Dashamir Shehi: Periudha e Berishës ka marrë fund, Basha të jetë më i vendosur. PD, jo e hapur vetëm me drejtorë e punonjës bashkie

shehiKryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, fajëson dy partitë e mëdha për shtyrjen e reformës zgjedhore. Shehi thotë se PD dhe PS duhet të kishin avancuar me ndryshimin e ligjit zgjedhor. Sipas Shehit, në këtë situatë politike që nuk jep garanci për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, është e nevojshme të krijohet një qeveri teknike që do t’i jepte besueshmëri procesit zgjedhor. Ndërkaq, ai komenton edhe iniciativat e fundit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, në kuadër të rinovimit të partisë më të madhe opozitare. Aleati i demokratëve shprehet se Basha duhet të hapë partinë për qytetarë të përgatitur dhe jo për punonjës bashkish. Sa i përket marrëdhënieve të Bashës me ish-kryeministrin, Shehi në një intervistë për gazetën SOT, mendon se duhet të vendoset një distancë. Ai i sugjeron Bashës që të jetë më i vendosur, ndërsa Berishës të distancohet nga drejtimi i PD.

Zoti Shehi, Komisioni për Reformën Zgjedhore e mbylli mandatin pa bërë asnjë ndryshim në ligj. Punimet e komisionit janë shtyrë me dy muaj, deri në fund të shkurtit. Kush po e zvarrit këtë reformë dhe për çfarë arsyesh?

Unë gjykoj se ka pasur një mungesë dëshire nga të gjithë palët. Në radhë të parë nga partitë e mëdha, sepse ne si parti alternative kemi kërkuar me vite që të ndryshohet ky ligj, sepse është penalizues për kategoritë tona politike. Arsyeja e dytë është se ky ligj nuk i bën mirë zgjedhjeve dhe demokracisë shqiptare. Kam menduar se kjo reformë do të merrej më me seriozitet, kam qenë pjesë e disa forumeve, partive të vogla, e atij grupi që PD udhëhoqi për shumë kohë, bashkë me partitë e vogla bëmë dhe propozimet në Parlament, dhe si përfundim praktikisht kemi ngelur në vend. Që kur është krijuar komisioni, me gjithë shtyrjen e fundit që praktikisht ka mbetur edhe një muaj, dhe kam frikë se sërish do të thuhet se koha është e pamjaftueshme, sepse sinjalet që po vijnë janë negative. Në radhë të parë PS, si partia më e madhe në pushtet i ka refuzuar të gjitha propozimet. PD, e cila është kujtuar tani vonë se sa i rëndësishëm është ligji, është bashkëfajtore në këtë punë, tani po bën presion po është relativisht vonë. Këto të dyja janë fajtore, por sigurisht që fajtorja kryesore është PS sepse po të ketë vullnet, tani që PD ka shfaqur shenja se do të bëjë ndryshime, kur dhe LSI dëshiron të bëjë ca ndryshime, ne shohim që pengesa kryesore ka mbetur PS. Megjithatë përtej mungesës së kohës, për disa ndryshime ka kohë të mjaftueshme akoma.

A është i mundur votimi dhe numërimi elektronik si një nga kërkesat e para nga PD dhe nga partitë e vogla kur nisi diskutimi për reformën zgjedhore?

Mendoj se është i mundur me shpenzime pak më tepër. Nëse është nevoja zgjedhjet mund të shtyhen edhe një javë, një muaj por ama të rikrijohet besimi tek sistemi zgjedhor, që më tepër në një moment në të cilin tensioni politik e ka bërë shumë të dyshimtë rezultatin. Kjo mazhorancë që është sot, për efekt të milionave që mund të këtë nëpër duar, ka mundësitë që të manipulojë rezultatin.

I shihni të rrezikuara zgjedhjet?

Absolutisht që po! Nëse nuk do të ketë një ndryshim, mënyrën si do të votohet, do ishte mirë të ndryshohej edhe sistemi, kontrolli mbi financat, sigurisht që ka hapësira për manipulime. Ka edhe një arsye tjetër pse i quaj të rrezikuara zgjedhjet. Fryma që po krijohet që përpara zgjedhjeve është e tillë që po i tremb qytetarët; kryeministri që pretendon që i ka fituar zgjedhjet pa hyrë në zgjedhje. Kjo ka vite që nuk ndodh në Shqipëri, edhe për formalitet dhe etikë politike, nuk besoj se ka ndonjë kryeministër ose një kryetar mazhorance në botë që deklaron se zgjedhjet është e kotë të bëhen sepse kanë përfunduar pa filluar akoma. Vetë ky prononcim e bën të qartë se sa mekanizma janë shtrirë nëpër procesin zgjedhor për ta bërë në favor të kësaj mazhorance.

Partia Demokratike ka paralajmëruar destabilitet në vend nëse preken votat…

Gjykoj që nëse bëhet reformë krijohet një mirëbesim te zgjedhjet. E dyta, përtej reformës së zgjedhjeve duhet të krijohet edhe një atmosferë politike më e lirë drejt zgjedhjeve. Nëse do të ishte e mundur edhe një qeveri teknike për të administruar procesin zgjedhor, kjo do të ishte një ide. Nëse nuk bëhen këto, as qeveria teknike, as ndryshimi i Kodit Zgjedhor, as bllokimi i parave të pista, sigurisht që mbi zgjedhjet rëndon një peshë e madhe e dyshimit. Nëse bëhen këto ndryshime, besoj se opozita i ka të gjitha shanset për të rikuperuar dhe për të fituar.

E shihni të mundshme krijimin e qeverisë teknike?

Jo e mundshme, unë do të thosha që absolutisht asgjë të keqe nuk do të kishte që për të administruar procesin zgjedhor të kishim një qeveri me një mandat 2-3 mujor vetëm për këtë dhe do të krijonte një mirëbesim të të gjithë palëve, dhe ne për herë të parë do të krijonim një eksperiencë të re. Në vendet fqinje ka ndodhur kjo, në Maqedoni, në Greqi 3 muaj para zgjedhjeve ministri i Brendshëm dha dorëheqjen dhe ministra kyç vetëm për t’i dhënë garanci palës tjetër që nuk do të manipulohet rezultati. Në një vend si i yni ku zgjedhjet janë të rrezikuara gjithmonë, disa nga këto masa duhen ndërmarrë për t’i dhënë besueshmëri sistemit zgjedhor.

Kushtetuesja e zhbllokoi ligjin e vetingut. Besoni se do të ketë sukses kjo reformë?

Unë shpresoj që të ketë sukses para zgjedhjeve. Në radhë të parë t’i shohim njerëzit që do të administrojnë sistemin. Janë përzgjedhur dy trupa (KLGJ dhe KLP) që do të bëjnë politikën e emërimeve të gjyqësorit, 11 për gjykatat dhe 11 për prokuroritë. Të shikohet mënyra si do të zgjidhen. Në ditën që do të zgjidhen këto zotërinj pak a shumë të paanshëm dhe me përgatitje mbi mesataren, ky do të jetë hapi i parë pozitiv dhe serioz. Pastaj procesi është më i gjatë dhe nuk pres të ketë rezultat para zgjedhjeve. Pra, efektet në gjyqtarë dhe në çështje hetimore mendoj se do të dalin nga fundi i vitit.  Hapi i parë është zgjedhja e 22 anëtarëve. Procesi i përzgjedhjes është shumë i rëndësishëm, nëse do të përfundojë me emërimet e kolegëve të partisë, miqtë e kryetarit të ri të mazhorancës, siç bëhej përpara, kjo do të ishte e trishtueshme për drejtësinë dhe shtetin shqiptar.

Është e mundur që sërish të kapet sistemi edhe me këtë reformim?

Besoj se po. Nëse nuk do të vëzhgojnë të huajt, media dhe opozita me një agresivitet të paparë do të thosha, ku të shohë xhepat e secilit nga këta 22 anëtarët, sistemi do të jetë i frikshëm. Sistemi i vjetër ishte i politizuar por jepte mundësi korrigjimi sepse kishte disa lojtarë në fushë, disa aktorë Presidenti, KLD, Parlamenti kurse sistemi i ri është krejt autonom, nxjerr këtë trup të pavarur njerëzish dhe e gjitha ajo që do të dalë për drejtësinë do të kalojë nga kjo lloj matrice ta quajmë profesionale, e pavarur. Por sikur kjo matricë të jetë politike e interesash, kjo bëhet shumë e frikshme.

Çfarë komenti keni për efektet që dha ligji i dekriminalizimit dhe debatet që pasuan?

Kjo është pjesë e procesit. Nuk shoh ndonjë gjë të jashtëzakonshme këtu, dikujt mund t’i jenë prekur interesat, mund t’i jetë prekur dhe e drejta, ka të drejtë të ankohet, të reagojë. Pastaj ligji do t’i vërë gjërat në vend. Gjykoj që jemi marrë me këto dy-tre emra, është bërë një zhurmë e madhe, që mendoj se ka qenë e panevojshme sepse gjykoj që ka shumë e shumë njerëz të tjerë brenda politikës që me një sistem kontrolli më efiçent do ishin larguar. Shqipëria është vend i vogël, shqiptarët i dinë historitë e njërit-tjetrit edhe përtej letrave zyrtare. Kam gjykuar gjithnjë që çështjet politike janë çështje që i nënshtrohen opinionit publik, jo thjeshtë i nënshtrohen procedurave penale. Ndërsa këtu çfarë bëjnë kryetarët e partive? Fshihen prapa gishtit dhe thonë letrat janë të pastra. Nuk ka nevojë të shohësh letrat për njerëz të cilët në opinion shihen si njerëz që kanë vënë pasuritë në rrugë të paligjshme.

Ka të këtillë sot në Parlament?

Plotë, madje nga këta që kanë rënë në rrjet kësaj radhe shoh disa raste që janë pak groteske. P.sh ky i zotit Tahiri për një patentë, mua nuk më hyn në figurat kriminale, por gjykoj që në parlament, në bashkoi, e institucione, qytetarët e dinë shumë mirë si kanë qenë dhe çfarë kanë bërë.

Kryetari i PD javët e fundit ka ndërmarrë disa nisma për hapjen e partisë, futjen e të rinjve në listat për zgjedhje dhe siç thuhet në këto zgjedhje në krye të shtabeve elektorale do të largojë “gardën e vjetër” dhe do t’i zëvendësojë me figura të reja. Si i komenton këto iniciativa në funksion të zgjedhjeve?

Nuk shoh ndonjë gjë të keqe, megjithëse jam kundër kësaj ndarjes të rinj dhe të vjetër. Të vjetër dhe të rinj duhen ndarë nga mënyra se si gjykojnë, jo nga mosha. Një sinjal i fortë i rinovimit të së djathtës shqiptare për nga mënyra se si do t’i afrohemi shqiptarëve duhet bërë. Basha duhet të jetë më i hapur, më i lirë, më i vendosur. Duhet të kuptojë që në finale protagonisti i parë duhet të jetë ai vetë, edhe përgjegjësia edhe lavdia, do të jenë të tijat. Këtë zoti Basha duhet të kuptojë, e thënë më shqip, këtë këmborë e djathta shqiptare ia ka varur zotit Basha dhe duhet ta tundi. Kjo është kryesore. Sigurisht që nuk mjafton vetëm zoti Basha, duhen shumë personazhe të tjera. Kjo që thotë hapje e partisë, nuk do të thotë të hapësh partinë për disa drejtorë e disa shefa bashkie, se nuk e bëjnë këta partinë. Këta janë thjeshtë nëpunës administrate por duhet ta hap realisht për qytetarët që janë dikushi, që janë zëra brenda komunitetit të vetë dhe duhet ta kuptojë për herë të parë brenda PD, që filozofia e zgjerimit shkon duke bashkuar ata që gjykojnë ndryshe, ata që gjykojnë njësoj nuk kanë rëndësi, si 1 si 100 janë po njësoj. Kur të zgjerohesh me ato që janë ndryshe nga ty, shpesh herë edhe kundër teje, atëherë je zgjeruar realisht.

Si mendoni, a duhet të distancohet Basha nga Berisha?

Mendoj se distancim duhet të ketë. Nuk jam kundër që Berisha ta ketë ndikimin tek ndjekësit e vetë por do të ishte pak qesharake për situatën e PD, që si thotë shprehja popullore, “Më bëj edhe një herë nuse po e dijë unë si nusëroj”. Gjykoj që përtej kësaj fjalie, nuse apo dhëndër te PD, duhet të jetë 1. Kjo është edhe pjesë e mentalitetit shqiptar, i cili e dinë fortë mirë që një gjel këndon në një vend. Berisha është mjaftueshëm i zoti të kuptoj se kush është funksioni i vetë.

REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Dashamir Shehi: Periudha e Berishës ka marrë fund, Basha të jetë më i vendosur. PD, jo e hapur vetëm me drejtorë e punonjës bashkie”

  1. guri says:

    O dashi po kush do jete qeeria teknike Kreshnik Spahiu,apokeni ju njeri per kryeminister.Dhe nipi zogut hoqi dore nga politika se e pa qe ju doni vetem per vete.

    1. pse mor qafir says:

      O Dasho cere bo ktu ti mer….ec mer se ka tepru i cik ball kazoni ke mihonja Tymi…kto ket muabet kon per dit …kti i gje ene mujin tjeter..

      m’bo i dopjo se tekja m’ze….

  2. "Qeveria Teknike" says:

    Te djathtes i ka mbetur mendja mbrapa ne kohe,tek qeveria teknike !
    Eshte normale mosbesimi per zgjedhje te “lira dhe demokratike”,nga opozita.por shumica nuk ka organizuar zgjedhje te pergjithshme !
    Habia eshte se vendosjen e sistemit elektronik ne zgjedhje e kishte ne dore PD-ja,kur ishte ne pushtet,kete ja kerkon tani PS sikur nuk ka ndodhur asgje !
    Perpara se te futet ne zgjedhje e djathta duhet te vetpastrohet nga ish pushtetaret e koruptuar dhe te perzjer me krimin,perpjekjet per rizgjedhjen e tyre do ta fundasin te djathten ne batakun e politikes.
    Kete duhet ta filloj me largimin e kryetarit Basha,pas tij te largohen te gjithe figurat e diskretituara,ketu fillon rruga e suksesit !
    Fitoret i sjellin njerzit qe ngjallin besim per suksese !

    1. Raimond vlonjati says:

      Pse nuk e keni postuar komentin tim ?

  3. Arber says:

    Ka ikur koha e Berishes dhe Lulzim B. (ne burg) dhe Dash Shehit (ne mejhanen e Ndroqit).

  4. populli says:

    O Dash,gezuar vitin e ri edhe nje dopio nga ne,po pse duhet te shkohet ne zgjedhje me nje qeveri tekknike,kur kjo qeveri eshte nga me te votuarat ne 20 vitet e fundit,ti normalisht qe ke te drejte se don me dale ne pension deputet,po nuk duhet ti harrosh bemat e partise meme dhe duhet te shprehesh publikisht,se me kete lidership dhe perfaqsuesit e sotem te saj,kjo force politike,nuk vjen ne pushtet te pakte dhe per 20 vjet te tjera,prandaj dhe ty po te urojme suksese ne jete,per te tjerat bisedojme ne 20 qershor.

  5. pedro i ri says:

    Akoma z Shehi ne politike. Dhe pastaj themi perse nuk ecin gjerat. As tiranc i vertete nuk qenka,,,, harasan hesapi

  6. Faro says:

    Dashamir! Ti je burr i zgjuar. Problemi eshte vete Basha sepse nuk jep asnje shenje per opozitar perparimtar qe synon ti sherbeje Shqiperise. Basha nuk jep asnje shenje te tille.
    Ndersa ti shpteson!
    Pula nUk mund te behet gjEL!
    Problemi eshte sh i madh se sot mungon opozita KONSTRUKTIVE!

  7. Qytetar says:

    M……do hani në opozitë do rrini edhe për shumë vite të tërë.Është e sigurt që zgjedhjet do ti fitojë koalicjoni i majtë dhe Kryeministër do të jetë Edi Rama.
    Por më parë do kemi zhdukur nga presidenca Bujar sakatin,ndërsa Ti Dash mund të vazhdosh të pish raki pa u shqetësuar.

  8. Shahisti says:

    Papapa, sa e hap kete faqen me Dash Shehin (ish magazinier i Pyjores dhe ish zv. Kryeminister) vjen era rroba te vjetra dhe naftaline.

  9. 123 says:

    Kete interviste e ke dhene pasi ke pire nje teke me gjize me speca!
    Po ta kishe bere dopio….. aha do te ishim gajasur se qeshuri…….
    Je nje qull qe as i ngrohte dhe as i ftohte nuk te shijon……
    Pi ,or DASH, pi, por ….. me karar!
    Gezuar 2017…..dhe o burra, ne sulm per te mos humbur deputetllekun!
    Te pacim sa malet, Dash!
    Ti je UDHEHEQESI YNE , pas zgjedhjeve te qershorit!

  10. k says:

    NUK I PASKA DALË HALA RAKIA E VITIT RI.

  11. Rigoni says:

    Ti Zoteri Dashi ,je edhe Tiranas…..si mund te shpresosh tek Lulushi ,nje shtetas hollandez,i cili me trup rri nje jave ne Tirane e mendje ne Hollande,ndersa fund javen e kalon prane familjes ne Amsterdam.Gjej ndonje tiranas nga origjina te pakten dhe bej tifozllek per te.keto zgjedhje do te jene me rezultat katastrofik per te djathten shqiptare ( qe vetem e djathte nuk eshte ).
    I’m sorry Sir Dash Shehi ,!!

  12. FREDI says:

    EDHE NJE DOPJO USTA

  13. Lennard says:

    I Dashur Dashi-Nuk ben dot prokopi Basha ne PD.Ai eshte katalpultuar nga Agjentura Serbe,plus kusuret qe ka me Dosjet e Mbyllura.PD duhet filluar nga e para ,duke pastruar vrasesit,hajdutet,shperdoruesit etj.Pastaj jemi gati ti japim voten me gjithe zemer.

  14. Berishizmi says:

    SRB eshte gjalle dhe fuqiplote. Ai komandon opoziten, gjyqsorin, Shish, prokurorine, KLSh, nje pjese te pushtetit lokal, etj. etj.
    SRB dhe banda e tij zoterojne gjithashtu prona, troje, llogari bankare ‘off-shore’ dhe biznese te shumta.
    Por keto me siper jane vetem nje pjese e vogel e te keqes.
    Problemi me i madh eshte jo thjesht SRB por berishizmi, nje koncept dhe praktikt teresisht anarkiste dhe kleptokratike mbi shtetin dhe pronen.
    Kjo mendesi zullumqare dhe grabitqare ka hyre thelle ne kaptinat e disa qindra mijra shqiptareve pa din e pa iman dhe do te duhen shume dekada per t’a c’rrenjosur.

  15. Sami says:

    Ti Dash Shehi mund te jesh parti me nje djathe e nje dopjo raki por parti e djathte nuk ka mundesi te jesh. Pasi i grabitet pronat anembane shqiperise dhe i late shqiptaret me gisht ne goje ti pretendon qe je i djathte dhe se PD eshte parti e djathte? Sa mund te jete simetrike buza jote aq i djathte je dhe ti bashke me Saliserbin.

  16. Koco says:

    Zoti Dashamir Shehi mendoj se eshte njeri i mire me pervoje dhe integritet perfaqesimi . Zoti Shehi duhet te kuptoje se nuk eshte ne vendin e duhur por eshte i rrjeshtuar me kualicjonin me te deskrtitiuar ne politik berjen e 26 vitesh te ketij vendi . Mendoj se eshte ne te miren e tija te qytetareve largimi , distancimi i tija nga ky subjekt kriminal , llapaqenesh ,te pa cipe dhe moral , njeheraz dhe te pa shprese me ne politik berjen e ketij vendi tashme te shpetuar dhe te Rilindur nga Kualicjoni : ” Per Nje Shqiperi Europjane ” Mendimi im shume dashamires per zotin Shehi te shprehur ne menyre popullore populli thote : ” E gjen Shoku – Shokun , Pellumbi – Pellumbin , Gallogi- Gallofin ,Tenxheria – Kapkun etj ” . Ajo qe mendoj une zoti Shehi duhet te jete pjese e pa vonese e Stafit te Aleances se Kualicjonit me P A A te kryesuar nga Zoti Duka kjo do jete zgjedhja me e drejte dhe e garantuar e qenjes tuaj ne Parlamentin e Ardheshem dhe personi juaj mendoj se do jete dhe nje kontribues real per ekonomine bujqesore dhe mjedisin dhe kete zgjidhje duhet ta beje sa nuk eshte von . Nuk ke ti zoti asnje lidhje e ngjashmeri me ate Shpute te uryer te Shqupit e Qofte largut te Shpellave dhe krimevepa fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *