Paloka flet për shtyrje të zgjedhjeve, Berisha në 2013: Zgjedhjet nuk shtyhen, burrat nuk kapitullojnë!

paloka berishaPartia Demokratike, subjekti më i madh politik në opozitë, nuk e fsheh më planin për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit të këtij viti, me sa duket për të zhvendosur në kohë një humbje të mundshme, e cila do të shënonte të shtatën radhazi që nga viti 2011.

Kur pritej që në ditët e para të janarit, opozita shqiptare të mobilizonte bazën, të ndizte motorët elektoralë si dhe të shpaloste alternativën e saj qeverisëse, befas ka ndodhur e kundërta, duke hedhur idenë e shtyrjes së zgjedhjeve të 18 Qershorit. Kur na ndajnë edhe pesë muaj nga sfida elektorale dhe në një kohë kur LSI ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike, kjo e fundit ka paralajmëruar dje një betejë të reja politike, tashmë për shtyrjen e zgjedhjeve. Kërkesa është artikuluar nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka. Deputeti i PD e ka argumentuar kërkesën me domosdoshmërinë e aplikimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjeve, për të shmangur deformimin e votave.

“Teknologjia mund të përdoret në zgjedhjet e ardhshme nëse ka vullnet politik, por Rama nuk e ka. Nuk është diskutuar në PD, por nëse duhet periudhë më e gjatë për votim dhe numërim elektronik, zgjedhjet mund të shtyhen. Ky është mendimi im”, ka deklaruar Paloka. Edhe pse Paloka ka saktësuar se kërkesa është një mendim i tij, ideja e shtyrjes së zgjedhjeve po diskutohet prej disa ditësh mes drejtuesve të lartë opozitës. Kërcënimi Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ka përsëritur dje kërcënimin se, Partia Demokratike është e gatshme të të përdorë çdo mjet për largimin e kryeministrit Edi Rama, kusht për garantimin e zgjedhjeve të lira. “Qëllimi i vetëm i Partisë Demokratike është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Për këtë qëllim, PD do të përdorë çdo burim. Ne do të përdorim çdo instrument për largimin e Edi Ramës dhe garantimin e zgjedhjeve. Është faktuar se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe opozita nuk mund të pranojë të shkojë me Ramën në zgjedhje, ndaj ne do të bëjmë çdo përpjekje për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Paloka.

Deputeti i PD kërcënoi gjithashtu me destabilizim të vendit nëse Partia Demokratike do të humbasë zgjedhjet, ndërsa përjashtoi mundësinë e bojkotit. “Nëse Rama tenton të blejë zgjedhjet, nuk mund të flitet më për stabilitet. PD nuk po mendon për bojkotim të zgjedhjeve, por për të përdorur të gjithë arsenalin e mundshëm që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Paloka.

Berisha për shtyrjen e zgjedhjeve

Nëse do t’u referohemi qëndrimeve të Sali Berishës, në të kaluarën, për idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, kërkesa e djeshme e Partisë, për mundësinë e shtyrjes zgjedhjeve të 18 Qershorit, reflekton frikën nga humbja. Në prill të vitit 2013, Sali Berisha deklaronte se zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, nuk mund të shtyheshin as edhe një sekondë, edhe pse opozita e atëhershme nuk kërkoi një gjë të tillë. Sipas Berishës burrat janë për fushë­betejë dhe jo për të kapitulluar. “Burrat janë për fushë­betejë, nuk janë për të kapitulluar. Beteja elektorale duhet të shkojë deri në fund. Nuk ua mban! Tërhoqën komisionerët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kurrë mos i ktheni, po të doni! Zgjedhjet shqiptarët do t’i bëjnë të lira dhe të ndershme. Je i pashpresë, z. Rama! U bashkuan, e panë që u zvogëluan dhe tani shohin karrigen e amshuar me dylbi. U largohet çdo ditë e më shumë. I tërhoqi komisionerët dhe po bëhej gati. A mund ta imagjinoni ju, të kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve?! I çova fjalë: asnjë sekondë! Po të duash që tani deklaro se nuk do të marrë pjesë, se në mënyrë absolute qoftë edhe një sekondë nuk shtyhen zgjedhjet. Ai është një njeri që do të prishë çdo proces normal të këtij vendi”, pati deklaruar ish­kryeministri Berisha.

Plani

Partia Demokratike, subjekti më i madh politik në opozitë, nuk e fsheh më planin për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit, me sa duket për të zhvendosur në kohë një humbje të mundshme.

Kërkesa

“Teknologjia mund të përdoret në zgjedhjet e ardhshme nëse ka vullnet politik, por Rama nuk e ka. Nuk është diskutuar në PD, por nëse duhet periudhë më e gjatë për votim dhe numërim elektronik, zgjedhjet mund të shtyhen”./ Shqiptarja.com

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Paloka flet për shtyrje të zgjedhjeve, Berisha në 2013: Zgjedhjet nuk shtyhen, burrat nuk kapitullojnë!”

  1. Fatosi-kosove says:

    Une do i kisha shtuar dy kerkesa ne menyre qe PD te dali fituese:
    -se pari qe te behet nje ligj qe ndalon PS dhe Ramen te marri pjese zgjedhje ose
    – qe zgjedhjet per shqiperine ti beje serbia dhe kryetar i KQZ- te jete ristani,nenkryetar fazlliqi dhe anetar te KQZ-s paloka,bumqi,vokshi,strazimiri me dy alltia dhe ndonje nga ferma e lazaratit!
    Vetem keshtu PD do te jete fituese dhe do ti pranoje zgjedhjet,ndryshe edhe votimi i Rames per veten e tij eshte “vjedhje” epse as ai vet nuk e voton Ramen do te thone paloka e sali berisha!
    Kur ke kriminel ne parti keshtu na dalin edhe kerkesa te tilla qe duhet nje ligj per PD-n qe tash e tutje ne shqiperi burrat duhet te lindin femije kurse te gjitha femrat duhet tredhur,ndryshe sje “demokrat”,rrofte kopeja e PD-s kriminele,rrofte lazarati,rrofte presednik nishani,rrofte ai e rroft ky,rrofshin te gjithe nalt e posht.

    1. Peco says:

      Tallu, or vella, pse mos te tallesh! Deri ketu e katandisen PD, shpresen e Shqiperise demokratike, keta mjeran qe e drejtojne. Ju lumte bytha, beni qejf tani edhe sa vjet te doni ne pushtet. PD-ne , me keta qe e drejtojne sot, nuk e beson me njeri edhe sikur te thote te verteta absolute. Ndaj ndryshimi nuk ka per te ndodhur kurre ne kete vend edhe sikur muti te shkoj deri ne brez. Por Palokes me shoke aq i bene, ai per vehte ka per te qene deputet dhe as qe e rruan per me teper.

  2. lulashi says:

    Ky Paloqja eshte trim i madh vetem se nga Sala i mbush breket.

  3. akrepi says:

    Nuk jam I sigurt por aty ku u rksperimentua votimi elektronik ne Fier ,deshtoj kjo per shkak se kartat e indetitetit nuk lexoheshin nga kompjuterat,pra jane te pa pershtateshme.Nuke dine kete gje zoterinjte e PD-se ?

  4. Gabim.Jo burrat nuk dorzohen,por komunistet nuk dorzohen dhe nuk ka kala qe nuk e marrin bastardet sigurimsa qe kane 26 vjet na cane menderen se jane te djathe dhe demokrat.
    Popull hipokrit qe i mer pordhet e komunisteve per parfum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *