Dëshmitari i ‘Shtëpisë së Verdhë’ dhe Dëshmitari i Jehovait

KIMETE-BERISHANga Kimete Berisha

1. Lulzim Basha e ka mizën pas veshit, prandaj i telefonoi bashkëshortes së Ramush Haradinajt (për ta pyetur qysh është Ramushi).

Shkaku është se sa herë përmenden dosjet e ushtarëve të UÇK-së, Lulzim Basha (pëshurret n’tlina), se i kujtohet kontributi i tij i madh në ‘ndërtimin’ e ‘Shtëpisë së Verdhë’ dhe puna e tij gjigande kundër luftës së UÇK-së!

Jose Pablo Baraybar, bashkë me Lulzim Bashën janë të parët që kanë hapur dosjen e ‘serbëve të humbur’ tek ‘Shtëpia e Verdhë’ në Burrel.

Për të zbuluar ‘krimet’ e UÇK-së, Lulzim Basha plus ka vënë në dispozicion të hetuesisë talentin e tij për aktrim, ku së bashku me Jose Pablo Baraybar, u janë prezantuar qytetarëve si inxhinierë që kanë për qëllim të ndërtojnë një rrugë.

Gjatë bisedave me qytetarë, siç ka treguar Pablo, ata kanë bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK-së.

Qëllimi kryesor i hetimeve të tyre ka qenë varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ata ‘kishin’, ishin ‘trupat e serbëve të Kosovës’.

Dick Marty flet gjithashtu për këtë ‘gjetje’ të hetuesit, përkthyesit, detektivit, Romeos së OKB-së, Lulzim Basha.

Lulzim Basha plus ka spiunuar prokurorin shqiptar, i ka treguar hetuesit ndërkombëtar Jose Pablo Baraybar se prokurori shqiptar (që i ka shoqëruar) i ka mësuar dhe udhëzuar shqiptarët se si të përgjigjen në pyetjet e tij për ‘Shtëpinë e verdhë’!

2. Dëshmitari i Jehovas, presidenti i Kosovës, ditën kur u arrestua Ramush Haradinaj tha se ‘nuk ka faj politika për dështimin e drejtësisë’ por tha se ka faj ‘vrasja e dëshmitarëve’, që, sipas tij, do të thotë se sikur të mos ishin vrarë 12-të dëshmitarë të mbrojtur ‘askush prej shqiptarëve nuk do të shpallej i pafajshëm’!

3. Me një fjalë, më shumë se Serbia, janë vetë shqiptarët ata që i kanë bërë dosjet shqiptarëve.

4. Ahmet Isufit thuajini se lëre që s’bëhet nami nëse ‘nuk lirohet Ramushi nga paraburgimi’, por pak kush është ngushtë për të, m’sa për Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin, të cilët akuzohen për krime që nuk i kanë kryer, dhe ja shqiptarët ‘sa po munden po hanë pite prej mërzie’!

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...