Rexhep Qosja: Çfarë duhet të mësojmë nga arrestimi i Haradinaj

7 Janar 2017, 15:07Blog TEMA

Nga Rexhep Qosja

Ramush Haradinaj do të na kthehet shpejt në Kosovë dhe do të na kthehet krenar e heroik si gjithmonë.

Por, arrestimi i Ramush Haradinajt prej Gjykatës franceze mbas lëvizjes së lirë në vendet e mëdha të BE-së e edhe në vetë Francën, para disa muajsh, na solli pezmatim të pamatshëm në njërën anë ndaj kësaj gjykate, kurse në anën tjetër ndaj oligarkisë sonë politike.

Ky arrestim na bën aq të pezmatuar ndaj Gjykatës franceze me përvojë shumë shekullore sepse ajo arrestoi çlirimtarin shqiptar Ramush Haradinaj edhe pse ai dy herë, pas dy gjykimeve, u shpall i pafajshëm prej Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në themelimin e së cilës kishte marrë pjesë edhe vetë Franca.

Ky arrestim i çlirimtarit shqiptar na bën aq të pezmatuar sepse Gjykata franceze e arrestoi Ramush Haradinajn në baze të aktakuzës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe të bashkëpjesëmarrësve të tij në krimet e shumëllojshme në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë e në Kosovë, kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Arrestimi i Ramush Haradinajt na bën aq të pezmatuar edhe për shkak se gjykata në fjalë është gjykatë e shtetit të Francës që me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e kjo domethënë edhe me njërin nga komandantët e saj, mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej dhunës e terrorit të Sllobodan Millosheviqit, domethënë mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej pushtimit të Serbisë.

A mos është çudi e madhe kuptimore dhe etike arrestimi i një çlirimtari të Kosovës prej atyre që me të kanë marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës?!

Arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila qe sa vite bën bisedime politike me Serbinë për çështje të ndryshme midis dy shteteve, por asnjëherë pa kërkuar që të anulohen aktakuzat ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe më tej, arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila me politikën e saj dritëshkurtër, servile, të frymëzuar mbi të gjitha prej karrierizmit vetjak e formoi Gjykatën e Veçantë dhe me të deshi s’deshi i kontribuoi edhe këtij arrestimi të Ramush Haradinajt.

Nuk është e lehtë të kuptohet pse vendet që morën pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës krijojnë gjykatë të veçantë për gjykimin e çlirimtarëve shqiptarë! Dhe, është aq më vështirë të kuptohet pse aq lehtë oligarkët tonë politikë e ndërrojnë Kushtetutën vetëm e vetëm për të shprehur pajtimin e tyre me formimin e asaj gjykate unike në botë.

As pas sa vitesh pavarësi, as pas njohjes nga 112 shtete, as pas aq shumë shprehjesh për “meritat” vetjake politike e shtetërore, oligarkia jonë nuk arriti të shquajë mëvetësinë, prandaj as dinjitetin shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet me shtetet e tjera, madje, po të shohim qartë e pa ngurrim nga vetëkritika objektive, as në bisedimet me pushtuesin e dikurshëm, Serbinë.

Arrestimi i Ramush Haradinajt tregon se çfarë goditje i kemi dhënë vetes dhe luftës sonë çlirimtare me atë gjykatë!

Përkushtimin atdhetar të tij dhe të familjes së tij ndaj Kosovës, ndaj lirisë dhe pavarësisë së saj, Ramush Haradinaj po e paguan shumë shtrenjtë: me dy gjykime në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe me dy arrestime – herën e parë në Slloveni dhe tash në Francë.

Por, këto janë sakrificat e shtrenjta me të cilat idealistët jo rrallë gjatë historisë e kanë paguar idealizmin e tyre atdhetar.

9 komente në “Rexhep Qosja: Çfarë duhet të mësojmë nga arrestimi i Haradinaj”

  1. Devolliu says:

    Jam shume kurioz te di sa kopje te librit Kurbani ne gjuhen serbe jane shitur ne Serbi. Po plas nga kurreshtja.
    Po ndonje ekspozite me zhgaravinat e Rames kur po e çelin ne Beograd per te provuar qe lideri yne eshte kozmopolit i kulluar nga njera ane por dhe patriot i madh nga ana tjeter.

    1. O tu mbyllte e mendjes says:

      Nje liber e ke ne dhomen e sat’me,e cila ka te varur ne mure pikturat moderniste … ?

  2. kombi says:

    Trima si Haradinaj nuk i tremben as burgut ,as vdekjes . Ai do te dali krenar dhe Franca do te mbetet e turperuar . Europa eshte duke luajtur me Kosoven ,duke priviligjuar Serbine . Shkaku i tolerances se Kosoves jsne vete pklitikanet e saj te cilet nuk jane te paster . Europs per ti shtypur dhe td peffitoj gjithmon nga pak nga Kosova ne drejtim te serbise ,ben presione nga me te ndryshmet . Duke filluar nga Thaci ,se gjoja eshte marre me tregeti organesh njerzore dhe nje fite mhnd te futet ne burg . Thaci nga frika e ryre leshon cdo gje, qe bie ne kundershtim te Kosoves . Kjo eshte politika e Europes kurve . KOSKVDN DUHET TA LESHOJNE KETA POLITIKANE QE E KSNE MARRE PENG DHE ND VDND TE TYRE DUHET TE VJJNE TE TJERE ,KOSOVA KA SHUME TE RINJ INTELIGJENT ME TE MIRE SE SA KETA DALLKAUKET E SOTEM . HARADINSJ ESHTE NJE HERO LUFTE ,POR JO PER POLITIKAN . NQS KOSOVA NUK HEQ KETA AKTORE POLITIK TE KORRUPTUAR DERI NE PALCE DHE TD SHFRYTEZUAR NGA EUROPA ,AJO NJK FO TE PERPAROJ KURRRRE .

  3. Udhetari i drejte says:

    I nderuar Rexhep. I drejtë është gjykimi i juaj,, por duhet mbajtur parasysh se avionët francezë gjatë luftës për çlirimine Kosovës, nëse nuk është harruar bombarduan zonën ku ishin luftëtarët e UÇK-së. Nga ana tjetë, ju dhe të gjithë shqiptarët e shikojmë që figurat kryesore të UÇK -së kanë gjithë këto vite pas çlirimit që kanë “veshur shpatat” nga këllëfi gjoja politikisht ndaj njëri tjetrit gjë që nuk e kuptojnë se vazhdojnë ti bëjnë keq shumë keq Kosovës .Sherre që pa dyshimin më të vogël, janë në favor të Serbisë. E cfundit historia e vendit ku lind çdo njeri kërkon prej tij vetëm një vepër të madhe sublime, nëse atë ja jep vendit tënd mbetedh i nderuar, po qe se tërhiqesh nga përfitimet e vazhdueshme qe mendon se të takojmë. Shembull janë deshmorët e.luftës të cilët. luftojnë dhe japin jetën për atdheun dhe pas asaj ata nuk kërkojnë privilegje, por jemi ne të tjerët që u a japim nderet që u takojnë atyre.
    Kështu duhet vepruar edhe nga të gjallët e mbetur nga lufta për çlitimim e Kosovës. Postet poltike dhe.shteterore le tju a lejojnë atyre që I kanë mundësitë dhe aftësitë për drejtimim e shtetit të Kosovës.
    Z. Akademik, besoj se më kupton dhe po qe se kam të drejtë bëj një shkrim ku të trajtosh gjërë e gjatë këtë mendim, edhe unë e bëj dhe e kam të qartë, por jejona e shkrimit tënd dëgjohet kudo dhe shumë e fortë, ajo shpërthen dhe kërcet si kokrrat e misrit kur hidhen në prush; ndërsa jehona e sbkrimit tim vetëm dëgjohet si krisma e grurit kur hidhet në prush. Respekte Udhëtari i drejtë. 07/01/2017

  4. nje gjysem patrioti yt nga Devolli says:

    Po si nuk doli nje devolli i mençur bre tu mbyllte e mendjes (perjashto Dritero Agollin) ? Po si te beje Rama , bre derr i derrit , t’i shpalle lufte Serbise , apo te ketheje dialogun midis serbeve e shqiptareve ? Rama e paska fajin qe kosovaret , ne bisedime me serbet , nuk kane kerkuar çfuqizimin e mandateve te arrestit te Millosheviçit ? Rama gjithmone ka folur per Kosoven me Vuçiçin , madje heren e fundit , e akuzoi Qeveria Kosovare , se po flet ne emer te Kosoves , ndersa Rama , me te drejte iu pergjigj , se ai flet per Kosoven dhe per kete askujt nuk i merr leje , e jo ne emer te Kosoves . Ne emer te Kosoves , duhet te flisni juve – i tha Rama – qe jini qeveri e Kosoves . Si te beje Rama , bre devolli , ibret i derrit , si thua ti , de çare dreqtim ka gabuar Rama ? He bre derrke e derrit , na jep xhuvap .-

  5. albana says:

    Rexhep Qosja edhe pse kam shum respekt per juve, po vall ju a i harut deshmitaret e vram e familjet e zhdukuar nga familja haradinaj shiqo videon ne youtube si e zhduken nga faqja e dheut familja haradinaj familjen musaj lypni ne youtube sulmi par : AP Archive Kosovo: Attack – 2000 , kurse sulmin e dyt i kan zhduk ket familje jan te vrar nga familja haradinaj ata ne video.

  6. albana says:

    i nderuar Qosja lexo artikullin : Ekskluzive: Djali i Sadik Musaj ju përgjigjet Haradinajve,
    sulmin e par e keni me fakte https://www.youtube.com/watch?v=CDRk_DDNut4 , ne sulmin e dyt familjen musaj e zhduken nga faqja e dheut

  7. roberto says:

    Arrestimi i Ramushit ne radhe te pare eshte ceshtje e brendeshme e Kosoves!
    Por lideret kosovare kane bere vete gabime,qe bisedojne me serbet,pa u vene atyre asnje kusht!
    Se pari,qe Serbia te njohe Kosoven si shtet i pavarur!
    Se dyti,ne Kosove e quajne Ramushin kundershtar e jo bashkev qytetar apo me teper bashke luftetar!
    Psh,kryeministri i Kosoves do qe ta shohe Ramushin te kalbur ne burgje,sepse te dy kane punuar me kahje te kundert:Ramushi per UCK-ne ndersa Mustafai per UDB-nw dhe FARKUN!

  8. Baton Gostivari says:

    Mos luajë rolin e magjistarit.
    Jo që nuk ke kompetencë juridike, por as kulturë të tillë nuk ke.
    Franca abuzon me vendimin e Gjykatës së Hagës (cështja R. Haradinaj) , është një ndër themeluesit e kësaj gjykate, i nënshtrohet dispozitave formalisht, që do të thotë – ka të drejtë të ndjekë dhe detyrime për të dorëzuar qytetarët e vet.
    Fletëarrestet serbe janë dokumente AD ACTA.
    Mirëpo Franca vuan akoma nga sindroma robersperiane.
    Cili gjykatës e shfajësoi SHeshel gjenocistin edhe pse ky barbari i servonte jo rrallë, gjatë seancave, një thithje penisi!!!!
    Franca bëri idiotizmin Sheshel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje