Deklarata e partive shqiptare në Maqedoni, Rama: Hap historik!

7 Janar 2017, 15:24Politika TEMA

Kryeministri i vendit Edi Rama ka përgëzuar partitë shqiptare në Maqedoni mbi deklaratën e përbashkët që kanë vendosur për ndërtimin e qeverisë së re.

Rama ka thënë në rrjetin social Facebook se shprehja e vullnetit të përbashkët përbën një hap historik.

“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie.”-shkruan Rama.

Në tryezën e diskutimeve u ulën partitë “Bashkimi Demokratik për Integrim”, Lëvizja “Besa”, “Aaleanca për Shqiptarët” si edhe “Partia Demokratike e Shqiptarëve”.

Deklarata e përbashkët sjell 7 kushtet kryesore që këto forca politike vendosin për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve elektorale më 11 dhjetor 2016. A.D

9 komente në “Deklarata e partive shqiptare në Maqedoni, Rama: Hap historik!”

  1. adi says:

    1 pyetja kam une
    po nese dhe partite maqedonase behen bashke si vete kjo pune??????

    1. Projekti says:

      Partite maqedonase nuk behen bashke (Eshte njesoj sikur ne Shqiperi te formojne koalicion PS dhe PD). Nqs do te ndodhte kjo, maqedonasit do ishin qeverises (pozita) te Maqedonise ndersa shqiptaret opozita. Kjo do te shkaktonte perplasje etnike ne Maqedoni pasi aty ku hyn interesi politik edhe ndjenjat patriotike dhe ndergjrgjsimi forcohen.

    2. aqif tahipi says:

      Nese behen bashke maqedhonet ,atehere ky eshte momenti per ndarjen e maqedonise dhe bashkimin e pjeses perendimore te saj (gjysma e maqedonise ) me token ame,Shqiperine.

      1. adi says:

        kur paska qene kaq e lehte
        pse nuk e bene deri tani nderkohe qe zeshkani obama ishte president apo priten trump_in????
        apo deri tani kane qene tradhetare ?????
        edhe qeni im ka me shume inteligjence!

    3. kopani says:

      Parti te Maqedonase te gjendur perballe nje alternative te tille detyrimisht do mblidhen do diskutojne dhe do gjykojne ne se kane me shume gjera te perbashketa qe i bashkojne apo mos marveshje e mirkuptime qe i ndajne .Ne se jo , kjo gje qe do ta shpejtojne shperberjen e maqedonise si shtetit .

  2. Faro says:

    I lumte Edi Rames qe i bashkoi ne nje mendim.
    Pse nuk e mori kete hap kaq te rendesishem asnje qeveritar tjeter?
    Po mediat perse nuk e nenvizojne kete dukuri si merite te qeverise Rama?

  3. tema says:

    Urime per bashkimin e partive Shqipetare , por me cilen dk te qeverisin ,me Zajevin apo Gruevskin ??

  4. Relax says:

    Mendova se lajmi nuk eshte i vertete,por ja qe nuk e qellova,kete pune e beri Edi Rama,i lumte.Te shpresojme qe punet do shkojne mbare,te shohim sa te sinqerte do jene lideret shqiptare.Edhe nese partite maqedonase behen bashke nuk mund te kete qeveri pa shqiptaret.

  5. Ti je kaur,haje derrin megjith bisht says:

    Pyet janullatusin se ta shpjegon ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje