Autori i masakrës në Florida, drejt dënimit me vdekje

8 Janar 2017, 09:16Bota TEMA

I dyshuari për të shtënat vdekjeprurëse në aeroportin e Floridës është akuzuar edhe formalisht nga prokurorët amerikanë. 26-vjeçari Esteban Santiago akuzohet se ka hapur zjarr në Aeroportin “Fort Lauderdale”, duke lënë të vdekur 5 persona dhe plagosur 6 të tjerë.

Ai është ngarkuar me akuzën e kryerjes së një akti të dhunshëm në një aeroport ndërkombëtar, që ka rezultuar me vdekje, e që ndëshkohet me dënimin më të ashpër, atë të ekzekutimit. Veç këtyre, Santiago përballet gjithashtu edhe me akuza të tjera më të lehta për armët.

I dyshuari, i cili ndodhet në paraburgim, u tha agjentëve se e kishte planifikuar sulmin dhe kishte blerë një biletë vetëm për vajtje në “Fort Lauderdale”. Autoritetet thonë se ende nuk mund ta thonë se përse ai ka zgjedhur këtë objektiv, por shtojnë se nuk mund ta përjashtojnë që të jetë një akt terrorist.

“Akzuat e ngritura sot përfaqësojnë peshën e asaj situate dhe reflekton angazhimin e personit ligjzbatues federal, shtetëror dhe lokal për të mbrojtur në vazhdimësi komunitetin dhe për të hetuar këdo që vë në shënjestër rezidentët tanë apo vizitorët”, tha prokurori Wifredo Ferrer.

Santiago thuhet se ka përdorur një armë gjysmëautomatike, të cilin mesa duket e ka kaluar edhe në mënyrë të ligjshme gjatë një fluturimi nga Alaska. Zyrtarët janë duke hetuar edhe nëse problemet mendore që ka i dyshuari mund të kenë luajtur rol në këtë akt, pasi u mësua se agresori ishte referuar për një kontroll shëndetësor nga FBI-ja, raporton TCH.

Nëntorin e kaluar, Santiago kishte hyrë në zyrat e FBI-së në Alaska, në një gjendje të shqetësuar dhe jokoherente. Ai mbante në duar një revistë, por kishte lënë armën në makinën e tij, së bashku me fëmijën e porsalindur. Gjatë një kontrolli të mëhershëm shëndetësor, ai i kishte thënë FBI-së se dëgjonte zëra dhe besonte se kontrollohej nga agjencia amerikane e Shërbimeve Sekrete. Arma e tij u sekuestrua, por autoritetet nuk gjetën ndonjë shkak për ta akuzuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje