise si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove,po shyqyr qe ty dhe shokeve tuaj nuk u a ven kush pullen,dhe mendimet e qendrimet as nuk kane pike influence ne popullsine mbare Shqiptare.Ky eshte turpi juaj.

  55. Asus says:

    Kaq I domosdoshem eshte ky Haradinaj per politiken kosovare me gjithe keto andralla? Ky I mjer me shume eshte marre me gjyqe se me partine apo parlamentin. Akuzat dhe gjyqet kane konsumuar Jo vetem Haradinaj po konsumi i tij po shtrihet ne tere shoqerine shqiptare. Do ishte mire qe Haradinaj te dorehiqej nga politika dhe politiken ta bejne ata qe nuk kane ngarkesa te tilla. Ka nje rregull, te pashkruar po te aplikuar nga shoqerite e zhvilluara se ata qe bejne luften nuk mund te bejne edhe paqen. Kete e treguan anglezet me Curcillin qe kur mbaroi lufta nuk e zgjodhen per kryeminister. Ne si shoqeri e prapambetur i duam ne qoshe per deri sa te vdesin. Jam I sigurte se edhe perendimoret nuk ndihen mire te presin e bisedojne me nje politikan problematik si Haradinaj. Me problemet, dhe sfidat qe ka kosova, te meresh me Haradinaj eshte harxhim I panevojshem kohe. Ai vet duhet te hapi krahun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *