Thasë me drogë të fshehura në bagazh, pranga tre shtetasve në Lezhë

7 Janar 2017, 11:09Kronika TEMA

Tre shtetas u arrestuan në flagrancë duke transportuar një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike nga Lezha në Milot.

Policia i sekuestroi 22 kg lëndë narkotike e llojit cannabis-sattiva, e cila ishte fshehur në automjetin e tyre tip Benz me targë DR 3609 E.

Shtetasit janë identifikuar me emrat:

1- Fatmir Gjoka, 30 vjeç, banues në Rreshen.

2- Alfons Gjoka, 46 vjeç, banues në Tiranë.

3- Preng Pjetri , 39 vjeç, banues në Mirditë.

Trafikantët ishin kujdesur ta paketonin në thasë lëndën narkotike dhe ta fshihnin në bagazh.

Efektivët e policisë në seksionin kunder narkotikëve në  Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kishin rënë në gjurmë të trafikantëve mes disa informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe sot bënë të mundur koordinimin e operacionit “Acari”.

Ende nuk dihet destinacioni se për  ku ka qenë nisur sasia e drogës. Policia ka marrë në pyetje tre shtetasit dhe po heton për të zbuluar të tjerë persona të lidhur me prodhimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike brenda këtij grupi.

Të arrestuari pritet të përballen me akuzën për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal./A.D

1 komente në “Thasë me drogë të fshehura në bagazh, pranga tre shtetasve në Lezhë”

  1. shefi i ndjekjes se krimeve says:

    operacjoni me kod “acari”
    spiuni me pseudonym “Doda I kalas s Dods”
    vendi I takimit secret me spiunin “bytha e Lek Plepit”
    baza e takimit te bashkpuntorit secret “Motel Qafa e Qiqirecit”
    bashkpuntorja strehuese “Vagina e Lumturis”
    oficeri dedektiv “Bualli me nji bri”
    shefi I policis “Qinani I Vjeter”
    drejtori I policis “Qikllopi me bole”
    spiunantja bashkpuntore qe e futi n kurth “laraska pa pend” (alias kurva pa brek)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje