Arsen Hajdari afrimi i parë i Vllaznisë

8 Janar 2017, 18:11Sport TEMA

Arsen Hajdari është afrimi i parë I skuadrës së Vllaznisë.

Mesfushori shkodran i cili ka qenë dhe më parë pjesë e Vllaznisë është rikthyer sërish tek kjo skuadër pas aktivizimit që pati në Kategorinë e Parë me ekipin e Beslidhjes.

Arsen Hajdari ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me kuqeblutë për një sezon e gjysëm.

Afrimi i mesfushorit është konfirmuar dhe në faqen zyrtare të klubit shkodran që shkruan. “Mesfushori prej 18 muajsh ishte shkëputur nga kuqeblutë, ku për një sezon luajti me Besëlidhjen, ndërsa më pas tentoi të provonte shanset e tij në Itali.

Tashmë ai është kthyer te Vllaznia, ku ka firmosur për një vit e gjysmë” theksohet në deklaratën e klubit të Vllaznisë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje