Llalla del në “punë” për plaçkë azili!

8 Janar 2017, 18:19Blog TEMA

Nga Anri Bala

 

Adriatik Llalla, kryeprokurori i Shqipërisë dhe ish-kryetar i ILDKP-së, që fjeti gjumë dhe u tall me dosjet e korrupsionit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe ofiqarëve të Sali Berishës, pa pikën e frikës ndaj ligjit… ka dalë në punë për “plaçkë”.

Natyrisht, kjo është puna e fundit e ndërmarrë prej tij, në këmbim të borxhit ndaj tutorëve të cilët i dhuruan 101 vota, që ky i paaftë të drejtonte Prokurorinë! Kushti i parë për kryeprokurorin, që i duhej çiftit Meta-Berisha, ishte: “Një zyrtar i cili do i mbronte me të gjitha mundësitë dhe energjitë, pasuritë e tyre dhe të bandave të tyre, të fituara me “djersën e ballit”… të popullit.

Njeri më të sigurtë se ky Llalla, nuk u gjend në tokën e Zotit dhe bahçen e shërbëtorëve. Me thënë të drejtën nuk e menduan keq… për veten e tyre! Llalla jo që i mbrojti dhe i ruajti, por edhe i’u a fshehu “plaçkën” që kishin grumbulluar. U la kohë katër vjet që t’i rregullonin , ti lanin dhe t’i pastronin edhe “plaçkën” e pistë edhe pisllikun e përfitimit të “plaçkës”.

“Kryezoti” i pasurive për katër vjet në detyrë, ka marrë vetëm një vendim “spektakolarë” gjatë detyrës së tij që e justifikoi “gjumin”: Ka gjobitur me 50 mijë lekë deputetin Azgan Haklaj për mos deklarim pasurie, duke mos pasur asnjë pasuri. Haklaj nuk kishte as një pasuri për të deklaruar, përveçse një kredi për shtëpi. Këtu Llalla e mbylli karrierën me “nder turpi”, si një shërbëtor i hajdutëve dhe i maskarenjëve të këtij vendi!

Si kryeprokuror bëri ç’është e mundur të dështojnë dosjet më të rëndësishme të krimeve politike dhe qytetarët nuk do i’a falin. Gjykata ka pjesën e saj, por “petullat s’bëhen me ujë” dhe Llalla vetëm këtë gatoi dhe serviri para gjykatave, dosje që çdo jurist i rrëzonte si të pavërteta dhe të pambështetura në prova dhe fakte.

Por në ditët e fundit të “mbretërimit”, ai ka marrë një tjetër detyrë shumë më të rëndësishme tashmë, jo si të parat që i dhanë ofiqe dhe para, por më të veçantë: Të trembë kryetarin aktual të ILDKP-së, ish-prokurorin Shkëlqim Ganaj.

Tani, jo për të mbrojtur tutorët, por edhe veten, sepse konviktori i qytetit të studentëve tani jeton në luks, paguan shtëpi në Gjermani, shkollon fëmijët në Gjermani dhe pjell fëmijë në Gjermani! Duke krijuar një precedent të rrezikshëm penal, ai dhe bandat e tij me emra prokurorësh, vazhdojnë të sulmojnë Shkëlqim Ganajn dhe institucionin që ai drejton.

Prej muajit dhjetor, është stafi i Ganajt, që do kontrollojë pasuritë që Llalla me shokë kanë bërë. Me vendime të formës së prerë, të dy shkallët e gjyqësorit, deklarojnë se nuk ka kompetenca dhe është në konflikt interesi, hetimi i Prokurorisë ndaj ILDKP-së. Por Llalla nuk ndalet… në betejën për “jetë a vdekje”.

Kryprokurori i trembur, po lufton hapur dhe zbuluar, duke sulmuar deputetët e PS dhe familjarët e tyre (Leskaj për djalin, Rakip Sulin dhe ish-deputetin Kokëdhima) të akuzuar nga Berisha. Llalla… ka gjetur kohën dhe vendin për të bërë “plaçkë”: “Luftë me ata që e rrëzuan Berishën dhe sulm me ata që do rrëzojnë Tikun dhe bandën e tij të “plaçkës”!

Në fakt Tiku do të largohet si i sulmuar dhe i përndjekur… jo si i dhjerë dhe i përlyer me poshtërsitë dhe pasuritë e pista që të jep pushteti! Ndaj, po lufton që ndërkombëtarët të binden se, ishte PS dhe Ganaj ato që e larguan dhe jo Vetting-u dhe Drejtësia. Dhe tak-fak Tiku, me dhallë dhe kos në dorë, përfiton azil si Vishoja në ’97-ën, në Kanada!

Hajde i thuaj “fshatar budalla” Tikut! Me një gurë vret gjithë tufën e zogjëve dhe jeton e mbretëron me makina dhe suita në Gjermani dhe para të fshehura nëpër valixhe. Sikur vetëm makinat e familjes të shesi Tiku të blera me rrogat e tij dhe bashkëshortes, i merr gjysëm milioni euro… që i ka fituar me “drejtësi” në drejtësi.

Ndërsa Ganaj vetëm për këtë rast duhet të vihet para akuzave dhe të mbajë përgjegjësi! Sa mirë do të ishte, sikur Tiku ta fillonte hetimin me këtë akuzë: “Zoti Ganaj të akuzojë për “shpërdorim detyre! Përse nuk kontrolloni pasuritë e mija dhe të familjarëve të mi?!”

Por… Ganaj siç duket e ka menduar dhe pa i thënë gjë Tikut! Tashmë Tiku është i vonuar, koha mbaroi thotë populli. Ti dhe të gjithë ato si ti, do të jeni objekt hetimi dhe askush nuk do të i’u lejoi të hetoni, sepse nuk ka vend në botë ku i akuzuari heton akuzuesin. Koha mbaroi Tiku! Tani ndoshta as azili Gjerman nuk të bën derman… megjithëse strategjia jote të lë pa fjalë!

18 komente në “Llalla del në “punë” për plaçkë azili!”

  1. Timi says:

    Le të ik në Gjermani Llalla se nuk do rrijë gjatë, Gjermania nuk i do të korruptuarit.

    1. Lelo says:

      Ah te shkretet shqipetare ngelen duke degjuar se si do te jene ligjet. Nuk jemi budallenje jo. Ligjet duhen zbatuar per te dhene rezultat, ne shqiperi ngelin ne leter. Nuk ka nevoje te hetojne 1000 punonjes. Rroga e nje punonjesi tregon dhe pasurite dhe nivelin e jeteses. Po ka dhalle dhe kos qe me rroge ne shqiperi te bleje shpi ne gjermani kurre gjithe jeten te punoje. Prandaje mos na vini syze pe derrase.

      1. Xha Brahua says:

        Asnje nuk ka per t’u denuar. Degjoni mua… Xha Brahon, topet kane per t’u rruajtur sepse keta ja ne si ai muhabeti i atyre kurvave qe thone mos trego te miat se une do te nxjerr ato te tuat, ndaj edhe keta jane njesoj. Harruat Meten çfare nuk i tha Rames pas 21 Janarit u shane per nene e moter dhe tani lepijne topet e njeri-tjetrit (ua do puna do thoni ju). Morali i fabules te gjithe jane pragshkerdhyera me themel.

    2. €piriiiiii says:

      Llalla ka degjuar se Gjermania kerkon Profesioniste dhe si i till qe eshte kosin e ben dhalle e ka nis familjen per Azyl. Fshatar shejtan budalla thuaj e jo budalla

    3. Koco says:

      Si ka mundesi qe ne kete vend , vetem maskarenjte , deri dje te pa breke , pa moral te pa edukate , injorante anti shqiptare , krenohen se jane shpellare ,Cjepe prej Gribe e Verce te cilet duhet ti denigrojne njerzit me vlera , intelektuale e patriote nder breza , dhe te mburen e ” krenohet ” ky vend me bij Raksjonaresh , Cubash , e lloj lloj Kafshesh me shkollim Plepash vertet kope qenerish e banditesh pjese e se ciles eshte kethyer tashme ne Strofull te ketyre Kriminelave edhe Ish Shtepia Qendrore e Ushterise se ketij Populli ?! e cila tashme ushton veprimtari kriminale? e pa faleshme e turpeshme ,Tronditere per kohen qe jetojme .Sistemi e Kjo Reforma ne Drejtesi duhet te veje Drejtesine e neperkembur te ketij populli ne vend me Vetingu se pari duke e nisur me Kriminelin Berishe dhe Mercenaret rreth tij dhe Sekuestrimin e asaj Godine , Institucjoni te Ish Ushterise Popullore dhe Rikethimin ne Identitet ne nje Institucion qe te prodhoje Siguri dhe Krenari Kombetare . Mirnjohje P S Kryeministerit zotit Edi Rama , Sh B A me te nderuarin Ambasadorin zotin Donald Lu i cili do hyje ne historine e ketij vendi e populli si dhe B E dhe ambasadoreve te saj .

  2. ti je muslimon,mos luaj ''evropianin'',vendi yt eshte ne keli..........allah uakbar! says:

    fundi i nje korraku sunit………….ne burg!

  3. oni says:

    Po Ganaj cka bere…???

  4. Fredi says:

    Ai duhet te hetohet si te gjithe nenpunesit e shtetit shqipetar, Nuk do te jete suprize e madhe ne qofte se do ti zbulojne miliona euro pasuri.

  5. loreta says:

    PO mire, Gjermania çfare azili do ti jap Adriatik Llalles dhe perse? Kaq budallenj jane gjermanet ne dhenien e azilit dhe kujt; kryeprokurorit qe akuzohet per krime monstruoze! Se ne Gjermani, kujton Llalla nuk ka shqiptare qe u a ka prure maje hundes! Prite.

  6. g5g says:

    ganaj vete eshte nje I korruptuar, , leshon sekseret neper drejtora.

  7. ALBAN DEGA says:

    AVOKAT I PADRINOVE DHE GOODFATHERS SE MAFIA POLITIKE TE TIRANES

    – As kryeavokati i krimit Adriatik Llalla nuk do ta kishte bere me mire… kete pacavure te peshtire

    Do ti lutesha ketij profesori tu pergjigjet pyetjeve te meposhteme:

    1- Sa dosje krimesh te renda ka hapur, ka hetuar ose ka mbrojtur Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Prokuroria e Pergjithshme ne keto gati 4 vjet qe Adriatik Llalla drejton ate!?
    2- Cfare behet me dosjen e vrasjes nen hunden e Kryeprokurorit Lalla dhe Prokurorise se Krimeve te Renda per hetimin dhe kopsitjen e krimit te rende te vrasjes se kryebankierit Artan Santo!?
    3- C’ndodh me hetimin dhe zbulimin e vrasjes me eksploziv ne qender te qytetit te Vlores se gjykatesit Konomi !?
    4- Pse u mbyllen me turp e deshtim total dosjet e Arben Imamit, Ritvan Bodes, Myqerem Tafajt !?
    5- Cfare ndodhei me dosjen e ish- Guvernatorit te Bankes se Shqiperise Fullani, per te cilen e zgerlaqi keqazi Radioja Zeri i Amerikes kryeprokurorin Adriatik Llalla ne intervisten me te turpshme te nje zyrtari shqiptar me kete radio presitigjioze!?
    6- Cfare ndodhi me dosjen a tragjedise se Gerdecit dhe 26 viktimave te saj !?
    7- A e ka apeluar Adriatik Llalla apo Prokuroria e Krimeve te Renda vendimin skandaloz te Gjykates se Larte per Gerdecin, kusarine e Autostrades se Kombit. 21 janarin tragjik!?….
    …. Jane mbi njeqind dosje krimesh te renda e teper te renda te cilat ose nuk jane hetuar ose nuk jane pergatitur seriozisht, nuk jane kopsitur sic duhet nga kjo Prokurori e Krimeve te Renda dhe nga Prokuroria e Pergjithshme vetem gajte tri viteve te fundit
    Kurse ju me nje pafytyresi dhe injorance dhe milutantizem te peshtire ne perkrahje te hapur te kriminelit Lulezim Basha e co. beni avokaten e kesaj prokurorie, te Adriatik Llalles me 20 prokuroret e krimeve te renda.
    Si mund te kerkosh qe ne Reformen ne Drejtesi te behen ndryshime dhe tu krijohet hapesire e gradohen ose sigurohen qoshe te ngrothe e karrike te rehatshme ketyre prokuroreve te deshtuar, bashkepunetore te krimit dhe sherbetore te Mafias politike e klasike jo vetem te Tiranes por edhe te asaj nderkombetare!?
    Ne cfare planeti jetoni ore profesor Romeo Gurakuqi!?
    Turp te qofte titulli i Profesorit … Me keto opinione te felliqta e kriminale ti je vetem nje profesor e avokat krimi ne sherbim te Mafias dhe Padrinove dhe Kumbareve ( Goodfathers ) te saj te cilet kane rrenuar jo vetem drejtesine, jo vetem gjykatat dhe prokurorine por edhe cdo e krejt hallkat jetike te shtetit ligjor ne vecanti dhe krejt shtetin shqiptar.
    – As kryeavokati i krimit Adriatik Llalla qe duhet te ishte kryeavokati i shtetit dhe ligjit nuk do ta kishte bere me mire… kete pacavure te peshtire.

    .
    =

  8. DAVID says:

    Zoti Anri mos ja vere re keti dhalles se sa per shkolle s’ja hedh dot njeri, se ka mbarur universitetin-e-“plepave”,per pervoje ka shume se ka qene emigrant ne Greqi dhe e di fjalen “plati”dhalla,kurse sa per drejtesi ai ka pasur dy sheaf me pervoje S.Berishen dhe Like- Floririn,prandaj drejtesia ne SHqiperi eshte kjo qe ekziston se cfare do behet me vone kete e di Jari .

  9. qytetar i thjeshte me sy ne balle says:

    Ore gazetar ,dakort me ty Llalla eshte i peshtire dhe i hajdut etj etj ,po Edvini jot eshte i paster ?Vila e surelit kushton 2-3 milion euro ku i gjeti si i beri ?dhe te ishte vetem vila por Rama jot ka miliarda pasuri mor njeri i keq ,pa permendur ketu socialistet e tjere hajdut dhe pasanik ,thuaji per te gjithe nqs do qe te besojme ,perndryshe te ka vene shefi jot te shpifesh.

  10. Devolliu says:

    Sakatnishani dhe dhallëidioti, dy ushtarët kamikazë të Sali Kriminelit.

  11. Petrit Vjosa says:

    Date: June 8, 2016 at 8:41….

    ADRIATIK LLALLA KERKON GJURMET NE PANAMA.. UJQERIT BEJNE KERDINE NE TIRANE !

    Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

    Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panam Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.

    A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.

    Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

    A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

    A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

    A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

    Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

    Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

    Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

    Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

    Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

    A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

    Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

    Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
    Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
    Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
    Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

    Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

    Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
    A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

    Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

    Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
    Me shume se kryprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
    Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
    Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

    A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

    Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
    “ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
    I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
    E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

    Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

    U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
    U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
    Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
    Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
    … Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
    “… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

    Adriatik Llalla ne burg !

    I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
    Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
    Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
    Adriatik Llalla ne burg !
    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
    Nuk kishin se si. i bashkon kontrata me SHQUP-in !

    Petrit Vjosa, London

  12. Ilir Gramshi says:

    Date: June 8, 2016 at 8:42:42 AM EDT

    Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…

    ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-

    – Revan i pandalshem drejt qelive te burgut

    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
    Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
    Fyerje per shkak te detyres!
    Kercenim per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
    Shperdorim flagrant i detyres!
    Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
    Veper penale e konfliktit te interesit!
    Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
    Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
    Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
    Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
    Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
    Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Koneferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
    Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
    Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
    Nuk guxojne as ti permendin emrin…
    Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
    Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
    Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
    Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
    Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet
    A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
    A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
    A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
    Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
    Nodal ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
    Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
    Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
    Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shprsedhenese…
    Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!

    Ilir Gramshi, Kanbera, Australi

  13. xhulio says:

    Po ik o Anri se nuk degjohesh.Je bere si ato grate e mehalles qe s lene njeri pa zene ne goje.Keqardhja e madhe per ty eshte se je i ri.Po si duket i ri i plakur.Ustallaret ta kane mbushur barkun.Korrupsioni s ka ngjyre mor injorant.Po nuk pate kete parim , ne cdo fjale do te gabosh.Shqiperine e mbyten valangat komuniste qe dolen nga vemjet pas 90-tes, mbetje te rrezikshme komuniste qe u shperndane neper partite, i monopolizuan ato dhe bene kete corbe te thartuar.Tani as ata s e hane dot.Parate pararoje ne perendim e pastaj, kalamajte e veten.Krim me te madh nuk ka.Ketu o Anri mbahu, po s po mbahesh dot se dhe ti i takon kesaj klase te degjeneruar, qe ka bdare cdo gje te mire qe ka pase kjo shoqeri ne shekuj.Mbylle Anri ate shpelle te vogel se na ben te vjellim.Je njelloj prostitute trecerek lakurqe , nga ato qe she shpesh ne Tirane.Nga ato me silikon Anri.je nje kalamasilikoni.

  14. rudi says:

    DUA TE THEM DY FJALE POR STAFI JUAJ MA KA HEQUR TE DREJTEN NDONSE NUK KAM OFENDUAR NJERI NUK E KUPTOJ MEGJITHATE KAM RESPEKT TE VECANTE PER z,Baze fm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje