Zyrtare: Tomas Brdariç trajneri i Shkëndijës së Tetovës

7 Janar 2017, 14:57Sport TEMA

Tekniku gjerman, Tomas Brdariç, është emëruar në krye te skuadrës shqiptare në Maqedoni, Shkëndijës së Tetovës.

Brdaric ka firmosur një kontratë që do të mbajë të lidhur për një sezon e gjysëm me opsion rinovimi në varësi të rezultateve.

Në fjalën e tij të parë si trajner i Shkëndisë së Tetovës, Tomas Brdariç u shpreh i lumtur për këtë aventurë të re.

Ai theksoi se do të jap maksimumin për të shpërblyer besimin e presidentit dhe të tifozave.

Jam falënderues shumë për sfidën e madhe që kam marrë nga KF Shkëndija. Shpresoj që të përmbush pritjet e klubit, familjes Destani, si dhe të kompanisë Ecolog. Definitiv do të jap më të mirën që është në fuqinë time, do të tentoj që bashkë me trajnerët dhe stafin të përgatisim ekipin sa më mirë që është e mundur për gjysmësezonin që pason, me qëllim për të qenë më të suksesshëm, të luajme një futboll me te cilin shikuesit dhe rrethi të mund të identifikohen. Jam shumë falënderues për besimin që kam marrë dhe shpresoj që me ekipin tim të përmbushim të gjitha pritjet“ tha Brdariç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje