Deklarata e partive shqiptare në Maqedoni, Rama: Hap historik!

rama-30-696x504Kryeministri i vendit Edi Rama ka përgëzuar partitë shqiptare në Maqedoni mbi deklaratën e përbashkët që kanë vendosur për ndërtimin e qeverisë së re.

Rama ka thënë në rrjetin social Facebook se shprehja e vullnetit të përbashkët përbën një hap historik.

“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie.”-shkruan Rama.

Në tryezën e diskutimeve u ulën partitë “Bashkimi Demokratik për Integrim”, Lëvizja “Besa”, “Aaleanca për Shqiptarët” si edhe “Partia Demokratike e Shqiptarëve”.

Deklarata e përbashkët sjell 7 kushtet kryesore që këto forca politike vendosin për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve elektorale më 11 dhjetor 2016. A.D

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...