Tirana lë jashtë Muzakën dhe Vucajn, lojtarët nuk janë paguar

7 Janar 2017, 13:10Sport TEMA

Gjergji Muzaka, një nga lojtarët më të rëndësishëm tek skuadra e Tiranës, nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Antalyas për të kryer fazën përgatitore.

Kjo për shkak të përpasjeve që lojtari ka pasur me drejtuesit e Tiranës, të cilët nuk e kanë njoftuar për udhëtimin drejt Antalyas, ku bardheblutë do të kryejnë minifazën përgatitore të dimërit.

Shkak i përpasjeve mes lojtarit dhe klubit kryeqytetas, ka të bëjë në aspektin financiar, pasi Gjergji Muzaka ka rreth 14-paga që nuk i ka marrë, të cilat kanë bërë që mes tij dhe Tiranes të ngrihet një mardhënie e tensionuar.

Ndërkohë, përvec Muzakës, edhe mesfushori shkodran, Erjon Vucaj, nuk ka udhëtuar me ekipin në Turqi, i cili gjithashtu ka te njejtin problem, pagat.

Të dy lojtarët kanë qenë pjesë e rëndësishme e 24-herë kampionëve të vendit, pasi janë dy nga mesfushorët më të mirë në Kategorinë Superiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje