Mourinho mbështet formulën e botërorit që favorizon kombëtaret e vogla

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

mourinhoPresidenti i FIFA-s, Infantino, u shpreh pak ditë më parë se do të rrisë numrin e kombëtareve për të luajtur në një kampionat botëror, duke e çuar në 48-të ne boterorin e vitit 2026.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, ky sugjerim i numrit një të FIFA-s ka pasur shumë kundërshtime dhe aprovime, por është një projket që me shumë mundësi do të aplikohet në vitin 2026-të.

Kjo i jep shumë mundësi disa kombëtareve të vogla që nuk kanë marrë asnjëherë pjesë në një kampionat botëror, dhe në listë është dhe kombëtarja shqiptare e cila me këtë aplikim do të ketë shumë shanse për të marrë pjesë për herë të parë në botëror.

Ideja e presidentit të FIFA-s, është mbështetur dhe nga trajneri i njohur që është në krye të Manchester United, Jose Mourinho i cili është shprehu se ky format do ti japë një ndihmë të madhe kombëtareve të vogla.

“Sigurisht që jam pro, sepse do të ndihmojë ekipet që nuk kanë shumë mundësi të marrin pjesë dhe do t’u japë shansin të prezantohen në këtë kompeticion” tha Mourinho.

“Bild” shkruan gjithashtu se me aplikimin e ri në Botëror do të ketë 16 grupe me nga 3 skuadra dhe pastaj do të zhvillohen ndeshjet me eliminim direkt.

Ndërkohë kampion i botës do të zgjidhet pas shtatë ndeshjesh.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *