Shpërndanin drogë në pika bastesh, pranga dy të rinjve në Dibër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

prangaPolicia ka vënë në pranga dy të rinj nga Dibra pasi shpërndanin droge në qytetin e Peshkopisë.

Të arrestuarit janë Elton Keshi 20 vjeç banues në Majtar-Dibër, dhe Fatjet Kaca 21 vjeç banues në Peshkopi.

21 vjeçari Kaca ka qenë i njohur për blutë e qytetit pasi më herët ka qenë i dënuar për vjedhje dhe  plagosje.

Efektivët e policisë, pasi kishin rënë në gjurmët e tyre, mundën t’i sekuestrojnë 200 gram lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

Dy shtetasit mësohet se kishin planifikuar që sasinë e drogës ta shpërndanin në disa pika bastesh të qytetit të Peshkopisë.

Mbi ata pritet të rëndojë akuza për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve./ A.D

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *