Prapaskena, Lewandowski refuzoi 40 mln euro në vit nga Kina

7 Janar 2017, 13:29Sport TEMA

40-milionë euro në vit , kjo ishte paga marramendëse që sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Lewndowski, refuzoi për të luajtur në futbollin kinez.

Lajmi është konfirmuar nga vetë menaxheri i lojtarit, Cezary Kucharski, i cili është shprehur se ka pasur tratativa me klube kineze për të marrë yllin e Bajernit.

Kucharski në një prononcim për “SportoweFakty” nuk pranoi të përmendë emrat e skuadrave, por theksoi se në rast se do të transferohej, ai do të ishte futbollisti më i paguar.

“Më kontaktuan nga Kina dhe nëse lojtari do të pranonte, do të kishte një rrogë mbi 40 milionë euro në vit. Do të ishte më i paguar se Carlos Tevez. Kjo sepse Leëandoëski është më i ri dhe më i mirë se Tevez” tha agjenti i Levandovskit.

Gjithashtu, ai theksoi se sulmuesi polak ndihet mirë tek kampionët e Gjermanisë dhe nuk është në shitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje