Zgjedhjet e qershorit/ Rama mbledh qeverinë “e vet”, mungon LSI

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama-30-696x504Kryeministri Rama ka nisur pa humbur kohë takimet për të bërë gati Partinë Socialiste për zgjedhjet e qershorit.

Ai ka patur një takim në vilën qeveritare të Durrësit vetëm me grupin ‎socialist, të ngarkuar për koordinimin e strukturave të forcës më të madhe qeverisëse.

Kryeministri u ka kërkuar koordinatorëve socialistë të mbajnë lidhje të ngushta me qytetarët, t’i dëgjojnë ata dhe t’u japin zgjidhje problemeve, duke mos anashkaluar reformat e ndërmarra nga qeveria.

‎Bashkë me 12 koordinatorët e qarqeve, në takimin me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, raporton Top Channel.

Me ndarjen e re zgjedhore, Tiranës i është rritur edhe më shumë pesha elektorale, sepse prej qarkut më të madh në vend dalin 34 deputetë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Zgjedhjet e qershorit/ Rama mbledh qeverinë “e vet”, mungon LSI”

  1. pedro i ri says:

    Rama duhet te hyj ne zgjedhje pa LSI . Si nje bande hajdutesh qe eshte LSI sidomos mandatin e dyte do te sabotoje reformat e bera .

  2. Prokurori says:

    LSI eshte organizata me e sofistikur per te grabitur Shqiperine. LSI e ben me balte PS ndaj te futet ne zgjedhje e vetme.

  3. Don says:

    Rama duhet te kuptoje qe LSI eshte nje parti e deskritituar dhe per rrjedhoje ska per te zene asnje deputet. PS nuk mund te vazhdoje nje mandat tjeter me ferren malinje LSI. Edhe sikur ti humbasi zgjedhjet asnje koalicion me hajdutet e deskritituar publikisht qe po hane nen hijen e PS.

  4. i papami says:

    asnje vote per LSI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *