Fatos Klosi: Basha ka gabuar, s’duhej të ndihmonte në dënimin e shqiptarëve. Për “transplantet”, dyshues shmangia e sqarimit të pozicionit të tij

8 Janar 2017, 15:20Politika TEMA

Ish-Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi në një intervistë për “TemA” është shprehur në lidhje me mundësinë e thirrjes së kreut të PD Lulzim Basha në Gjykatën Speciale për krimet e luftës. Klosi thotë se pavarësisht se nuk e di rolin që ka luajtur Lulzim Basha në grupet faktmbledhëse në Kosovë, ai ka gabuar që e ka pranuar këtë punë. Pasi sipas tij nuk duhej të kishte ndihmuar ndërkombëtarisht për dënimin e shqiptarëve. Madje të dënoheshin për sajesa të serbëve ndërkohë që UÇK luftonte për çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e qytetarëve të saj nga genocidi dhe deportimi nga vendi i tyre.

Ish-kreu i SHISH shprehet se dhe akuza për transplant organesh në të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë” në një fshat të Burrelit është një sajesë e serbëve, pasi një gjë e tillë nuk mund të kishte kaluar pa u vënë re nga shërbimet sekrete shqiptare por dhe të huaja në Shqipëri. Aq më tepër që ishte e pamundur të bëhej një gjë e tillë për shkak të infrastrukturës. Për të ka qënë gabim ardhja e Bashës në Shqipëri në këtë mision, ndërkohë që shmangien e Bashës si kryetar i PD tashmë për të dhënë një deklaratë sqaruese për këto akuza të rënda është shumë shumë dyshuese. Ai sipas Klosit duhet të sqarojë pozicionin e tij.

Në media si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë është hedhur ideja e një hetimi të punës së Lulzim Bashës në favor të serbëve në lidhje me krimet e UÇK ndaj popullatës serbe. Komenti juaj, si ish-kreu i SHIK në atë periudhë për të cilën janë këto akuza?

Normalisht një shqiptar nuk duhet të ndihmojë që të dënojë ndërkombëtarisht shqiptarë të tjerë. Aq më tepër që UÇK dhe luftëtarët e saj luftonin për një kauzë të drejtë, çlirimin e vendit nga pushtimi serb dhe shpëtimin e vendit nga genocidi. Pasi ishin vrarë shumë njerëz të pafajshëm në zona të tëra shqiptare në Kosovë, ishin deportuar për në Shqipëri mbi një milionë shqiptarë të Kosovës, që solli dhe reagimin e OKB dhe NATO-s dhe që ndodhi ajo që nga bombardimet e NATO-s dhe lufta e luftëtarëve shqiptarë të UÇK u çlirua Kosova.

Prandaj unë them se më është dukur e paarësyeshme që Basha ta bënte këtë punë. Mund ta bënte kush të donte, kushdo tjetër dhe jo një njeri që është shqiptar.

Ish-shefi i UNMIK në Kosovë ka deklaruar në një intervistë se Lulzim Basha ka qënë me të gjatë mbledhjes së fakteve për krimet e shqiptarëve ndaj serbëve. Për më tepër ai ka thënë se Basha e kishte dosjen…?.

Nuk e di rolin konkret përveç përkthyesit, por besoj se ai ka kryer detyrën për të cilën është ngarkuar dhe ndoshta e ka bërë dhe më shumë se sa duhet. Këtë mund të them dhe të ripërsëris dhe njëherë se një shqiptar nuk duhej ta kishte bërë këtë punë, duhej ta kishte refuzuar. Eshtë shumë vështirë të shkruash kundër shqiptarëve në një situatë të tillë në të cilën ata ndodheshin në atë kohë, kundër serbëve. Duhej ta kishte refuzuar them dhe nuk duhej ta kishte bërë, megjithatë nuk e di çfarë roli konkret dhe specifik ka pasur Basha në atë kohë kur janë bërë këto misione faktmbledhësë. Di që ka qënë vetëm përkthyes.

Po ai ka qënë deri në një fshat të Burrelit te e ashtuquajtura “shtëpi e verdhë” për të hetuar “transplantin e organeve” siç kanë akuzuar serbët…?

Akuzat për transplant organesh në një shtëpi të një fshat periferik të Burrelit unë i kam quajtur një histori të sajuar prej serbëve, për të hedhur baltë mbi luftën e UÇK-së. Aq më tepër që pretendimet të tilla janë shfaqur shumë kohë pas përfundimit të luftës, dhe janë ndërmarrë misione të tilla faktmbledhëse.

Çfarë halli kishin kishin luftëtarët e UÇK dhe çfarë aktivitetesh pretendohet t’u vishet atyre nga ana e serbëve, gjë që më duket shumë absurde. Ata ishin në rrezik për kokën e tyre dhe luftonin me një nga ushtritë më të fuqishme dhe më të mirëpajisura në Evropë dhe nuk besoj se kanë pasur në mendje për të fituar nga një aktivitet të tillë para, aq më tepër në Shqipëri.

Aq më tepër që në pozicionin që unë kam mbajtur në atë kohë, duhej të më kishte rënë në vesh një gjë e tillë, që për më tepër tani shumë vite pas dalin dhe ridalin pretendime të tilla të serbëve. Kemi qënë shumë afër me luftëtarët e UÇK dhe në një mënyrë apo në një tjetër do të na kishte rënë në vesh një gjë e tillë. Për më tepër ishte e pamundur që të mos e merrnim vesh ekzistencën e një shtëpie të tillë ku bëheshin gjëma të tilla, një shtëpie në një fshat në periferi të Burrelit siç pretendohet për “shtëpinë e verdhë”. Unë nuk e kam besuar kurrë në një gjë të tillë dhe nuk e beosj as sot.

Ne kishim vështirësi të transportit, rrugëve, mjeteve dhe nuk mund të bëhej dhe sikur ta kishte ndonjë mendje e mbrapshtë në mendje ta bënte. Por të vinin njerëz nga kufiri i Shqipërisë me Kosovën dhe deri në Burrel, më saktë në një fshat në periferi të Burrelit, pa u kuptuar nga ne, mua më duket praktikisht e pamundur.

Akuzat ndaj Bashës janë hedhur që nga Kosova dhe e fajsojnë atë për gjithçka ndodh…?

Lulzim Basha ka gabuar, ose mund të ketë bërë detyrën e kundërt. Ai komision ka nxjerrë përfundim se nuk ka ndodhur asnjëherë transplant organesh në Shqipëri, në fshatin periferik të Burrelit dhe askund tjetër. Unë nuk e di cili është kontributi i Bashës në këto grupe faktmbledhëse, ka qënë përkthyes, ka pretenduar se ka apo s’ka krime të tilla. Ai duhej ta kishte thënë diçka publikisht për të gjithë opinionin publik shqiptar në të dy anët e kufirit dhe ta kishte mbyllur, të ishte deklaruar njëherë.

Por deri më tani asnjë fjalë nuk ka thënë me gjithë akuzat që janë hedhur ndaj tij, është shmangur. Kjo nuk më pëlqen. Sidomos sot që është personazh shumë i rëndësishëm i politikës shqiptare dhe është normnale të bëhet një deklaratë nga ana e tij, ku të shpjegojë pozicionin e tij në ato grupe, me se është marrë dhe ku ka kontribuar realisht. Të gjitha akuzat për UÇK dhe shqiptarët kanë qënë më shumë hamendje, se sa fakte./m.a/TemA/

22 komente në “Fatos Klosi: Basha ka gabuar, s’duhej të ndihmonte në dënimin e shqiptarëve. Për “transplantet”, dyshues shmangia e sqarimit të pozicionit të tij”

  1. vicidol says:

    Basha eshte vegla e Berishes ,i cili ka mbajtur ane e Serbeve . Shqipetaret kudo qe jane duhet te dine qe Berisha ka punuar per Serbine si dobic i tyre qe eshte.

    1. me thene te drejten says:

      Kur e pyeten Bilelush Bilebashen per deklaraten e pasurise, se nga i kishte gjetur ato 700 mije Euro qe kishte deklaruar,ai u pergjigj se i kishte fituar gjate “PUNES NE KOSOVE”!!!!

  2. tomorri says:

    Kot lodhen te gjithe per kete problem: kjo eshte e faktuare dhe e dokumentuare nga te huajt se Basha as me shume dhe as me pak veç nje marjonete ne duarte e Katilit Berishe qe tere jeten e shkriu per te punuare per Serbet se katerciperishte ky Berishe esnte doç i serbise.Basha eshte viktima me fatkeqe qe ka lindur nje nene shqiptare. Se kujt ju ka gezuare ky njeri per te bere keto pislleqe te jape llogari kur ti vije koha para organeve kopetente.

  3. ilirjan says:

    Shpreh përshtypjen, pasi e lexon këtë intervistë të z.Fatos Klosi, se ka shumë fakte të pazbuluara prej institucionit që Ai ka drejtuar, se kanë lënë agjenturat të punojnë lirshëm, pa asnjë lloj frike.
    Ai (Klosi), mjaftohet me arsyetimin që e përsërit disa herë se Basha nuk duhej tu shërbente qarqeve antishqiptare si shqiptar që është (!). Përgjatë historisë ka me shumicë shqipfolës që janë vënë në shërbim të antishqiptareve, të pushtuesve të trojeve tona. Pra nuk ka pse edhe Basha të mos jetë në stanin e antishqiptarëve, aq më tepër se ka fakte me shumicë që ka kryer qënia e tij në dëm të shumicës së shqiptarëve.
    Tashmë janë francezët pro-serbë që po ndihmojnë shqiptarinë për të larguar bashkëpuntorët antishqiptarë. Ka ardhur koha të dëbohen, jo vetëm nga politika, të gjithë bashkëpuntorët e qarqeve pro sërbe, njëkohësisht edhe antishqiptare.

  4. Andrea Cino says:

    .. e mër Fatos djali… shefi i survejimit dhe nuk je i sigurtë për rolin që ka patur… ?!?!.. po mos jep intervistë atëhere…

    1. heu bre says:

      O Koqe,ai nuk i thote te gjitha,thjesht vetem provokon ?

  5. mateo says:

    Berisha dhe Basha kane qene dhe jane agjente te Serbise dhe armiq te shqiptareve.
    Kush i mbeshtet eshte njelloj armik si ata!

  6. tonia says:

    Ne versionin e paraqitur nga te huajte,behet fjale per nje krim qe eshte kryer ne Shqiperi.Une mendoj se ekzitojne te gjitha rrethanat e kerkuara nga ligja per te filluar hetimin per kete ngjarje dhe prokuroria duhet te therrase Bashen per te dhene spjegimet per gjithçka di ne lidhje me kete çeshtje.Keshtu do te sqarohet perfundimisht edhe ngjarja,nese ka ndodhur me te vertete ose jo,duke iu pergjigjur mbi bazen e nje hetimi te plote e te gjithaneshem edhe Carla Del Pontes edhe Dick Martit dhe Bayrabes perfundimisht.Po keshtu,hetimi do te sqaroje edhe rolin antishqiptar te Bashes e nese ai genjen do te jete vet subjekt per tu ndjekur penalisht per deshmi te rreme ,te pakten.Une I sugjeroj prokurorise te filloje çeshtjen penale sa me pare.

  7. Shahisti says:

    Asnje here nuk e kam kuptuar se perse ky sallatori Klosi, vazhdon te llape per gjera qe nuk i perkasin, eshte bere si Rrët Ilia e ia shikon surratin ngado.

  8. erald says:

    Ik or idiot.
    Nje fjale nje I huaj per nje lider shqiptar , komunistat si ty jane gati t’a bejne lajm.
    Se besoj dot qe ky nostalgjik I komunizmit drejtoi sherbimet sekrete shqiptare.
    Gjithmone:per mendimin tim,…. kam bindjen se…me sa duket…
    Asnjehere me fakte ky sharlatan….

    1. Iso says:

      Faktet jan kudo nga cia dhe nga gjitha sherbimet edhe per furnizimin me derivate gjat luftes ne kosov dhe faktet egzistojn se basha ka punuar ne grupin per zbulim te krimeve dhe pse mundoheni ju ta mbroni kur ai vet nuk del me nje deklarat te mbrohet dhe kur e thuni socialist klosin mua me duket shum sjellje e keqe nga ata njerez qe e quajn ashtu njeriu mund te jet socialist dhe te jet me i miri nga te gjith kush pa hajr nga hajnat demokrat askush vetem sa e shkaterruan vendin

  9. Lennard says:

    Veprimtaria e Bashes ne kete rast eshte antishqiptare dhe tradhetare,shto dhe akuzat per vjedhje…Ky njeri nuk mund te drejtoje partine me te madhe opozitare.Ata qe e kane promovuar po e tregojne veten si pjese e LOJES SERBE.

  10. loreta says:

    Shahisti dhe erlandi e paskan mizen ne kesule. Perse merreni me Klosin dhe jo me Bashen? eshte apo s’eshte e vertete, kete duhet ta thote Basha nje here, pastaj, mbasi Llalla te behe shurre duhet ta thote prokuroria e ne fund te vendos gjykata, por gjithmone pas wetingut. Dhe keshtu problemi zgjidhet e thashethemexhijte qe s’kane ç’te bejne heshtin ose e mbyllin me m…

  11. vaso says:

    Une mendoj se po rikthehet klasa e vjeter politike.25 vjet ishin te mjaftueshme qe te rritej brezi i RI.Jane shume.Jane te gjithe trashegimtaret e funksionareve te vjeter,te te gjithave niveleve drejtuese.Duhet vetem goditja perfundimtare per ate lloj opozite qe fatkeqesisht kemi.I jane leshuar DOKTORIT,dhe tani LULIT,qe eshte peme e thyer.BALLI dhe LEGALITETI diskutojne kush ishin atehere tradhtaret,te tjeret duan te gjithe te marrin pjese ne koalicion qeverises.Zoti na ruajte.

  12. FRANK says:

    Habitem kush i ka dhene rrogen ketij cope QOFTE qe nuk e ka a sensin as pergjegjesine e postit qe ka pasur.
    Duket qarte se ka marre detyre te sensibilizoje opinionin kunder grupeve politike te caktuara.
    Keshtu thoshte edhe enver hoxha pasi “zbulonte armiqte” dhe ne e duartrokisnim dhe shyqyr qe na shpetoje komandanti nga armiqte dhe i denonim armiqte qe kishin edhe me shume merita se vet komandanti.
    Po te pyes: Po Saimir Tahiri, qe duke bere detyren, fut ne burg kriminelet Shqipetare, sipas teje eshte tradhetar dhe Serb se nuk i mbron “Shqipetaret”?
    Detyra qe ka bere Lulezim Basha, apo kushdo tjeter ne ate hetim te Nderkombetareve eshte detyre e tere qenieve njerezore te kontribojne ne verifikimin e krimeve me te ndyra. Nga ky hetim tashme i mbyllur u lartesua figura e UCK dhe u denua sajesa e ndyre serbe
    Por edhe nje here, pjesemarrje ne keto komisione eshte detyre njerezore e cdo njeriu dhe jo tradheti…..
    A do ti quaje ti tradhetare te gjithe ata gjerman qe ndihmuan ne zbulimin e krimineleve te luftes se dyte boterore????
    Mund te ndodhte qe ne krye te atij komisioni te caktohej nje Shqipetar (You). Dhe ti me sa shkruan me larte do thoshe se nuk pranon te zbulosh krime te bera nga Shqipetare
    Po ti cfare pune ke bere? Ke zbuluar krime te bera nga nderkombetaret dhe jo Shqipetaret ????
    O Shqipetar! ku i gjeni keta qofte qe vetem Shqipetare nuk jane dhe i paguani si shef i SHISH
    Mjafte me keto cilesime “spiun i serbit apo i grekut”. Ne se keni prova do tju a dija shume per nder une dhe gjithe Shqiperia Ti largonim perfundimisht keta spiune si tradhetaret e komandantit por nuk eshte me ajo kohe
    Ishin ata Nderkombetare qe eshte sot Kosova dhe nuk u be Cameri. Te punosh per ta eshte patriotizem dhe jo tradheti o QOFTE.

    1. e verteta eshte farmak, por te sheron says:

      FRANK , ne gjithesin e komentit jam dakort me ty vetem aty ku thua qe hetimi u be dmth u mbyll nuk jam dakort . Perse ? Hetimi nuk eshte bere keshtu i bie qe nuk eshte mbyllur perse : sepse pala shqipetare kur Klosi ishte ne krye te sherbimit sekret Shqipetar i ka penguar kryerjen e hetimeve nga nderkombetaret me pretendimin se nuk ka pasur as “shtepi te verdhe” ku beheshin nxjerrja e organeve nga trupat e serbeve dhe shqipetareve te kosoves (shtepia u lye ne urgjence me te bardhe per te humbur gjurmet) e as burgje ku ata mbaheshin ne territorin shqipetar . Ekipi qe merrej me hetimin rreth tregetimit te organeve eshte penguar dhe nuk jane lejuar ta kryejne ate (nuk jane ndihmuar as nga SHIK ku Klosi ka pergjegjesine e tij ) as nga hetuesia jone pra ne bllok i eshte bere pengese ketij hetimit ne nje menyre shume arrogante duke kundershtuar çdo prove qe ju paraqitej nga ky komision . Pra ne teritorin shqipetar hatimi ka shume mangesira dmth pala shqipetare ka refuzuar te bashkepunoje me komisionin !!!!! Perse ky refuzim (jane dokumenta filmike qe vertetojne kete refuzim) ??!!!! Pergjigjen pjeserisht ju a jep dhe Klosi ku thote citoj : Basha nuk duhet te ndihmonte ne denimin e shqipetareve !!!!!!!!!!!!!!! Reflektoni me qetesi e …… ish shefi i SHIK Klosi thote qe Basha beri gabim qe ndihmoi komisioneret e hetimit te transplatacionit te organeve ne kosove dhe shqiperi te kapnin kriminelet dhe ti çonin ata pera gjyqit nderkombetar . Pra na del qe Klosi ishte ne dijeni te “shtepise se verdhe” dhe se ç’fare ndodhte aty dhe ka penguar me ndergjegje nderkombetaret te bejne hetimin !!!!!!!!!!!!! Domethene Klosi ka qene bashkepunetor me kriminelet ku jane implikuar dhe funksionare te larte te qeverise shqipetare dhe asaj kosovare ……… por mos harroj Klosi se hetimi vazhdon dhe dosja nuk eshte e mbyllur …… te presim vazhdimin ……. a do shpetojne valle !!!!!!!! PS sa per te ditur Luli (nuk me ha shume per te nuk po e mare ne mbrojtje) thjeshte ka qene si shoqerues biçim perkthyesi i nderkombetareve ku merrte rrogen dhe eshte çmenduri te besosh qe ishte ai qe bente hetimet per llogari te ketij komisioni , thjesht rrogetar .

      1. FRANK says:

        I dashur ….
        Po filloj nga fundi: … Basha ishte thjesht rrogetar… Une do te veja vullnetar (pa rroge) pasi e di mire se kur te mbaronin organet Serbe ( Zoti te me fale) keta hiena do kerkonin organet e mija.
        Po ju kujtoje se ne fillim shqipetaret ua shisnin drogen te huajve, dhe Shqipetaret krenoheshin per zotesine, por tani…..
        Po mire: Ky ish zyrtar i larte e konsideron vehten patriot se ka penguar keto hetime dhe Lulezim Bashen pergjegjes per “tradhetine” ndaj krimineleve Shqipetar?
        A ka ligj ne Shqiperi ti denoje keta monstra qe behen pengese per hetuesit nderkombetare duke u shitur si patriot te medhenj?
        Ne se nuk ka, me gjithe shpirt uroje qe neser te gjej ne tregun e ndyre te organeve mulcine e Fatos Klosit.
        Qendrimi ndaj ketij problemi eshte prove e qarte se Jemi disa vite drite larg qyteterimit dhe pa shprese.
        Ju faleminderit per plotesimet.

        1. ILYRIA says:

          Mendoj qe, historikisht, butesia dhe besimi i tepruar ne ate qe quhet ” Barazpesha e Drejtesise “, kane qene gjithmone pika te dobeta, te perkthyer ne goditje te renda dhe te shtrenjta per ne SHQIPETARET. Rezultatet e ketyre goditjeve jane realitet i hidhur te cilat dukshem i paraqet mjaftueshem dhe qarte Gazetari Marin Mema ne filmimet e tij / komplet Ballkani Perendimor.
          Perse mendimi im eshte si me lart shkruajtur ?
          Per gjithe historine e shkruar , literature etj shqipetareve ju eshte bere permanent padrejtesi . Territore te grabitura , masakrim i mendjes plus shperngulje masive te lidhura me terror e vrasje /kolosale ne numer .
          “Qyteterimi” qe ti ( edhe une pa diskutim) e dua , nuk vjen brenda nje CEREK Shekulli , besoj se per kete biem dakord. Pra shqipetaret jane i vetmi popull ne Ballkan qe jane goditur ne menyre permanente nga fqinjet e te tjera Perandori.
          Shkurt, Klosi ka punuar dhe shume mire ka bere qe /ne q.f.se ka ditur/ asgje ska treguar , por ndoshta edhe ka fshehur gjurme ( sic shkruante bashkebiseduesi juaj) ….Fene do i luaja me thene te drejten kundra serbeve , nonen do ja ….. , se sa shume kane bere kundra jo vetem Kosoves , por direkt kundra nesh si shqipetare Shqiperie , e kjo ne shekuj e deri sot qe shkruajm….
          Larg qyteterimit ? , po jemi – pa dyshim qe po …..por e pare historikisht kemi ende shume kohe , e kjo fale butesise e peruljes qe ti e lidh sot me qyteterimin modern. Tung

  13. andromeda says:

    ç’ne kjo sjellje me shumë etiketë ndaj një qelbësire si Lul mashtruesi. Dhe nga kush? Nga ish shefi i SHISH, i cili këto gjëra duhet t’i thotë me plot gojën dhe me siguri mathematike. Kjo trego që ky zotëri nuk ka ditur ta kryej si duhet detyrën e tij funksionale, ndërkohë që faktet andej këndej japin shumë gjasë që ky birbo, kandidat për KM të Shqipërisë, ka bërë çdo paudhësi të mundëshme në shërbim të padronëve të tij antishqiptarë.

  14. Balerina says:

    Shikoni dhe njëherë, mentalitein karakteristik shqiptar, në gjithë “madhështinë” e vet: Mbro hajdutin, mbro kriminelin, vetëm se janë shqiptarë…! Mos vallë kjo buron nga vet “geni” i këtij kombi dështak…???!!!

  15. Ramadan Ferizi says:

    Ztr.Klosi.Kam rrespekt per ty dhe gjithashtu edhe për Z.Basha.Kam rrespekt edhe per te gjith shqipëtaret ku do që janë Ne kosovarës kurrë nuk do ti harrojmë mikpritjen vëllazërore-shqipëtare që na e bët ju neve.
    Por se ketu tani lexova intervisten e juaj.Nuk ma ha mendja qe Luli si e quajmë ne kosovarët të ketë sajuar diqka nga akuzat e serbe për transplantimin e organeve.Qdo shqipëtar e di e kete e dini edhe ju se as nuk mund të flitet diqka e till.Fill pas luftes ne fillim te korrikut te vitit 1999 nga Shqiperia erdhe shum kuadro së bashku me misionin e UNMIKU-t të punojnë në Kosovë.Dhe them te drejten se na ndihmuan shum .I tillë ka qenë edhe Luli,i cili ka qenë në MISION me UNMIKU-n por se nuk duhet te ngutemi dhe ti a mveshemi se ai ka punuar në vërtetësin e shpifjeve serbe ndaj UQK.
    jU PERSHENDES SHUM NGA PRISHTINA DHE JU UROI NJI DIT TË MBARË.

  16. berti says:

    PO le ta thërrasin Bashën në Prokurori dhe të sqarohet pozicioni i tij.
    Se, psh, edhe zj. Kimete, një gazetare nga Kosova, i ka bërë akuza të rënda këtij zotëriu, pikërisht në faqet e kësaj gazete.
    Basha le të bëjë edhe një poligraf nga miqtë amerikanë dhe e sqarojmë një herë e mirë këtë histori dhe i japim kujtdo atë që i takon. Se “Jepi Çezarit, çfarë i takon Çezarit”.
    Intervista e mësipërme tregon edhe njëherë nivelin tejet të ulët intelektual dhe profesional të ish-drejtorit të SHISH-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje