Ej, me ngadalë, nuk e arrestoi Rama, Ramushin

7 Janar 2017, 17:43Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Ndalimi i Ramush Haradinajt në aeroportin e Muluzës dhe vendimi i gjykatës së Kolmarit për ta mbajtur atë përkohësisht të burgosur, po shndërrohet në një debat, sa provincial, aq edhe të shpifur në Tiranë. Ndërsa lideri i AAK, dy herë i gjykuar në Hagë,  jo se ka luftuar përkrah NATO-s kundër Serbisë, por për krime lufte gjatë kësaj periudhe, gjendet akoma pas hekurave, këtej nga ne ka nisur një fushatë fshikulluese kundër kryeministrit Shqiptar, Edi Rama.

Ai është vënë në akuzë si njeriu që më shumë se kushdo tjetër ka vizituar Beogradin; Si politikani që ka vendosur një lidhje të ngushtë më Aleksandër Vuçiçin; Si lideri që ka bërë disa herë ftesë që marëdhënia mes serbëve dhe shqiptarëve të kishte një fund të lumtur si ajo mes francezëve dhe gjermanëve; Si strategu që ka këmbëngulur në rrëzimin e mureve që kemi trashëguar nga e shkuara.

Rasti fatkeq i Haradinajt është shfrytëzuar këto ditë në mënyrë të paskrupullt, për ta paraqitur Ramën si një delirant të gënjyer keqas nga Vuçiçi, si një kukull në duart e tij, si një politikan që për shkak të show-t që do të japë ndërkombëtarisht, po i lejon serbëve eklipsimin e problemeve të Kosovës.

Këto reagime u bënë edhe më të forta pasi kryeministri serb u shpreh pro ekstradimit të Haradinajt në Serbi dhe pro kërkesave të drejtësisë së vendit të tij.

Në shtypin opozitar dhe mes kritikëve të tij, këto deklarata u u trajtuan njësoj sikur ato të ishin bërë nga miku personal i Ramës dhe jo nga shefi i ekzekutivit të një shteti me të cilin Ramush Haradinaj ka qenë në luftë.

Por, më shqetësuesja është se kjo frymë dhe ky shfrytëzim i paskrupullt i një ngjarje që arrin të emocionojë shumë shqiptarë andej dhe këtej kufirit, nuk qe fryt vetëm i analistëve sharlatanë, apo i mediave partizane. Ai ka një frymëzim edhe nga opozita zyrtare. Këtë e pohoi me gojën e tij Lulzim Basha, i cili pas bisedës që pati me bashkëshorten e Ramushit, Anitën, kërkoi publikisht që “dorëzimi i Ramës para qeverisë së Sebisë dhe Vuçiçit duhet të marrë fund”.

Dhe po të dëgjojë të gjithë këtë kor të akorduar në ç’akordimin e tij, gati- gati të krijohej përshtypja se fajtor për prangosjen e ish luftëtarit të UÇK-së, ishte Edi Rama.

Askush nuk kujtohej të thoshte se pavarësisht se kush ka qenë kryeministër në Tiranë, Serbia ka ndjekur po të njëjtën politikë kostante ndaj njerzve që kanë luftuar me armë kundër Millosheviçit dhe që akuzohen se kanë kryer krime kundër civilëve. Se e njëjta ngjarje do të përsëritej po njësoj edhe sikur Edi Rama dhe Vuçiçi të ishin armiqtë më të mëdhenj dhe të mos kishin shtrënguar asnjëherë duart mes tyre. Se ky fat mund ti takonte kujtdo që është akuzuar nga Beogradi, Karla del Ponte, apo Dick Marti edhe sikurse Rama mos të kish folur asnjëherë për ripërsëritjen e modelit franko – gjerman dhe rrëzimin e mureve të së shkuarës.

Pra, këtu problemi nuk është tek Rama.

Duke qenë personalisht një nga njerzit që mendoj se kryeministri i Shqipërisë nuk ka bërë asnjë gabim, as në marëdhënien me Vuçiçin dhe as në deklaratat për Serbinë ( me përjashtim të pjesës së ekzagjeruar të showman-it që ai e ka po aq të domosdoshme në çdo hap që hedh, njësoj si ajri që thith dhe si buka që ha), kam bindjen se kjo fushatë Edi Ramën nuk e dëmton aspak.

Por, për fat të keq, ajo është një nga ato përpjekje që diskrediton besueshmërinë e kundërshtarëve të tij.

Së pari, ajo vizaton një opozitë që shfrytëzon në mënyrë të paskrupullt gjithçka, vetëm për të mbajtur të ngritur në mënyrë artificiale tensionin politik.

Dhe mbi të gjitha, dëmi më i madh i fushatave të tilla të paprincipta është se ato zhvlerësojnë kritikat reale ndaj Ramës.

Shefi i rilindjes, në këto vite qeverisje, ka plot krime dhe mëkate për të cilat mund të vihet me të drejtë me shpatulla për muri. Jemi shumë ata që e kemi etiketuar njëzëri, si kleptokratin e koncesioneve skandaloze, si pengun e kriminelëve dhe oligarkëve, si varmihësin e demokracisë në PS, si kryeministrin që e mbushi vendin me hashash dhe burgjet me fakirë.

Prandaj, për të skicuar një portret më të errët, për të krijuar një frymë kundër tij, nuk ka asnjë nevojë ta akuzojmë edhe si fajtor për bugosjen e Ramushit.

Argumenta të tillë Edi Ramës i bëjnë nder.

Ato në vend që ta baltosin, vetëm sa relativizojnë akuzat ndaj tij. Ato në vend që ta nxijnë, vetëm humbasin besueshmërinë e kritikëve, duke i vënë në rolin e njerzve që i janë qepur me bukë në trastë edhe atëhere kur nuk ka faj.

Dhe Edi Rama ka mbi shpinë aq faje, sa nuk ka nevojë ti vihen dhe prangat e Haradinajt. (Lapsi.al)

24 komente në “Ej, me ngadalë, nuk e arrestoi Rama, Ramushin”

  1. eli-tiv says:

    ….si nuk thua qe basha eshte kriminel…?? kriminel eshte ai qe vret…e pastaj ai qe shet vendin…vjedh….bushat je mbeshtetja e nje krimineli te konfiguruer plotesisht…e si pasoje je edhe ti nje kriminel ne tentative…Sa per hashashin deri sa Europa na thote qe monitoron situaten…es eshte me mire e shume mire kur saliu&basha drejtonin republiken e lazaratit….edhe njehere bushat…je potencial si vrases..

  2. ben says:

    O zot cfare mendje kane politikanet e mbaruar te PD-se,dhe si i fryjne gazetarucet albanistanas temave idiote,qe i bejne hartime me mbush faqet e mediave.E tmerrshme ne cfare niveli jane politikanet dhe media.

  3. Lili says:

    O idiot i albanistanit,eshte detyre e Shqiperise me kerkuar cdo dite ne cdo instance shfuqiimin e ketyre fletearresti.
    Nuk kritikohet Rama si njeri per miqesine e tij,po Rama kryeminister qe nuk beri hapat e duhur per keto shfuqizime…

  4. Raimond vlonjati says:

    Kur kexon ket artikull bajat , te kujtohen kryeartikujt e Zerit te Popullit qe i benin furca duke justifikuar budalleqet e politikes komuniste

    Ne fakt ky Bushatlliu nuk ka dhe aq faj , sepse ky esht niveli i tij : nje Medioker mizerabel

    Faji i Ranes esht ketu :… Rama ben lojen qe ne Vlore e quajne :… Jam shejtan , sjam shejtan

    Seose Rama ben sikur e mbron Ramushin duke bere ca hartime qesharake oer tu hedhur hi syve shqiptareve

    Nderkaq qe Rama duhet urgjentisht te futet ne negociata me Qeverine Franceze duke kerkuar lirimin e menjehereshem te Ramushit , dhe ne te njejten kohe te dergoj note proteste tek te gjitha qeverite kryesore te BE dhe tek United States , por edhe tek Gjykata e Larte e Hages

    Dhe biles Rama duhet te kercenoje Francen me largimin e Ambasadorit francez

    Shto pastaj qe nisur nga miqesia qe ky ka me Vucic duhet ti kerkoje ketij te fundit te pushoje ceshtjen e Haradinajt , ndryshe nderpriten gjith lidhjet midis tij dhe Vucici

    Pra sic e shef o miu i Bllokut , Rama ka shume ne dore per te mbrojtur Ramushin por nuk e ben ,…..

    Nejse Trump po vjen ne pushtet ….

    1. loreta says:

      o Raimond, vendos kandidaturen per kryeminister se erdhen zgjedhjet! Kur Rama denonconte serbine dhe i thosh te njohe Kosoven, apo Trebçe nuk mund te vije ne Beograd, ju trimat e Saliut andej dhe ketej u hodhet e thate se Rama po nderhyne ne çeshtjet e brendeshme te Kosoves! Absurde, si jeni vete. Tani thoni qe Rama duhet te “ulurije” te liroje Ramushin ! Rama po ndjek nje politike shume europiane, por dhe kombtare. Kush ka sy le ta shikoje, te tjereve le tu pellcasin syte.

      1. Raimond vlonjati says:

        Rama duhet te futet urgjentisht ne negociata me qeverine franceze dhe me Vucic per te liruar Ramushin

        Nga ana tjeter ne te njejten kohe Rama nepermjet kanaleve diplomatike duhet te kerkoje mdihmen e Gjermanise , Britanise dhe United States qe te bejn presion mbi qverine franceze per te liruar Ramushin

        Por Rama ben hartime per tu hedhur hi syve shqiptareve

        Ka shume ne dore per te bere Rama se ne jemi anetar te Natos dhe shtet i njohur , si dhe Rama ka miqesi oersonale me Merkel , Hollande dhe Vucic , por nuk i shfrytezon

        Me nje fjale Rama e ben kaurce . E kupton apo jo o tope ?

        1. Edi says:

          Fshatari nga llalatundi te qifshin kauret gjitfe cke

        2. Edi says:

          O fshatar NGA llakatundi hiqe ate emer NGA shkrimet e tua se ti sje vlonjat o bythqir i llakatundit mgj se fshatar ngelesh tere jeten ceprati risilia te…..

    2. Edi says:

      Te qifte trumpi e gjithe lakatyndi edhe ceprati

  5. salikomunisti takohej fshehurazi me sllobodanin,shiste hapur(dhe e pranon boterisht) arme dhe nafte sllobos kunder ramushit e uck,dhe quhet skenderbeu i mamurrasve.
    Ndersa rama takohet hapur me vucic dhe ja perplas cdo gje ne sy dhe mbron te drejtat e nje vendi dhe te nje populli si askush tjeter me pare ,dhe prap se prap na qenka fajtor.
    ky popull ka ik per lesh dhe nuk shikon asgje pa syze partiake.

  6. Bambi says:

    Ore, pse ka frike ky Ramushi nga gjyqi. Ne se eshte i paster, pse nuk paraqitet atje dhe t’ua hedhe gjithe provat poshte prokuroreve serbe. Le ta beje sic e beri Dimitrovi ne gjyqin e tij, ku me mencuri dhe fakte rrezoi cdo prove te fabrikuar.
    Ne se e ka “mizen nen kesule”, kjo eshte pune tjeter…

    1. Lugati says:

      o shoku ati mikut jeton ne ket bote ajo???????e kane gjyku dy here e ka dale i pafajshem ca te bojme tashi ta gjykojne per dite?????????o Bamba hiq dore ka alkoli vllai

  7. FAKT says:

    Ky idioti sllavokomunist sa here qe flet per ceshtje te Kosoves ja fut kot dhe del kaush si karabush qe eshte.Karabush per keto tema nqs. do ti shtjellosh duhet njehere qe te dalesh nga rrenjet jugonostalgjike .Mund te te permend se paku tre teza tuaja lidhur me ceshtje te Kosoves ne raport me Shqiperine kur ke pasur nje gjykim fare “miop” dhe te ulet qe skrahasohet me ate qe gjoja pretendon se je me zhurmen qe krijon ne boten mediatike shqiptare.

  8. Ysh says:

    ceshte ky perdorim i “ej”
    kujt po u flet ti idiot kafshëve që shkruan “Whoa, (ej) …..
    iken për lesh këta të pabalancët

  9. Ysh says:

    ceshte ky perdorim i “ej”
    kujt po u flet ti idiot kafshëve që shkruan “Whoa, (ej) …..
    iken për lesh këta të pabalancët .

  10. shvejk says:

    Quhet SHQIPERI jo Albanistan , Ndrysho emrin e sateme o kelysh kurve jo emrin e Nenes tone.

  11. aqif tahipi says:

    Or Andush pordhaci ,na knoqe me propaganden pro lylit .Si rrace propagandisti qe je ,nje fjali gjoja pro rames e permbyt me enumeracione te vazhdueshme ,per vizitat demoniake te rames ne serbi ,per krimet e rames etj etj. Or shqups , pseudoprovat per kete urdherarrest mesa duket jane te njejta me ato te “shtepise se verdhe ” ,te cilat na i ka hartuar kundershtari i uck ,dick(kari) marti .Por me duket se bashkepunetor me dickun ishte edhe lyli jot apo jo ?? Apo thuaj ,per ju propaganduesit e shqupit taktika me e mire eshte sulmi dhe genjeshtra ??

    1. Palla says:

      Or ti shvejk, je i tani budall bre burre, naj ba majre me mos komentue gje. Ushtri shvejk, kapter i pjernum. Zoti eka me na shpetue prej shvekave.

  12. vjosani says:

    Si nuk mesoi ky njeri te shkruaj nje artikull shqip pas kaq vjetesh. Cfare mjerimi. Shqipja e tij eshte lemeri…Pika e zeze!

  13. Relax says:

    Lum ajo nene shqiptare e lum ai baba shqiptar-Aneta dhe i ndjeri Kristaq Rama,qe kane lindur kryeministrin Edi Rama.

  14. Dranja says:

    Ore, do i therrisni mendjes ju , apo si e keni hallin! Ne 20 Janar ne Washington zhvillohet ceremonia e marjes se detyres nga Presidenti i ri zoti Tramp. Masat e sigurimit per ceremonine jane te jashtezakoneshme. Ramushi eshte njeri i dyfekut. Kush dreqi ja dha ate ftese atij per te qene atje? Thjesht e muaren ne qafe me kete qe i bene. Po ka burre nene qe lejon Ramushin te marre pjese ne nje ceremoni ku jane te ftuar udheheqesit boteror? Ai te tremb kur e shikon., Apo doni qe ti bjere te fiket Melanise…..Thirrini mendjes dhe mbylleni kete muhabet.

  15. Lennard says:

    Je kthyer ne nje gazetaruc pa BYTHE .I a ke fut kot.Duhet ne kete rast te merresh me Lul Perkthyesin dhe me zarbot UDBashe ne seline e SHQUP-it

  16. grag says:

    Endi ! Prape langaraq!
    Me i drejteperdrejte! Gjithe ai shkrim per te vene ne dukje se “Shefi i rilindjes… ka bere krime? …ka mekate”, mik personal i Vucic, peng kriminelesh, varremihes i demokracise” (pa prova, sipas mendjes tende te mjere dhe shejtane qe abuzon me profesionin). Psh nga e di ti qe Rama eshte mik personal me Vucic? Po ta kishte mik, psh s do ti thoshte gje Vucic per Trepcen qe i takon Kosoves, s do ti thoshte asgje per pavaresine e Kosoves (harrojeni kosoven-eshte shtet i pavrur – u tha Rama), as do te tallte bythen duke i thene Vucicit Sander dhe qeshte gjithe Beogradi,etj. Dakort i ke dhene fjalen Atij(SB= ‘demokratit” kriminel qe beri krimin e 21 J ku desh ta futi sa krahu si “komplotist” , qe po te mos qe 24 news nuk dihet a do te shkruaje sot). Po nejse, te pakten mos beje shejtanin dhe te “zgjuarin”, gjasme po i del ne mbrojtje Rames, dhe nga ana tjeter ja fut sa krahu me ato termat e mesiperme. Ti e di mire se po tu kthye Rama ta bene me keq se Tos nano qe te nxorri nga lokali. Me qe ra fjala Tosi si eshte?) Sepse Rama per ironi kur u fut ne politike ishte me karazmatik se Trump. Dhe instiktet …mesa di une flejne por … po u zgjuan, atehere te duhet shume pune shume shkrime pa vlere per ta kundershtuar. Rri or cun rehat, mos u merr me maskaralliqe! Megjithate ndoshta mire bene se perdite soji i juaj po i shton votat Rames dhe LB spo kupton i ziu. Hajt se flasim edhe njeher ne Qershor.
    Rama behu sic di vete … si EDI dikur!

  17. ANDI says:

    bushati si nuk ke guximta thuash te verteten o i gjor , imjere lepires, po cfare analisti jeni ju ore ,,,, basha beri dosje dhe shpifje per UCK, e cka eshte me e keqja e thirri ANITEN NE TELEFON DHE I THA SE MOS U MERZIT PER RAMUSHIN SE ME KE MUA,,,,,,,,,,,, IDIOT A I E BERI KETE DIHET BOTERISHT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje