Fleckenstein, mesazh të fortë BE: Europa ka nevojë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, shembull

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

knut-fleckensteinRaportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knun Fleckenstein ka bërë një analizë të gjatë për nevojën e zgjerimit të BE-së, ku thekson se është e nevojshme nxitja e strategjinë për zgjerim, pjesë e së cilës duhet të behët dhe Ballkani Perëndimor.

“Pa një politikë ambicioze dhe efektive të zgjerimit, BE-ja nuk do të jetë në gjendje të ruajë ndikimin e saj mbi procesin e demokratizimit dhe stabilizimit në Ballkanin perëndimor”, është shprehur Fleckenastain.

Në artikullin e tij me titull “Pse duhet zgjerimi”, Fleckenstein ju ka bërë apel vende të Ballkanit Perëndimor që të vijojnë vrullin e reformave nëse duan të jenë pjesë e BE-së. Sipas tij, shtetet e Ballkanit duhet të vijojnë progresin ekonomiko-politik dhe në çdo hap të tyre do të kenë ndihmën e BE-së, ku një shembull i qartë është Shqipëria.

“Ballkanit Perëndimor i duhet një mbështetje shtesë për të ruajtur vrullin e reformave gjatë viteve në vijim. Shqipëria është një shembull i një vendi kandidat, ku BE-ja ka pranuar të japë përkrahje të konsiderueshme për sjelljen e një reforme të plotë gjyqësore. Duhet të vijojë progresi politiko-ekonomik në të gjitha vendet e Ballkanit”, thekson raportuesi për Shqipërinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Fleckenstein, mesazh të fortë BE: Europa ka nevojë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, shembull”

  1. Andreas says:

    Doli prape ky Ver Llapa i Edi Rames? Te gjithe e mendojne ndryshe, vetem ky çuditerisht e mendon njesoj, me pike e me presje si Endri Fuga!

  2. Qytetar says:

    Këtë vënd mund ta bëjë vetëm koalicjoni për Shqipërinë europjane i cili ka ndërmarrë reforma jetike dhe do të vazhdojë të qeverrisë gjatë.

  3. Balerina says:

    Ik mo pirdhu…!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *