FOTO/ Humbi gjithçka në Serbi, Bashkia e Tiranës strehon shtetasin amerikan

8 Janar 2017, 09:50Sociale TEMA

Qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës për të strehuar dhe për të marrë ndihmën e nevojshme me ushqime dhe veshmbathje u kanë ardhur në ndihmë jo vetëm shtetasve shqiptarë, por edhe të huajve që gjenden këto ditë në kryeqytet.

Një rast i tillë është ai i një shtetasi amerikan, i cili u gjet nga Policia Bashkiake në Tiranë në kushte tepër të vështira dhe u dërgua tek Qendra Sociale në zonën e Misto Mames.

Mësohet se ai quhet Trevor Obrieh, rreth 35 vjeç dhe prej disa ditësh ndodhej në Shqipëri, pasi më parë kishte qenë në Serbi ku kishte humbur të gjitha sendet e tij.

Në qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës u strehuan dje në mbrëmje 100 persona, më konkretisht: Qendra Sociale Shkozë- 10 persona, Qendra Sociale Njësia. 9- 40 persona, Qendra Sociale Kombinat -26 persona dhe në Qendrën Sociale në Laprakë -24 persona.

Nata ka kaluar e qetë dhe nuk ka patur probleme, ndërkohë që qytetarët të cilët janë strehuar në qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës kanë marrë ndihmën e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje, duke i bërë kështu ballë të ftohtit të acartë që ka prekur Tiranën këto ditë.

Bashkia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë emergjenca, të telefonojnë në numrin 0800 0888 ose në numrin 112 që është numri i të gjithë emergjencave.

9 komente në “FOTO/ Humbi gjithçka në Serbi, Bashkia e Tiranës strehon shtetasin amerikan”

  1. adi says:

    sa me fat qe eshte ky i pafati amerikan
    e para eshte i pafat se lindi ne amerike ne nje shtet qe nuk i ruhet per qytetaret e vet, tersi e ndolli qe te vente ne serbi qe kane nje urejtje te papare per amerikanet mire qe shpetoi pa i prere koken.
    po fati i ndriti me ne fund kur zoti e hodhi ne bashkine qe drejton lali eri, qe ben njekohesisht edhe kryebashkiakun po edhe kamarierin me kohe te plote.
    o zot sa me fat qe jemi ne!

    1. lola says:

      Gjej ndonje psikolog te te ndihmoje se keshtu si e ke nisur do te te hyje kanceri.Lali erin do ta kesh perpara syve te ty cdo dite dhe nja 20 vjet
      per arsye qe e di vete ti po nuk ta ben zemra jote e zeze ta pranosh jo me ta thuash.Vetem ti dhe ca lafarake si ty nuk e keni kuptuar se ka ikur koha e paraziteve.Sherim sa me te shpejte.

  2. pedro i ri says:

    pune e mire nga ana e Bashkise Tirane. Solidaritet

  3. Ilir says:

    Ti Adi dukesh i ri dhe normalisht duhet te kesh njohuri per pak English…….If you have nothing to say,better do`t say anything at all ! Iliri

  4. Korabi says:

    Ti thoje ndonjeri ketij qe eshte nje vend qe quhet ambasade, dhe mund tu kerkoje ndihme per ta riatdhesuar.

  5. shitsi fiqve says:

    erjon syshqiponja ,hundzhgaba o bosss kaq di me thon une.

  6. Odise says:

    Nuk duhet pare nje fatkeq nga origjina ne kete bote ku ne jetojme ku kapitalizmi eshte jo per te gjithe i favorshem nje shumice njerzish gjenden ne veshtirsi si pa punesi apo ekonomikisht te dobet rasti i ketij amerikani eshte i tille qe mund ti ndodhi cdo kujt , ndihma qe i jepet njeriut nga shteti ne keto raste eshte e vlefshme dhe duhet te jete gjithmone kjo natyre humane ne ndihme te atij me te dobetit

    1. Llogari says:

      Pse kapitalizmi ja paska fajin atij? Ai i binka kitarres, dhe tipa te tille qe i bien kitarres apo kendojne ka me kile ne Amerike. Mjafton te shkosh ne qytetet e medha dhe i shikon te gjithe rrugeve duke kercyer e kenduar me nje tas perpara duke kerkuar leke. A thua se Amerika nuk ka shkolla per profesione me te qendrueshme dhe fitimprurese, duhet patjeter qe te ndjekesh pasionin deri ne ate pike sa te perfundosh rrugeve duke lypur. Pasioni ndiqet kur ke talent dhe arsim te mjaftueshem per te gjeneruar te ardhura te bollshme per nje jetese te pershtatshme, jo per t’i rene kitarres ne trotuar. Madje sic tha edhe Eneda Tarifa, edhe filma porno mund te bejne shume prej ketyre dhe do kishin nje lloj fitimi, s’kane pse i bien kitarres kot kur s’konkurrojne dot ne ate profesion. Ai refuzon, mire t’i behet. Le te haje supen e lali Erit tani. Ne keto caste mund te ishte duke xhiruar ndonje skene seksi me ndonje bunder plot silikon ne ndonje shtet me diell dhe palma, nderkohe qe te gjithe do ishin duke i rene me dore para ekranit per te. Te perfundosh ne Ballkan nderkohe qe ke opsione te tjera quhet nje shperdorim jete!

  7. mergim tari says:

    Nje gje nuk kuptoj
    Si ka hyre ne Shqiperi nje shtetas amerikan nga kufiri me Serbine.
    Si ka mundesi që nje shtetas amerikan nuk ka kerkuar ndihme prane ambasades amerikane ne Beograd dhe Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje